Mbyllja e kapitujve të BE për arsimin dhe kërkimin shkencor, Kumbaro: Fryt i reformave
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Shumica e teorive të konspiracionit, që lidhen me vrasjen e presidentit amerikan Xhon Kenedi janë hedhur poshtë. Kenedi nuk u vra nga një pajisje me gaz e ndërtuar nga alienët, dhe as nga babai i aktorit të njohur amerikan Udi Harrelson.
Por spekulimet mbi vrasjen e Kenedit më 22 nëntor 1963 në Dallas vazhdojnë, të nxitura nga dokumente të klasifikuara dhe të pa publikuara, nga balistika e çuditshme e të shtënave, atë ditë, si dhe pretendimi i vrasësit Li Harvi Osvald – që u vra pak më vonë ndërsa ishte në paraburgimin e policisë – se ai ishte ?thjesht një kokë turku?.
Disa ekspertë mbi këtë çështje, si ish-reporteri i ?Neë York Times?, Filip Shenon , e shohin Meksikën si vendin më të mirë për të gjetur përgjigje në lidhje me një komplot të mundshëm dhe kush qëndronte pas këtij akti. Pak më shumë se një muaj para vrasjes së Kenedit, Osvald mori një autobus që shkonte nga Teksasi për në Meksiko Siti.
Ai mbërriti aty mëngjesin e të premtes së 27 shtatorit 1963, dhe u largua shumë herët, të mërkurën e 2 tetorit, sipas shërbimeve sekrete amerikane dhe meksikane. Ai ishte Osvald një lloj Xhejms Bondi, që shkoi në jug për t?u bashkuar me komunistët, revolucionarët Kubanë dhe spiunët, apo ishte thjesht një vrasës i çmendur?
Meksika ishte një vatër e nxehtë e Luftës së Ftohtë në mesin e shekullit XX-të, një strehë e mërgimtarëve sovjetikë , të majtëve amerikanë që iknin nga SHBA, për shkak të persekutimi anti-komunist të Makartzimit, si dhe një bazë e simpatizantëve të regjimit Kastros në Kubës.
Çdo vend komunist dhe demokratik, e kishte një ambasadë në Meksiko Siti. Sipas dëshmitarëve nga misionet diplomatike kubane dhe sovjetike, Osvald vizitoi ambasadat e tyre të premten dhe të shtunën. Ai po kërkonte me dëshpërim viza për në ato vende, tek të cilat amerikanët e kishin të ndaluar të shkonin.
Pasi i thanë se për të marrë një vizë do të duheshin disa muaj, Osvald debatoi ashpër me konsullin kuban, Emilio Azkue. Osvald bëri që të anulohej edhe një ndeshje volejbolli midis agjentëve të KGB-së të shtunën në mëngjes, kur nxori një armë në konsullatën Sovjetike, para se të shpërthente në lot dhe të largohej.
Këto ngjarje janë të mirë-dokumentuara edhe nga CIA, që në vitet 1960 e kishte shtuar veprimtarinë e saj në Meksikë për të monitoruar veprimet e komunistëve, madje duke punësuar për ndihmë edhe 200 agjentë meksikanë. Por se çfarë bëri Osvald në 3 ditët e ardhshme, kjo mbetet e panjohur.
Një nga teoritë kryesore të komplotit pretendon se në atë kohë ai ra në kontakt me meksikanët e rrezikshëm të krahut të majtë. Kjo histori nisi në marsin e vitit 1967, kur konsulli amerikan në qytetin bregdetar meksikan, Tampiko, Benxhamin Rajl, po pinte në një bar me disa gazetarë vendas.
Njëri prej tyre – Okar Lartige, një reporter 28-vjeçar për ?El Sol de Tampico? – i tha Rajlit se ishte takuar me Osvaldin në vitin 1963, kur ishte student i drejtësisë në Universitetin Kombëtar Autonom të Meksikës. Ai shtoi se në atë kohë, ishte pjesë e një grupi studentor pro-Kastros, dhe se Osvald i ishte lutur grupit ta ndihmonte të merrte një vizë kubane.
Sipas Lartiges, Osvald qëndroi 2 ditë me këta studentë, më pas u takua sërish me ta disa ditë më vonë në Ambasadën Kubane. Dukshëm i frikësuar për jetën e tij, Lartige i tregoi Rajlit më shumë se sa kaq. Ai i tregoi se kishte udhëtuar në Kubë, kishte njohur njerëz në regjimin e Kastros, dhe kishte hedhur në erë statujën e një ish-presidenti meksikan në kampusin universitar në Meksiko Siti.
Lartige kishte frikë nga persekutimi për aktivitetet e tij politike. Dëshmia e Lartiges lë të kuptohet për lidhje të dyshimta, të panjohura më parë midis Osvald dhe Kubës komuniste, pak kohë para vrasjes së Kenedit. Zyrtarët e qeverisë amerikane, duhej të zbulonin nëse gazetari meksikan ishte apo jo një burim i besueshëm.
Tre muaj pas orës bisedës ne Rajlin, një zyrtar i CIA nga Meksiko Siti shkoi në Tampiko për të marrë në pyetje Oskar. Gjatë marrjes në pyetje, ky i fundit refuzoi të fliste në detaje, por tha se Osvald nuk e përmendi në asnjë rast planin e tij për vrasjen e presidentit amerikan, por vetëm përsëriste se ?duhej të shkonte në Kubë?.
Në vitin 1978, një studiues nga Komisioni i Kongresit Amerikan shkoi në Meksikë, për të hetuar vrasjen e Xhon Kenedit. Ai nuk e intervistoi dot Lartigen, por në një raport me ndikim, paralajmëroi se dëshmia e tij nuk duhet të hidhet poshtë. Edhe gazetari i ?Neë York Times? Shenon, që e intervistoi Oskar Lartigen për një libër të vitit 2013 mbi vrasjen e Kenedit, beson se dëshmia e tij është e besueshme.
Ka edhe teori të tjera konspiracioni, përfshirë atë që Osvald kishte një të dashur meksikane, që e çoi atë në një organizatë komunistësh dhe spiunësh. Pavarësisht përçartjeve të tyre, teoritë e konspiracionit, bartin premtimin se enigma më e madhe e shekullit XX-të është e zgjidhshme./Përshtati në shqip CNA.al
Nga Annalisa Camilli“Unë nuk do të vaksinohem kurrë. E kam t...
Për dekada, qytetarët e Bashkimit Sovjetik jetuan nën një te...
Nga Balki Bayhan “The Conversation”Situata nuk është aspak r...
Në listën e atraksioneve turistike, varrezat e njerëzve të f...
Në gushtin e vitit 2019, Islanda mbajti “zi” për Akullnajën ...
Sipas një studimi të Institutit Dartmauth, mesazhet agresive...
Ndërsa rastet e reja me koronavirus po vazhdojnë që të rrite...
Ka jo pak njerëz që përballen me temperaturat e ftohta të vj...
Sipas një studimi të ri, ecja për të paktën 11 minuta në dit...
Maska e fytyrës është thelbësore për kontrollin e pandemisë ...
Nga Victor Davis Hanson “Fox News”Joe Biden do të jetë presi...
Nga Beatriz Miranda CortesNë një reflektim të mrekullueshëm ...
Zyrtarët e shëndetit publik, po hetojnë mbi shkakun e disa r...
Nga Orhan Dragaš “Euractiv”Maqedonasit janë njerëz emocional...
Diktatori komunist rumun Nikolae Çaushesku dhe gruaja e tij ...
Në Bon, në orët e para të mëngjesit të 24 prillit 1974, poli...
Nga Zaid M.Belbagi “Arab News”Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka...
Nga Julian BagginiDikur kisha në klasë një student tajvanez,...
Nga Jonathan Bernstein “Bloomberg”Ndër të metat e demokracis...
Nga Dominic Green “National Interest”Një politikë e jashtme ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...