Video- Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK-u
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Si janë të përbëra vaksinat antiCovid?
Ato kanë përbërje të ndryshme. Vaksinat Pfizer-BioNTech dhe Moderna janë vaksina me ARN mesazhere. AstraZeneca përdor metodën e vektorit viral. ARN mesazhere është një sekuencë bazash gjenetike të sintetizuara në laborator. Duke qenë një molekulë e paqëndrueshme, sekuenca e ARN kapsulohet në një nano-grimcë yndyre. Duhet të ruhet në temperatura shumë të ulëta: -20 për Moderna, -70 për Pfizer-BioNTech. Vaksina nuk përmban asgjë tjetër, përveç ekscipientëve. Në kohën e injektimit duhet të hollohet me një solucion normal fiziologjik.
Sa dhe cilat janë miratuar apo në proces miratimi?
Vaksinat e aprovuara në botë sot janë 7: tre kineze dhe dy ruse, përveç Moderna dhe Pfizer-BioNTech. Procedurat e miratimit në vende të ndryshme janë të ndryshme. Rusia dhe Kina nuk kanë autoritete të pavarura rregullatore. Në Evropë dhe Amerikë, prodhuesit e vaksinave mbledhin të dhëna nga testet me njerëz dhe i dërgojnë për vlerësim, tek autoritetet rregullatore (FDA në SHBA dhe EMA në Evropë). Pas Pfizer, Moderna do të mbërrijë në Evropë në janar. Kompania tashmë i ka përfunduar testet. Në Mars priten Johnson & Johnson dhe pak më vonë edhe Sanofi.
Pse u desh kaq pak, ndërkohë që zakonisht duhen vite të tëra?
Për dy arsye. E para është se shkenca ka shfrytëzuar përvojën e SARS-it të parë. Në vitin 2003, u krijua një vaksinë, e cila nuk u përdor kurrë sepse ai koronavirus u zhduk. Përdorimi i ARN-së mesazhere është përhapur në vitet e fundit edhe në onkologji. Arsyeja e dytë është se fazat e zhvillimit ? ajo në laborator, testet njerëzore dhe prodhimi ? u zhvilluan njëkohësisht e jo në mënyrë sekuenciale. Eshtë një rrezik financiar: dështimi i një prej fazave do të çonte në një humbje të madhe të burimeve. Por fondet e vendosura nga qeveritë kanë zbutur rreziqet për kompanitë.
Për sa kohë do të jenë efikase vaksinat?
Do ta zbulojmë vetëm me kalimin e kohës. Koronavirusi njihet për më pak se një vit, nuk mund të kemi të dhëna për periudha më të gjata kohore. Studimet në 4 koronavirusët që shkaktojnë ftohje dhe të SARS-it, sugjerojnë që imuniteti zgjat për një vit. Por ato janë hamendje. Antitrupat tek njerëzit e shëruar duket se zgjasin për 6-9 muaj. Një mostër e njerëzve të vaksinuar do të ndiqet me kalimin e kohës, për të studiuar trendin e kujtesës së tyre imune. Kur të skadojë mbrojtja, vaksina do të duhet të përsëritet. Eshtë e mundur që injeksioni të bëhet rutinë.
Mbrojnë vetëm nga simptomat, apo edhe nga infektimi?
Nuk e dimë. Testet njerëzore përfshinin mesatarisht 20-40 mijë vullnetarë për secilën vaksinë. Dhënia e tamponëve të rregullt për të gjithë do të ishte e komplikuar: vetëm vullnetarët me simptoma Covid iu nënshtruan testeve. Rezultati është që ne nuk kemi të dhëna për asimptomatikët. Për të kuptuar nëse vaksina mbron vetëm nga simptomat e rënda, apo nëse parandalon edhe infeksionin, do të kërkohen teste të përsëritura në një mostër vullnetarësh, pas fillimit të fushatës së vaksinimit. Për sa kohë që mbetet pasiguria, të vaksinuarit do të duhet të mbajnë të gjitha masat paraprake për të shmangur infektimin e të tjerëve.
A ka patur efekte anësore?
Deri më tani, 2 milion njerëz janë vaksinuar me Pfizer ose Moderna. Ka patur 8 reaksione alergjike serioze, menjëherë pas injeksionit, të gjitha u zgjidhën. Për këtë injeksioni bëhet në një institucion mjekësor, me ndihmë në rast të shokut anafilaktik. Testet treguan disa efekte anësore të lehta: për Pfizer dhimbje në vendin bërjes së vaksinës (80% e vaksinuarve), lodhje (60%), dhimbje koke (50%), dhimbje muskulore (30%), dhimbje të kyçeve ( 20%), ethe (10%). Një në një mijë vullnetarë kishin paralizë të përkohshme të muskujve të fytyrës.
Kur do të ndodhë në Shqipëri?
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pritet që fushata e vaksinimit të fillojë në muajin e parë të vitit të ardhshëm. Gjatë një takimi me mjekë dhe infermierë të Shërbimit Infektiv në QSUT, Kryeministri ka deklaruar se vaksinimi do të fillojë pikërisht me stafet mjekësore, për të vazhduar më pas me pjesën tjetër të popullsisë. Në lidhje me sigurimin e vaksinave, Kryeministri deklaroi në muajin dhjetor se shkoi në SHBA për negociata të drejtpërdrejta me presidentin e kompanisë Pfizer, ndërkohë që Shqipëria është pjesë e instrumentit Covax, ku edhe ka kryer pagesën paraprake. Sipas të gjitha gjasave, vaksinimi masiv për Shqipërinë do të fillojë në muajt e parë të 2021.
Çfarë është imuniteti i tufës? Si arrihet?
Eshtë përqindja e të vaksinuarve, që duhet të arrihet në mënyrë që edhe ata që nuk janë vaksinuar të mbrohen. Duke mos arritur tek më shumë njerëz për t?i infektuar, virusi në atë pikë ndalon qarkullimin. Sa më e lartë është ngjitja e virusit dhe përhapja e tij në popullatë, aq më e lartë është përqindja e imunitetit të tufës. Për fruthin, i cili ka një indeks shumë të lartë të përhapjes, 18, 95% e njerëzve duhet të imunizohen. Për koronavirusin do të duhet të arrijë 70-80%. Përveç të vaksinuarve, edhe ata që e kanë kaluar dhe janë shëruar, duhet të konsiderohen gjithashtu imunë. Për fat të keq, megjithatë, të dy llojet e mbrojtjes janë vetëm të përkohshme.
Nëse gjithçka shkon mirë, kur mund t?I rikthehemi jetës normale?
Do të jemi në një pikë të mirë vjeshtën e ardhshme me përfundimin e fushatës së vaksinimit. Në atë moment do të hapen skenarë të ndryshëm. Sars-Cov-2 mund të shndërrohet dhe të bëhet më i butë, duke u bërë shpejt i ngjashëm me 4 koronavirusët e tjerë që na shkaktojnë thjesht një ftohje. Ose mund të mbetet i rrezikshëm për disa vite, duke na detyruar të përsërisim vaksinimet dhe të mbajmë masat paraprake. Shumë varet nga shpejtësia e mutacionit, efektiviteti i vaksinave, aftësia e tyre për të na mbrojtur nga infektimi dhe kohëzgjatja e imunitetit. / Marrë nga Bota.al
Nga Pierre Haski “Internazionale”Nëse do të donim të zgjidhn...
Xhozef Alen, profesor i shkencave të ekspozimit në Shkollën ...
Nga Steve Postal “American Spectator”Shumë politikanë kanë d...
Kalciumi është i rëndësishëm për trupin e njeriut. Dhëmbët d...
Ndërsa qytetërimi njerëzor u zhvillua në shumë vende të botë...
Çarls Darvini kishte disa ide shumë të mira. Më e famshmja i...
Nga Ian Acheson “CapX”Ka një pjesë që mungon në luftën anti-...
Balena blu sundoi detet për rreth 4.5 milion vjet, ndërsa Ne...
Një studim i ri zbulon se dikush nuk ka pse të jetë një njer...
Shumica e teorive të konspiracionit, që lidhen me vrasjen e ...
Nga Annalisa Camilli“Unë nuk do të vaksinohem kurrë. E kam t...
Për dekada, qytetarët e Bashkimit Sovjetik jetuan nën një te...
Nga Balki Bayhan “The Conversation”Situata nuk është aspak r...
Në listën e atraksioneve turistike, varrezat e njerëzve të f...
Në gushtin e vitit 2019, Islanda mbajti “zi” për Akullnajën ...
Sipas një studimi të Institutit Dartmauth, mesazhet agresive...
Ndërsa rastet e reja me koronavirus po vazhdojnë që të rrite...
Ka jo pak njerëz që përballen me temperaturat e ftohta të vj...
Sipas një studimi të ri, ecja për të paktën 11 minuta në dit...
Maska e fytyrës është thelbësore për kontrollin e pandemisë ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...