Mbyllja e kapitujve të BE për arsimin dhe kërkimin shkencor, Kumbaro: Fryt i reformave
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Një studim i ri zbulon se dikush nuk ka pse të jetë një njeri i mënjanuar nga shoqëria dhe i zemëruar me të, për të qenë një provokator që poston në internet përmbajtje fyese për dikë tjetër. I kryer nga studiuesit në Universitetet Stenford dhe Kornell, studimi pretendon se ?troll?-ët në rrjet nuk janë domosdoshmërisht aq të ndryshëm nga ne të tjerët.
Ata nuk janë gjithmonë figura të fshehta dhe enigmatike. ?Ne donim të kuptonim pse ?trolling? si një dukuri është kaq e përhapur sot?- thotë autori kryesor i studimit Xhastin Çeng, studiues i shkencave kompjuterike.
?Ndërsa zakonisht mendohet se provokatorët dhe ofensuesit në rrjet janë veçanërisht individë sociopatikë që shfaqen herë pas here në forume të ndryshme, a janë ata vërtet vetëm këta njerëz që po kontrollojnë të tjerët??- shprehet ai.
Pjesa e parë e këtij studimi të ndërlikuar vëzhgoi 667 pjesëmarrës, ku që të gjithë u udhëzuan të bënin një provë të një vështirësie shumë të lehtë ose shumë të vështirë. Pas testit, pjesëmarrësit u udhëzuan të raportonin se si ndiheshin – për shembull shumë të zemëruar, të lodhur, të dëshpëruar, të stresuar.
Siç pritej, ata që patën testin më të vështirë, kishin më shumë të ngjarë të shprehnin emocione negative. Më pas pjesëmarrësve iu kërkua të lexojnë një artikull, dhe të hidhnin një sy pjesës së komenteve mbi të.
Disa pjesëmarrës panë një seksion komentesh me në krye 3komente ofenduese, ndërsa të tjerët panë një seksion komentesh me 3 komente neutrale si postimet kryesore. Pas leximit të artikullit dhe seksionit të komenteve, pjesëmarrësve iu kërkua të postonin një koment të tyre. Nga ata që iu nënshtruan testit më të lehtë dhe lexuan komentet neutrale, vetëm 35 për qind postuan atë që mund të përkufizohej si një koment i një troll-i.
Kjo përqindje u rrit deri në 50 tek ata që panë komentet e një troll-i ose iu nënshtruan testit më të vështirë, dhe 68 për qind për ata që i hasën që të dyja. Për ta çuar një hap më tej, studiuesit gjithashtu panë komentet e postuara në faqen e internetit të CNN gjatë gjithë vitit 2012.
Synimi ishte të kuptonim më mirë se cilët faktorë motivonin sjelljen e një ofenduesi në rrjet.
U zbulua se dita dhe koha e javës luanin një rol të madh në përhapjen e këtij fenomeni. Humori i keq ka tendencën të shpërthejë natën dhe në fillim të javës, dhe kjo korrespondonte me normat më të larta të komenteve shumë ofenduese në CNN.com.
Në fund, studiuesit përdorën një algoritëm për të parashikuara atë që mund të postojë një koment ofendues. Ata zbuluan se komentet e përdoruesve nga përdoruesit e mëparshëm ishin më parashikuese, ndërsa faktorë të tillë si historia dhe gjendja shpirtërore e përdoruesve ishin më pak tregues.
Në përgjithësi, ky studim sugjeron që në rrethana të caktuara, pothuajse çdokush mund të sillet si një troll. ?Është një spirale negativiteti?-thotë Xhur Leskovec, profesor i asociuar i shkencave kompjuterike në Stenford dhe autori më i moshuar në këtë studim.
?Vetëm një person që zgjohet çuditshëm në mëngjes, mund të krijojë një debat, dhe për shkak të kontekstit të diskutimit, shkëndijat që ai jep mund të degradojnë në një mori sjelljesh të këqija. Bisedat e këqija çojnë në biseda të tjera të këqija. Njerëzit të cilët vlerësohen më pak komentojnë më shumë dhe me një gjuhë më negative?- thotë ai.
?Në fund të ditës, ajo që sugjeron ky studim, është se jemi ne të gjithë që po e shkaktojmë këtë kaos në diskutimet online?-shton Majkëll Bernshtajn, asistent profesor i shkencave kompjuterike në Stanford dhe bashkautor i studimit.
?Shumë uebsajte lajmesh kanë hequr komentet poshtë lajmeve, pasi ata mendojnë se është në kundërshtim me debatin dhe diskutimin aktual. Të kuptuarit e vetvetes tonë më të mirë dhe më të keqe, është thelbësore për t’i rikthyer ata në rrugën e duhur?- shton ai./ Përshtati në shqip CNA.al
Shumica e teorive të konspiracionit, që lidhen me vrasjen e ...
Nga Annalisa Camilli“Unë nuk do të vaksinohem kurrë. E kam t...
Për dekada, qytetarët e Bashkimit Sovjetik jetuan nën një te...
Nga Balki Bayhan “The Conversation”Situata nuk është aspak r...
Në listën e atraksioneve turistike, varrezat e njerëzve të f...
Në gushtin e vitit 2019, Islanda mbajti “zi” për Akullnajën ...
Sipas një studimi të Institutit Dartmauth, mesazhet agresive...
Ndërsa rastet e reja me koronavirus po vazhdojnë që të rrite...
Ka jo pak njerëz që përballen me temperaturat e ftohta të vj...
Sipas një studimi të ri, ecja për të paktën 11 minuta në dit...
Maska e fytyrës është thelbësore për kontrollin e pandemisë ...
Nga Victor Davis Hanson “Fox News”Joe Biden do të jetë presi...
Nga Beatriz Miranda CortesNë një reflektim të mrekullueshëm ...
Zyrtarët e shëndetit publik, po hetojnë mbi shkakun e disa r...
Nga Orhan Dragaš “Euractiv”Maqedonasit janë njerëz emocional...
Diktatori komunist rumun Nikolae Çaushesku dhe gruaja e tij ...
Në Bon, në orët e para të mëngjesit të 24 prillit 1974, poli...
Nga Zaid M.Belbagi “Arab News”Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka...
Nga Julian BagginiDikur kisha në klasë një student tajvanez,...
Nga Jonathan Bernstein “Bloomberg”Ndër të metat e demokracis...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...