web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bllokimi/ Një eksperiment vdekjeprurës dhe i dështuar

31 Dhjetor 2020, 16:19, Blog CNA

Nga Fraser Myers ?Spiked Online?

Këtë vit, vendi më i goditur nga Covid-19 – që ka humbur 1.600 njerëz për 1 milion banorë – është Belgjika. Për shumëkënd kjo gjë mund të jetë një surprizë. Kjo pasi nuk ka asgjë veçanërisht të pazakontë në përgjigjen e Belgjikës ndaj pandemisë.

Asgjë që ndryshon dukshëm nga të tjerët. Ky vend bëri të njëjtën gjë si të gjithë, dhe në të njëjtën kohë me gjithë të tjerët. Madje u lavdëruar për kapacitetin e tij testues. Por ndaj saj ka një vërejtje:Shkalla e pashembullt e vdekjeve, mund të jetë për shkak të mënyrës së numërimit të vdekjeve.

Disa thonë se Belgjika është thjesht vendi ?më i ndershëm?, ndërsa të tjerët i kanë akuzuar zyrtarët për fryrje të numrit, dhe për përfshirjen e të gjitha llojeve të vdekjeve që nuk janë shkaktuar realisht nga Covid-19. Por nëse analizoni listën e viktimave, atëherë do të gjeninë krye shumë vende që nuk i prisnit.
Italia renditet e dyta, por ishte e para që u godit rëndë në Perëndim. Pastaj vjen Sllovenia, që ia hodhi valës së parë në pranverë relativisht e padëmtuar. Pas saj vjen Peruja. Ky vend njoftoi vendosjen e njërës prej bllokimeve më të hershme në botë, më 16 mars, dhe i pari në Amerikën Latine.

Kufizimet ishin disa nga më të rreptat në planet, dhe garantimi i tyre u mbikëqyr nga ushtria. Maskat u bënë të detyrueshme në publik. Por në maj, 2 muaj më vonë, rastet filluan të shtohen shumë. Dhe kjo pavarësisht se vendi bëri ?gjithçka siç duhet dhe në kohë?.

Nga qershori e tutje, pati një lehtësim të bllokimit. Por tubimet shoqërore ishin ende të paligjshme në gusht, pikërisht në kohën kur po vdisnin deri në 200 njerëz në ditë. Diku tjetër në Amerikën Latine, Argjentina përjetoi një goditje të ngjashme në mesin e bllokimit, me rastet dhe numrin e viktimave.
Bllokimi në këtë vend nisi më 20 mars, dhe supozohej të ishte i shkurtër dhe i fortë. Por përfundoi duke u bërë bllokimi më i gjatë i vazhdueshëm në botë. Në qershor, revista Time e përshëndeti suksesin e Argjentinës në frenimin e virusit. Por nuk kaloi shumë kohë, dhe rastet e reja filluan të rriteshin.
Dita më vdekjeprurëse e pandemisë në këtë vend, ishte në ditën 145-të të bllokimit. Bllokimet janë bërë thelbësore në çdo diskutim mbi Covid-19. Supozimi se bllokimi është mënyra e vetme për të parandaluar vdekjet nga Covid, është ngulitur fort në të menduarit e zakonshëm.

Me sa duket, pyetjet e vetme që lejohen janë nëse jemi mbyllur shpejt, mjaftueshëm fort,apo për një kohë të gjatë. Bllokimi është bërë përgjigja e paracaktuar sa herë që diku ka shtim të madhe të rasteve (megjithëse ndonjëherë ato marrin më shumë formë lokale sesa kombëtare).
Por, mençuria konvencionale se më bllokim do të thotë më pak vdekje, thjesht nuk i qëndron fakteve në botën reale. Globalisht nuk ka asnjë lidhjeve midis bllokimeve dhe vdekjeve nga Covid-19 .E megjithatë dëmet e politikës janë ekstreme. Vendet e zhvilluara, kanë përjetuar këtë vit një rënie rekord të prodhimit ekonomik.

Barra e kësaj rënie ka goditur shumicën e të varfërve në shoqëri, ndërsa miliarderët e kanë shtuar pasurinë e tyre. Në botën në zhvillim, Banka Botërore vlerëson se 150 milion njerëz të tjerë do të zhyten në një ?varfëri ekstreme?. Edhe pse fëmijët përballen me rreziqe shumë të vogla nga Covid, dhe mbyllja e shkollës nuk shoqërohet me transmetim të reduktuar, ata kanë marrë një barrë jo të vogël të bllokimeve. Rreth 1.5 miliardë fëmijë janë prekur nga mbyllja e shkollave në të gjithë botën. Tanimë ka një hendek të pahijshëm në qasjen ndaj arsimit midis të pasurve dhe të varfërve, midis të arsimuarve privatisht dhe atyre në shkollat shtetërore, dhe midis atyre që mësojnë nga shtëpia përmes internetit, dhe atyre që nuk e kanë atë.

Dhe efekti mbi shëndetin e popullatës në përgjithësi ka qenë katastrofik. Vizitat, operacionet dhe diagnostikimet në spital janë anuluar, për shkak të mbingarkimit të spitaleve nga pacientët me Covid-19. Pacientët i morën shumë seriozisht mesazhet e ?qëndrimit në shtëpi?, dhe nuk u vizituan për sëmundjet serioze, përfshirë tumoret që mund të ishin zbuluar dhe ndaluar.

Në botën në zhvillim, ku vetë Covid-19 ka pasur një ndikim shumë më të vogël sesa në Perëndim, bllokimet kanë ndërprerë rreth 80 për qind të programeve që synojnë trajtimin e tuberkulozit. Në vitin 2019, kjo sëmundje vrau 1.4 milion njerëz në të gjithë botën. Këtë vit, për shkak të reduktimit me 25 për qind të zbulimit të rasteve, parashikohen gjithsej 1.7 milion vdekje. Një nga kostot më të mëdha ?që nuk mund të përcaktohet në sasi me jetët e humbura apo dëmet ekonomike – ka qenë liria. Është shembur e gjithë kultura jonë e lirisë. Tani duhet të presim lejen e qartë të shtetit për çfarëdolloj aktiviteti të kufizuar që mund të bëjmë.

Asnjë nga këto nuk do të thotë që ne mund t?i heqim nesër të gjitha kufizimet, dhe gjithçka do të jetë mirë. Por është e habitshme se sa pak pyetje ka pasur si mbi efektshmërinë ashtu edhe mbi dëmet e politikës ndaj pandemisë. Edhe nëse debati i bllokimit do të bëhet më akademik përgjatë vitit 2021, dhe përkundër faktit që bllokimi ka dështuar qartazi si një strategji, ekziston rreziku që ai të shndërrohet në politikën e paracaktuar për pandeminë e ardhshme, në mos edhe për ndonjë kërcënim tjetër. Ne nuk mund t`a lejojmë përsëritjen e këtij eksperimenti vdekjeprurës dhe të dështuar. 2020 duhet të jetë viti i fundit i bllokimit./Përshtatur  nga CNA.al

Burimi: https://www.spiked-online.com/2020/12/27/lockdown-a-deadly-failed-experiment/





Lajmet e fundit nga