Covid-19/ Studimi në SHBA e konfirmon: Maska të shpëton jetën
Maska e fytyrës është thelbësore për kontrollin e pandemisë ...
Sipas një studimi të ri, ecja për të paktën 11 minuta në ditë, mund të pakësojë pasojat shëndetësore negative të qëndrimit për orë të tëra ulur. Studimi, që mbështetet në të dhëna objektive nga dhjetëra mijëra njerëz, në lidhje me mënyrën se si ata e kalojnë ditën, zbuloi se ata që rrinin më shumë ulur ishin më të rrezikuar për të vdekur në moshë të re.
Por nëse njerëzit ngriheshin dhe lëviznin, ata e ulnin ndjeshëm këtë kërcënim, madje edhe nëse nuk lëviznin shumë. Për shumicën nga ne, qëndrimi ulur për periudha të gjata kohore është bërë më se i zakonshëm, veçanërisht tani që përballemi me sfidat e kufizimeve të lidhura me Covid-19, dhe ditët më të shkurtra dhe të ftohta të dimrit. Sondazhet e fundit mbi sjelljen e njerëzve që nga fillimi i pandemisë, tregojnë se shumica prej nesh po ushtrohet më pak fizikisht, dhe po qëndron më shumë ulur sesa një vit më parë. Dhe nuk është për t?u habitur, që ky stil jete mund të sjellë pasoja afatgjata shëndetësore negative.
Studime të shumta epidemiologjike në të shkuarën, kanë treguar një lidhje midis qëndrimit ulur dhe vdekshmërisë. Në përgjithësi në këto studime, njerëzit që rrinë ulur për një kohë të gjatë kanë më shumë të ngjarë të vdesin para kohe, sesa njerëzit aktivë.
Por se sa aktiv fizikisht duhet të jetë një person që të kompensojë efektet negative të qëndrimit ulur, kjo gjë ka mbetur e paqartë. Për shembull, nëse rrini për 8 orë në punë, atëherë duhet të shëtisni për 30 minuta në mbrëmje – dhe kjo kohë është në përputhje me rekomandimin standard të stërvitjes për rreth 30 minuta në shumicën e ditëve. Por a është kjo e mjaftueshme për të zhdukur shumicën e rreziqeve shëndetësore nga qëndrimi ulur për një kohë të gjatë?
Disa studime të mëparshme, sugjeronin që përgjigja është jo. Një studim i vitit 2016, ku përfshiheshin më shumë se 1 milion njerëz, zbuloi se burrat dhe gratë kishin nevojë për një ushtrim të moderuar fizik për rreth 60-75 minuta në ditë, në mënyrë që të zvogëlonin efektet e padëshirueshme të qëndrimit ulur.
Megjithatë, në atë studim, si dhe në studimet e ngjashme më të hershme, u kërkohej njerëzve të mbanin mend se sa kohë qëndronin duke lëvizur apo ulur, gjë që mund të jetë problematike. Ne priremi të jemi rrëfimtarë jo të besueshëm të jetës sonë, duke e mbivlerësuar aktivitetin fizik, dhe nënvlerësuar kohën që qëndrojmë ulur.
Por edhe nëse një numër i madh njerëzish i mbajnë mend ato, rezultati paradoksal është që stërvitja fizike duket më pak e fuqishme se sa është, pasi njerëzve ?aktivë? në këto studime duket se u duhej më shumë stërvitje për të pasur përfitime shëndetësore.
Kur në fakt, koha objektive e ushtrimit fizik ishte më e paktë, dhe gjithsesi ajo jepte në fund përfitime shëndetësore. Pra, në studimin e ri, të botuar javën e kaluar në Revistën Britanike të Mjekësisë Sportive, autorët e studimit të2016-ës vendosën që ta përsërisnin atë hulumtim, por kësaj radhe, duke përdorur të dhëna nga njerëz që kishin vëzhgues elektronikë të aktivitetit të tyre, si aplikacionet e ndryshme telefonike apo orët inteligjente, për të gjurmuar me objektivitet se sa kohë lëviznin dhe sa qëndronin ulur.
Shkencëtarët mblodhën të dhënat e afro 50.000 burrave dhe grave, që mbanin akseleometra. Vullnetarët e 9 studimeve në fjalë, ishin të moshës mesatare ose më të vjetër, dhe jetonin në Evropë ose Shtetet e Bashkuara. Duke kombinuar dhe bashkuar të dhënat e tyre, shkencëtarët zbuluan se shumica e vullnetarëve qëndronin shumë ulur, mesatarisht afro 10 orë në ditë, dhe shumë prej tyre mezi lëviznin, duke u ushtruar mesatarisht, zakonisht duke ecur por më pak se 2 ose 3 minuta në ditë.
Studiuesit kontrolluan më pas regjistrat e vdekjeve për rreth 1 dekadë pasi njerëzit u ishin bashkuar studimeve, duke krahasuar mënyrat e tyre të jetesës. U zbulua se ata që ushtroheshin në mënyrë të moderuar për rreth 11 minuta në ditë, kishin shumë më pak gjasa të vdisnin para kohe sesa njerëzit që lëviznin më pak, edhe nëse të gjithë i përkisnin grupit që qëndronte shumë ulur./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.nytimes.com/2020/12/02/well/move/exercise-sitting-longevity.html
Maska e fytyrës është thelbësore për kontrollin e pandemisë ...
Nga Victor Davis Hanson “Fox News”Joe Biden do të jetë presi...
Nga Beatriz Miranda CortesNë një reflektim të mrekullueshëm ...
Zyrtarët e shëndetit publik, po hetojnë mbi shkakun e disa r...
Nga Orhan Dragaš “Euractiv”Maqedonasit janë njerëz emocional...
Diktatori komunist rumun Nikolae Çaushesku dhe gruaja e tij ...
Në Bon, në orët e para të mëngjesit të 24 prillit 1974, poli...
Nga Zaid M.Belbagi “Arab News”Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka...
Nga Julian BagginiDikur kisha në klasë një student tajvanez,...
Nga Jonathan Bernstein “Bloomberg”Ndër të metat e demokracis...
Nga Dominic Green “National Interest”Një politikë e jashtme ...
Vetëm mbajtja e një maske,mbase mund të mos jetë e mjaftuesh...
Armëpushimi i Krishtlindjes së vitit 1914, ishte një armëpus...
Nga Karol MarkowiczGjatë një konference për shtyp, guvernato...
Për muaj me radhë, teoricienët e konspiracionit dhe kundërsh...
2020-a ka qenë padyshim një vit shumë më ndryshe se zakonish...
Në një artikull të datës 21 dhjetor 1918 në Gazetën Shtetëro...
Çdo Krishtlindje, një qytet relativisht i vogël në Bregun Pe...
Në fillim u njoftua, pastaj u mohua, dhe tani u konfirmua ed...
Nga Jon Levine &Mary Kay “The New York Post”Për të paktën 7 ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...