web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Për të mposhtur terrorizmin, ne duhet të mbrojmë vlerat e Iluminizmit

1 Janar 2021, 20:00, Blog CNA

Nga Ian Acheson ?CapX?

Ka një pjesë që mungon në luftën anti-terror të Britanisë së Madhe. Ndërsa barbaria shfaqet në rrugët e Parisit, Nisë dhe tani në Vjenë – ne kemi nevojë për një plan për të bashkuar njerëzit rreth vlerave të kundërta me absolutizmin helmues që u ?jep? vrasësve me ?lejen hyjnore? për të vrarë.

Strategjia zyrtare e Britanisë, është ndërtuar rreth 4 ?P?-ve (Prevent, Protect, Prepare and Pursue) – Parandalo, Mbro, Përgatitu dhe Ndiq. Që të gjitha ato janë hapa të parë të domosdoshëm, por të pamjaftueshme për të bërë bashkë një komunitet. Ne kemi nevojë për më shumë sesa kaq.

Tre vjet më parë, shkrova po për këtë faqe një artikull mbi idenë e një fronti të ri në betejën tonë kundër ekstremizmit të dhunshëm. Unë e quajta atë ?Promovoj? – një detyrim i shtetit për të promovuar në mënyrë aktive vlerat themelore britanike në një mënyrë të arritshme dhe të rëndësishme për njerëzit e zakonshëm.

Makron e kupton deri në një farë mase këtë gjë. Franca është tërbuar nga guximi i sulmeve të fundit terroriste që shënjestroi mësuesit dhe besimtarët me prerje koke. Ne neveritemi dhe frikësohemi nga akte të tilla të një egërsie mesjetare, qofshin ato të kryera nga aktorë të vetëm apo grupe.

Si në ngjarjen e ndodhur në Katedralen e Nisës apo atë në periferinë e Parisit, ne synojmë të arrijmë në përfundimin se askush nuk është i sigurt, se nuk ka asnjë vlerë dhe asgjë të shenjtë në ndjekjen e një marke të Islamit politik, që kërkon vetëm nënshtrim dhe gjakderdhje.

Presidenti i Francës e ka përshtatur reagimin e tij plot pezm përmes një gjuhe të pa kompromis. Ai foli për kërcënimin nga separatizmi islamik, që i cilëson ligjet e veta mbi të gjithë të tjerat, duke krijuar një ?shoqëri anti? me vlera që janë në kundërshtim me parimet e republikës:shekullarizmin, barazinë dhe lirinë sipas ligjit.

Është shumë e rrallë të gjesh një qartësi të tillë nga një udhëheqës kombëtar. Ndërkohë reagimi i vakët mes qirinjve dhe luleve ndaj sulmeve të fundit terroriste nga udhëheqësit e tjerë perëndimorë, është një kujtesë joserioze se sa pa shtyllë kurrizore jemi bërë në mbrojtje të epërsisë së demokracisë liberale.

Apo edhe konceptit se ai është superior. Nuk ishte një 11 Shtator, por vdekja mund të vijë në një mijë forma, pasi ekstremistët e dhunshëm dhe diktaturat teokratike që i mobilizojnë ata e kuptojnë shumë mirë si duhet vepruar.

Por aktet e shumta të terrorizmit grotesk, në rastin e sulmit aktual në Francë, me qëllim sulmin dhe minimin e garancisë së shtetit ndaj lirisë së shprehjes, kërkojnë një përgjigje të vendosur dhe të fortë.

Kundërshtarët e Makron, do të thonë se ligjet e ardhshme për të forcuar shekullarizmin do të krijojnë një panik moral, që rrezikon të armiqësojë 6 milion myslimanët e Francës. Cinikët thonë se ai po vepron kështu në prag të zgjedhjeve presidenciale, dhe për shkak të nevojës për të mposhtur Marin Lë Penin e së djathtës ekstreme.

Pavarësisht nëse këto akuza janë të drejta apo jo, komuniteti mysliman në Francë, ashtu si edhe në Britani, mbetet pasuria më e madhe në betejën kundër ekstremizmit islamik. Vetëm një përgjigje e fortë, për aq sa është e nevojshme, nuk mund të zëvendësojë fuqinë e komuniteteve të bashkuara që shmangin ankesat e ideologëve që synojnë të rekrutojnë gjeneratën e ardhshme të xhihadistëve.

Pra, ?Promote? ishte në thelb një thirrje për një luftë inteligjente, të fokusuar tek zemrat dhe mendjet e komuniteteve të izoluara. Studime të shumëfishta kanë treguar se grupe të tilla janë të paditur apo vënë në dyshim vlerat themelore britanike, me pasardhës të brezit të dytë dhe të tretë të emigrantëve,që në mënyrë paradoksale janë më pak të lidhur me jetën e zakonshme në Britani sesa prindërit e tyre.

Ortodoksia e re e relativizmit kulturor, ka zhdukur siguritë e vjetra, dhe i ka inkurajuar armiqtë e Iluminizmit, të vetëdijshëm dhe të prirur të shfrytëzojnë ndrojtjen tonë institucionale. Kjo nuk është një këshillë e dëshpëruar.

Promovimi mund të jetë një mundësi për të shfaqur vlerat demokratike, dhe për të treguar me një gjuhë të thjeshtë se si ato funksionojnë dhe pse janë thelbësore. Ne jemi gati të dehur nga agjitacioni i palodhur mbi të drejtat e njeriut nga grupet e presionit. Edhe unë jam pro të drejtave.

Por të drejtat nuk kanë asnjë kuptim pa përgjegjësinë. Ne kemi harruar pjesën më të rëndësishme të ekuacionit:e drejta ime për të mos u vrarë – nga terroristë apo të tjerë- nuk është e natyrshme, ajo varet nga përgjegjësia jote për të më lënë të jetoj, ose në rastin e Samuel Pati, detyra si qytetar për të lejuar lirinë e shprehjes, edhe kur mund të jemi të ofenduar prej saj.

Ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të inkurajuar dhe insistuar tek vlerat civilizuese që e mbështesin demokracinë tonë. Këto vlera nuk janë të paprekshme, ato mund të zbehen nga vetëkënaqësia dhe cinizmi. Apo edhe nga frika. Sjellja e njerëzve në vijë sjelljeje është një sfidë e madhe, por absolutisht e domosdoshme. Ka ardhur koha të promovojmë pa pasur turp vlerat tona të Iluminizmit për të gjithë. Të paktën për aq sa mundemi./ Përshtati në shqip CNA.al

 





Lajmet e fundit nga