Vaksinat/ Siguria, efikasiteti dhe efektet anësore, ja 9 gjërat që duhet të dini
Si janë të përbëra vaksinat antiCovid?Ato kanë përbërje të n...
Nga Dominic Green ?The Wall Street Journal?
Administrata Bajden është e angazhuar të rivendosë raportet normale midis SHBA-së me Evropën. Por e vërteta është se nuk ka mbetur asnjë lloj ?normaliteti? në këtë marrëdhënie. Komisioni Evropian flet për një ?axhendë të re trans-atlantike për ndryshimet globale?, por Bashkimi Evropian po nxiton në të njëjtën kohë të përfundojë një marrëveshje tregtare me Kinën.
Administrata e re amerikane e sheh veten në kundërshtim me BE-në mbi tregtinë dhe investimet. Njerëzit pranë Bajdenit, duhet të ri-mendojë një nga frazat e preferuara dikur të presidentit Obama ?Bota është ajo që është?, dhe të reagojnë me sa më shumë realizëm, dhe me sa më pak idealizëm që është e mundur.
Marrëdhëniet trans-atlantike mund të përmirësohen në formë, por përmbajtja e tyre ka ndryshuar, dhe po ndryshonte shumë edhe përpara se Donald Trump të hynte në Shtëpinë e Bardhë. Lufta e Ftohtë mori fund 3 dekada më parë.
Frytet e asaj fitoreje të udhëhequr nga amerikanët përfshinë një Evropë liberale, demokratike dhe paqësore. Por tani evropianët mund të veprojnë në mënyrë të pavarur, qoftë si kombe individuale, qoftë në bashkëpunimin përmes BE-së. Dhe sa më të pavarur që të jenë, aq më pak do të duan këshilla nga amerikanët.
Divergjenca e pas Luftës së Ftohtë midis interesave amerikane dhe atyre evropiane, i atribuohet zakonisht reagimit të administratës së Xhorxh W.Bush ndaj 11 shtatorit: ndërhyrjeve të trazuara ushtarake, që nxitën një valë njerëzore emigrantësh dhe aktesh terroriste në Evropë. Citati i plotë nga V.S Naipaul është:?Bota është ajo që është; njerëzit që nuk janë asgjë, dhe që e lejojnë veten të mbeten asgjë, nuk kanë vend në të?. Në vitin 1945, pjesa më e madhe e Evropës nuk ishte gjë tjetër veçse një grumbull rrënojash.
Në vitin 1990, Evropa Perëndimore ishte ribërë nga e para nën mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e SHBA-së. Që atëherë, BE është zgjeruar me 27 shtete dhe ka synuar të garantojë një vend si një nyje e pavarur në një botë multipolare. Dhe konkurrenca strategjike me SHBA-në është një pjesë e natyrshme e kësaj përpjekjeje. Siç tha kryeministri i atëhershëm i Suedisë, Goran Person në qershorin e vitit 2001, BE është ?një nga institucionet e pakta që mund të krijojë një ekuilibër ndaj dominimit të botës nga SHBA?.
Dhe për të zhvilluar atë ?ekuilibër?, Franca dhe Gjermania kanë kultivuar marrëdhënie strategjike me Rusinë, Iranin dhe Kinën. Britania është përpjekur të ekuilibrojë angazhimet e saj ndaj fqinjëve evropianë dhe mbrojtëses së saj kryesore SHBA-së, ndërsa është kritike ndaj Rusisë, plot dyshime mbi Iranin, dhe komode me Kinën. Ndërsa SHBA po ushtron presion për t?u distancuar ekonomikisht nga Kina, Gjermania po e vazhdon shkëputjen e saj strategjike nga SHBA. Gjermania, investitorja më e madh evropiane në Kinë, është e hapur ndaj teknologjisë kineze 5G, edhe pse Franca dhe Britania janë bërë shumë skeptike ndaj saj.
Në nëntor presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cilësoi Xho Bajdenin si një ?transatlantist të përkushtuar?. Njëkohësisht, Angela Merkel, po i premtonte Xi Jinping se do të përfundonte Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse për Investimet BE-Kinë deri në fund të vitit. Merkel gjithashtu mbetet e përkushtuar për ndërtimin e gazsjellësit ?Nord Stream 2? nga Rusia, që është gati duke përfunduar,megjithëse Kongresi Amerikan beson se kjo marrëveshje do ta dëmtojë pavarësinë energjetike të Evropës. Komisioneri i tregtisë në BE Valdis Dombrovskis,do të takonte më 22 Dhjetor zëvendëskryeministrin e Kinës Liu He, por negociatat u anuluan papritur. Diskutimi mbi marrëveshjen e investimeve u hoq gjithashtu edhe nga axhenda e një takimi në rang ambasadorësh të BE-së, që u zhvillua atë ditë.
Arsyeja duket të ketë qenë një postim në Twitter mbrëmjen e 21 dhjetorit nga Xhejk Salivan, emri i përzgjedhur nga Xho Bajden si këshilltar i sigurisë kombëtare: ?Administrata Biden-Harris do të mirëpriste konsultimet e hershme me partnerët tanë evropianë, mbi shqetësimet tona të përbashkëta në lidhje me praktikat ekonomike të Kinës?.
Por në vend se të rikthejë normalitetin në marrëdhëniet trans-atlantike dhe të fuqizojë BE-në si një partner global, administrata e re e Bajden po nxit një ndarje midis dy ekonomive të saj më të mëdha, Gjermanisë dhe Francës. Megjithëse SHBA ka mjaftueshëm ndikim për të vonuar nismat e BE-së, ajo nuk mund t?i bllokojë ato plotësisht, siç tregon edhe saga e Nord Stream 2.
Edhe ?harta rrugore? e BE-së për samitin BE-SHBA në vitin 2021, ilustron zakonet më të këqija të Evropës. Evropianët kërkojnë që SHBA-ja ?të sigurojë fonde për zhvillimin dhe shpërndarjen e drejtë globale të vaksinave Covid-19?, të japë pëlqimin për ?nismën e përbashkët tregtare dhe klimatike?, të krijojnë një ?dialog specifik? mbi ?përgjegjësinë e platformave online dhe Big Tech?, dhe ?të luftojë rritjen e autoritarizmit, dhe abuzimet me të drejtat e njeriut dhe korrupsionin?.
Axhenda nuk përmban asnjë angazhim të BE-së për reduktimin e lidhjeve me Rusinë, Kinën apo Iranin. Brukseli pret që Uashingtoni të mbështesë fuqitë evropiane, teksa ato dëmtojnë interesat Amerikane dhe e minojnë pozicionin global të Amerikës.
Administrata e Bajdenit do të pretendojë se e ka rivendosur miqësinë e vjetër me Evropën. Por bota e re e BE-së është ajo që është:një problem strategjik në rritje për SHBA-në, ku partnerët historikë pretendojnë të jenë aleatë, por veprojnë siç duan vetë./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.wsj.com/articles/biden-meet-your-frenemies-in-europe-11609103726?mod=opinion_lead_pos5
Si janë të përbëra vaksinat antiCovid?Ato kanë përbërje të n...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Nëse do të donim të zgjidhn...
Xhozef Alen, profesor i shkencave të ekspozimit në Shkollën ...
Nga Steve Postal “American Spectator”Shumë politikanë kanë d...
Kalciumi është i rëndësishëm për trupin e njeriut. Dhëmbët d...
Ndërsa qytetërimi njerëzor u zhvillua në shumë vende të botë...
Çarls Darvini kishte disa ide shumë të mira. Më e famshmja i...
Nga Ian Acheson “CapX”Ka një pjesë që mungon në luftën anti-...
Balena blu sundoi detet për rreth 4.5 milion vjet, ndërsa Ne...
Një studim i ri zbulon se dikush nuk ka pse të jetë një njer...
Shumica e teorive të konspiracionit, që lidhen me vrasjen e ...
Nga Annalisa Camilli“Unë nuk do të vaksinohem kurrë. E kam t...
Për dekada, qytetarët e Bashkimit Sovjetik jetuan nën një te...
Nga Balki Bayhan “The Conversation”Situata nuk është aspak r...
Në listën e atraksioneve turistike, varrezat e njerëzve të f...
Në gushtin e vitit 2019, Islanda mbajti “zi” për Akullnajën ...
Sipas një studimi të Institutit Dartmauth, mesazhet agresive...
Ndërsa rastet e reja me koronavirus po vazhdojnë që të rrite...
Ka jo pak njerëz që përballen me temperaturat e ftohta të vj...
Sipas një studimi të ri, ecja për të paktën 11 minuta në dit...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...