Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Zyrtarët e shëndetit publik, po hetojnë mbi shkakun e disa reaksioneve të rënda alergjike, që u raportuan midis qindra mijëra njerëzve të vaksinuar javën e kaluar me vaksinën e Pfizer-BioNTech kundër koronavirusit.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), në javën e parë të vaksinimit 6 njerëz zhvilluan anafilaksi, ose një reaksion të rëndë alergjik që nëse nuk trajtohet mund të jetë kërcënues për jetën. Njëri nga ata pacientë kishte zhvilluar më parë anafilaksi, kur ishte vaksinuar ndaj sëmundjes së tërbimit. Por nuk është e qartë, nëse edhe pjesëmarrësit e tjerë, kishin gjithashtu histori paraprake të alergjive të rënda.
Ndërkohë po një javë më parë, 2 persona në Britaninë e Madhe, që të dy me një histori të alergjive të rënda, zhvilluan simptoma të ngjashme me anafilaksinë pasi morën vaksinën Pfizer. Kjo bëri që agjencia rregullatore e vendit, të këshillojë të shmangnin vaksinimin njerëzit që kanë pasur më parë reaksione alergjike ?të rëndësishme? ndaj vaksinave, ilaçeve ose ushqimit.
Në SHBA, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), po rekomandon që vaksinën të mos e bëjnë vetëm njerëzit që kanë pasur më parë një reaksion të rëndë alergjik ndaj vaksinave të tjera, ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të renditur në vaksinën e Pfizer.
Por a janë këto ngjarje reaksione alergjike vërtet ndaj vaksinës, dhe nëse po çfarë i shkakton ato?
Një hipotezë, është se ato shkaktohen nga një kimikat i përdorur zakonisht tek laksativët, që ndodhen tek të dyja vaksinat e Pfizer dhe Moderna-s. Por ka gjithashtu gjasa që disa nga rastet të mos jenë aspak reaksione alergjike të vërteta, thotë një ekspert për ?Live Science?.
Dhe në secilin rast, reagimet të tillë janë shumë të rralla. Edhe pse nuk ka asnjë mënyrë për ta ditur këtë gjë me siguri, një përbërës i vaksinës Pfizer po vihet në dyshim. ?Fajtori mund të jetë një përbërje e quajtur glukol polietileni (PEG)?-u tha gazetarëve më 19 dhjetor dr.Peter Marks, drejtori i Qendrës së Administrimit të Ushqimit dhe Barnave (FDA) për Vlerësimin dhe Kërkimin e Biologjikëve.
Ky përbërës është gjithashtu i pranishëm në vaksinën e Moderna-s, e cila ka një përbërje të ngjashme me atë të Pfizer. ?PEG është fajtori kryesor, pasi pjesa tjetër e përbërësve në vaksinën e Pfizer janë lipidet dhe kripërat dhe sheqeri, dhe gjëra që nuk janë alergjene të mundshme?- thotë dr.Purvi Parik, alergologe dhe imunologe në Univetistetin e Nju Jorkut. PEG gjendet në shumë ilaçe, si ato që trajtojnë kapsllëkun, por alergjia ndaj tij është e rrallë, shton Parik.
E rrallë, por jo e padëgjuar. Disa ilaçe që përmbajnë PEG, kanë shkaktuar herë pas here anafilaksi. Dhe ekspozimi paraprak ndaj saj, mund t?i ketë nxitur që disa njerëz të zhvillojnë nivele të larta të antitrupave kundër tij, duke i bërë ata të rrezikuar nga anafilaksia.
Parik e cilëson shqetësues faktin që ne nuk e dimë ende me siguri nëse të gjitha këto ishin reagime vërtet alergjike, kjo pasi disa kushte të tjera mund të imitojnë reaksione alergjike, dhe ato janë shumë më pak të rrezikshme për shëndetin. Një gjendje e tillë është ?sinkopa vazovagale?, e cila ndodh kur njerëzit shqetësohen shumë (të themi për shkak të një gjilpëre) dhe rrahjet e zemrës dhe presionit i gjakut bie shumë, dhe atyre u bie të fikët.
?Reagimet e vërteta alergjike ndaj vaksinave janë shumë të rralla. Statistikisht, keni më shumë të ngjarë të goditeni nga rrufeja, sesa të pësoni një reagim të vërtetë anafilaktik ndaj një vaksine?- thekson ajo.
Mesatarisht, mundësia e zhvillimit të anafilaksisë pas marrjes së një vaksine është rreth 1.31 në 1 milion, sipas një studimi të vitit 2015 të botuar në ?Journal of Allergy Clinical Immunology?. Por thotë Parik, ?është vërtet e rëndësishme të kemi një panoramë të plotë, duke i vlerësuar këto incidente, në mënyrë që të kemi një ide më të mirë se çfarë po ndodh?. Edhe nëse rezulton se të gjitha këto janë reaksione të vërteta alergjike, ato kanë ndodhur vetëm tek një pjesë e vogël të qindra mijëra njerëzve vetëm në SHBA, që tashmë janë vaksinuar me vaksinën anti-Covid të Pfizer.
?Këto raste mund të jenë duke bërë lajm, por shumë njerëz po e tolerojnë vaksinën pa ndonjë problem?-thekson Parik. As testet klinike të Moderna-s dhe as ato të Pfizer-it nuk zbuluan se vaksina shkaktonte efekte anësore të rënda anësore si anafilaksia.
Ndërsa njerëzit që janë alergjikë ndaj ndonjë prej përbërësve të vaksinave u përjashtuan nga provat, njerëzit me alergji të rëndë ushqimore ose ilaçesh ishin pjesë e tyre. Në testet e Pfizer u përjashtua kushdo që kishte një reagim të ashpër nga ndonjë vaksinë në të kaluarën. CDC rekomandon që të gjithë ata që marrin vaksinën Pfizer, duhet të vëzhgohen për 15 minuta. Ndërsa kushdo që ka pasur një histori të reaksioneve të rënda alergjike, duhet të qëndrojë për gjysmë ore në zyrën e mjekut apo klinikë./Përshtatur nga CNA.al
Nga Orhan Dragaš “Euractiv”Maqedonasit janë njerëz emocional...
Diktatori komunist rumun Nikolae Çaushesku dhe gruaja e tij ...
Në Bon, në orët e para të mëngjesit të 24 prillit 1974, poli...
Nga Zaid M.Belbagi “Arab News”Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka...
Nga Julian BagginiDikur kisha në klasë një student tajvanez,...
Nga Jonathan Bernstein “Bloomberg”Ndër të metat e demokracis...
Nga Dominic Green “National Interest”Një politikë e jashtme ...
Vetëm mbajtja e një maske,mbase mund të mos jetë e mjaftuesh...
Armëpushimi i Krishtlindjes së vitit 1914, ishte një armëpus...
Nga Karol MarkowiczGjatë një konference për shtyp, guvernato...
Për muaj me radhë, teoricienët e konspiracionit dhe kundërsh...
2020-a ka qenë padyshim një vit shumë më ndryshe se zakonish...
Në një artikull të datës 21 dhjetor 1918 në Gazetën Shtetëro...
Çdo Krishtlindje, një qytet relativisht i vogël në Bregun Pe...
Në fillim u njoftua, pastaj u mohua, dhe tani u konfirmua ed...
Nga Jon Levine &Mary Kay “The New York Post”Për të paktën 7 ...
Tani kemi lajme të mira nga industria farmaceutike:Ajo ka zh...
Unioni Kristiandemokrat (CDU) i kancelares gjermane Angela M...
Nga Mark BrolinNë Suedi, duket sikur ka kaluar një kohë e gj...
Mungesa e metalit të argjendit, e shkaktuar nga rënia e qyte...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...