Rama ka ndërhyrë për Ballukun?/ Braho-opozitës: Paraqitini provat në SPAK
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Për dekada, qytetarët e Bashkimit Sovjetik jetuan nën një terror të vazhdueshëm si pasojë e policisë sekrete që mund të arrestonte dhe eliminonte çdokënd. Përtej kërcënimit nga burgimi ose internimi, më të frikshmit ishin xhelatët.
Nga këta vrasës profesionistë, Vasili Blokin mburrej me numrin më të lartë të viktimave që kishte vrarë. Duke u ngritur me shpejtësi në radhët e policisë sekrete, Blokin u bë një nga killerat kryesorë të Stalinit,në spastrimet e shumta të viteve 1930-1940. Vetëm gjatë28 ditëve në pranverën e vitit 1940, ai u akuzua personalisht për planifikimin e ekzekutimit të mbi 20.000 të burgosurve polakë të luftës. Blokin vrau personalisht një e nga një deri në 7.000 të burgosur polakë, duke e klasifikuar veten si një nga vrasësit më pjellorë në historinë botërore.
I lindur në vitin 1895,në një fshat pranë qytetit Vladimir, ai punoi si bari deri në moshën 10vjeçare,para se të transferohej në Moskë për t?u bërë një murator. Ai iu bashkua ushtrisë perandorake ruse gjatë Luftës së Parë Botërore, duke arritur gradën e oficerit. I plagosur në vitin 1918, Blokin u rikthye në shtëpinë për të punuar në fermën e babait të tij. Ai priti të shihte se cili fraksion do të fitonte gjatë Luftës Civile midis bolshevikëve dhe monarkistëve. Në majin e viti 1921, ai bëri zgjedhjen e tij politike:iu bashkua Partisë Komuniste, duke u rekrutuar menjëherë në radhët e CHEKA, policia sekrete e Bashkimin Sovjetik.
Ai i ngjiti gradualisht shkallët e karrierës, ndërsa në vitin 1926 u emërua ?Komisioner i Departamentit Special të OGPU, pra si krye-ekzekutor. Blokin ishte ai që kryente apo mbikëqyrte ekzekutimet në Lubjanka, selinë e policisë sekrete në Moskë. Gjatë Spastrimit të Madh që kreu Stalini midis viteve 1936-1938, rreth 750.000 njerëz u ekzekutuan si disidentë. Blokin i qëllonte personalisht një pjesë të viktimave. Aftësitë e Blokin ranë në sy të Stalinit. Edhe kur disa burokratë e akuzuan Blokin për komplot kundër shtetit në 1939, Stalini refuzoi të nënshkruajë urdhrin për ekzekutimin e tij, duke e vlerësuar si ?të paçmuar? rolin e Blokin.
Në shtator 1939, Gjermania Naziste dhe Bashkimi Sovjetik pushtuan në bashkëpunim me njëra-tjetrën Poloninë. Sovjetikët, të zemëruar me humbjen e tyre në Luftën Polako-Sovjetike të viteve 1919-1920, ishin të etur për hakmarrje. Pushtimi i Polonisë Lindore u shoqërua me arrestimin e mijëra ushtarëve, oficerëve, zyrtarëve dhe intelektualë polakë nga Ushtria e Kuqe.
Për sovjetikë çdo oficer polak përbënte një kërcënim të mundshëm, dhe zgjidhja që shefi i policisë sekrete Laventri Beria i propozoi Stalinit ishte sa brutale aq dhe e thjeshtë:Vrisni çdo oficer që nuk bindet të bashkohet me ne. Kështu në pranverën e vitit 1940, mbi 22.000 ushtarë, shkrimtarë, zyrtarë, oficerë policie dhe politikanë u dërguan në Rusinë Perëndimore, në brendësi të pyllit të Katinit afër qytetit të Smolenskut për t?u ekzekutuar. Blokin dhe dy kolegë të tij shkuan për të marrë pjesë në atë masakër të madhe.
Ata i vendosën vetes një kuotë prej 300 ekzekutimesh në natë. Natën e parë të masakrës, Blokin dhe kolegët e tij qëlluan për vdekje 343 viktima, një arritje kjo makabre për 3 burra që vepronin vetëm me pistoleta. Vite më vonë, ish-oficeri i NKVD Dimitri Tokarev, tregoi sesi Blokin ishte sjellë me vete një valixhe me disa pistoleta gjermane Walther PP, që ishin më të besueshme për të kryer detyrën e tij. Ai ishte i veshur me një përparëse kasapi prej lëkure, me doreza deri në parakrah, dhe një pallto prej lëkure të gjatë për të mbrojtur uniformën e tij nga njollat e gjakut. Por ndoshta elementi me mizor tek Blokin ishte sjellja e tij e qetë dhe e gëzuar.
Ekzekutuesit kryesorë jetonin nën një lloj torture mendore. Ata takonin rrallë familjarët e tyre, dhe shpesh e?mbytnin?me alkool traumën që u shkaktonin vrasjet që kishin kryer. Përkundrazi, Blokin preferonte çajin e ëmbël e të nxehtë, edhe në fushat vrasëse të Katinit. Në fund të 28 ditëve, vetë Blokin pretendoi se kishte qëlluar personalisht deri në 7.000 njerëz.
Si shpërblim, ai përfitoi një ngritje të vogël në detyrë, një gramafon dhe Urdhrin e Flamurit të Kuq, një nga çmimet më të larta ushtarake në Bashkimin Sovjetik. Nazistët, edhe vetë autorët e masakrave të tmerrshme, i zbuluan varret masive nga masakra e Katinit në fundin e vitit 1941, pak muaj pasi Gjermania nisi pushtimin e Bashkimin Sovjetik.
Për shkak të fshehtësisë së shumicës së ekzekutimeve sovjetike, numri i vërtetë i të vrarëve nga Blokin mund të mos dihet kurrë. Por vetë ai pretendonte se kishte vrarë 3 herë më shumë sesa një tjetër ?nën-kampion? në këtë fushë, Peter Mago, një tjetër xhelat sovjetik që besohet të ketë vrarë më shumë se 10 mijë njerëz, pra në total 20 mijë njerëz. Vdekja e Stalinit dhe Berias në vitin 1953, sinjalizuan rrëzimin e Blokin. I zhveshur nga gradat dhe nderimet e tij, ai nisi të pijë shumë para se të vriste veten në vitin 1955./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://allthatsinteresting.com/vasily-blokhin
Nga Balki Bayhan “The Conversation”Situata nuk është aspak r...
Në listën e atraksioneve turistike, varrezat e njerëzve të f...
Në gushtin e vitit 2019, Islanda mbajti “zi” për Akullnajën ...
Sipas një studimi të Institutit Dartmauth, mesazhet agresive...
Ndërsa rastet e reja me koronavirus po vazhdojnë që të rrite...
Ka jo pak njerëz që përballen me temperaturat e ftohta të vj...
Sipas një studimi të ri, ecja për të paktën 11 minuta në dit...
Maska e fytyrës është thelbësore për kontrollin e pandemisë ...
Nga Victor Davis Hanson “Fox News”Joe Biden do të jetë presi...
Nga Beatriz Miranda CortesNë një reflektim të mrekullueshëm ...
Zyrtarët e shëndetit publik, po hetojnë mbi shkakun e disa r...
Nga Orhan Dragaš “Euractiv”Maqedonasit janë njerëz emocional...
Diktatori komunist rumun Nikolae Çaushesku dhe gruaja e tij ...
Në Bon, në orët e para të mëngjesit të 24 prillit 1974, poli...
Nga Zaid M.Belbagi “Arab News”Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka...
Nga Julian BagginiDikur kisha në klasë një student tajvanez,...
Nga Jonathan Bernstein “Bloomberg”Ndër të metat e demokracis...
Nga Dominic Green “National Interest”Një politikë e jashtme ...
Vetëm mbajtja e një maske,mbase mund të mos jetë e mjaftuesh...
Armëpushimi i Krishtlindjes së vitit 1914, ishte një armëpus...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...