Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Tariq Ahmad & Elizabeth Cousens
Ndërsa numri i vendeve që kanë autorizuar përdorimin e një vaksine anti-Covid po shtohet, shumë prej tyre po psherëtijnë të lehtësuara nga ndryshimet pozitive që pritet të sjellë ajo. Por tani vjen një sfidë tjetër:si t?i shpërndajmë vaksinat në mënyrë të sigurtë dhe të barabartë për ata që janë më në nevojë në vendet tona dhe në mbarë botën?
Në këtë rast jemi në një terren të panjohur. Sipas dr. Majk Ryan, drejtor i Programit të Emergjencave Shëndetësore në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, 1 në 20 njerëz në të gjithë botën mund të kenë qenë të infektuar nga koronavirusi i ri.
Një raport i Fondacionit Gejts,zbulon se kjo sëmundje vdekjeprurëse e ka shkatërruar ekonominë globale, dhe po i shtyn me rreth 20 vjet objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Pa bashkëpunim midis vendeve, përhapja e vaksinave do të jetë e pabarabartë, dhe rrezikon të thellojë pabarazitë dhe rrisë tensionet globale.
Askush nuk është i sigurt, derisa të jemi që të gjithë të sigurt. Lajmi i mirë është se Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët ndërkombëtarë në fushën e shëndetit, kanë krijuar nismën ?Access to Covid-19 Tools Accelerator? (ACT-Accelerator), për të shpërndarë 2 miliardë doza të një vaksine anti-Covid, si dhe 245 milion trajtime dhe 500 milion teste deri në fund të vitit të ardhshëm.
Ky nuk është një mision i lehtë. Ne duhet të ndajmë fondet, burimet dhe ekspertizën tonë për të rritur prodhimin e vaksinave, dhe për të trajnuar punonjësit e kujdesit shëndetësor, ndërsa duhet të ulim kostot në mënyrë që të sigurohemi që asnjë vend të mos mbetet pas në proçesin e vaksinimit.
Britania e Madhe, ka qenë një mbështetëse e hershme e COVAX, nismës kryesore të ACT-Accelerator. Deri tani ajo ka premtuar mbi 500 milionë dollarë për iniciativën, me pjesën më të madhe të saj që do të shkojë për të ndihmuar që edhe vendet në zhvillim të kenë qasje tek vaksinat e miratuara anti-Covid.
Deri tani, 189 ekonomi janë regjistruar ose janë mbështetur nga strukturat, por nevojitet më shumë. OKB ka vendosur një fond prej 38 miliardë dollarësh përmes ACT-Accelerator për të blerë vaksina, përmirësuar logjistikën, dhe për t?u siguruar që vendet të jenë të gatshme për shpërndarjen e vaksinave.
Kjo shumë mund të duket e madhe. Por është një pikë në oqean në krahasim me 375 miliardë dollarë të humbur çdo muaj nga ekonomia globale si pasojë e kësaj pandemie. Vaksinat mund të kenë efekte të ndryshme në popullata të ndryshme. Ato do të kenë kritere të ndryshme për ruajtje, të cilat do të funksionojnë më mirë ose më keq në mjedise të caktuara.
Për shembull, shumë pak vende në zhvillim kanë aftësi të ruajnë doza të vaksinave që duhet të mbahen në minus 80 gradë Celsius. Ne gjithashtu e dimë që nga afro 200 vaksina kandidate në zhvillim, shumica dërrmuese mund të dështojnë, bazuar në atë që është mësuar nga testet klinike paraprake.
Sa më shumë vaksina kandidate të kemi, aq më shumë gjasa kemi t?i japim më shpejt fund pandemisë. Dhe kjo na sjell tek çështja e qasjes së barabartë. Nëse shpërndarja bazohet vetëm në aftësinë e një vendi për të blerë vaksina, trajtime dhe teste, vendet e varfra do të mbeten pas në këtë proces, dhe të gjithë ne do të jemi më pak të sigurt.
Ne e dimë nga përpjekjet e mëparshme, se shpërndarja e trajtimeve që shpëtojnë jetë mund të nxjerrë në pah pabarazinë që është tashmë e integruar në sistemin ndërkombëtar. Mjafton të kujtoni përvojën e terapive antiretrovirale kundër HIV/AIDS në vitet 1990. Kur disa vende të pasura nuk e morën seriozisht kërcënimin,dhe nuk e bënë përparësi qasjen e barabartë, një epidemi që përfshiu të gjithë Afrikën nën-Sahariane, duke vrarë mbi 2 milion të rritur dhe fëmijë në vetëm 1 vit.
Ne nuk mund të bëjmë të njëjtin gabim me Covid-19. Ai që na duhet urgjentisht është veprimi kolektiv, dhe ai nuk është në kundërshtim me interesat kombëtarë. Është krejt e kundërta. Ne e dimë se një bashkëpunim i ngjashëm ka funksionuar në të kaluarën.
Kjo ishte mënyra se si bota eliminoi sëmundjen e lisë gjatë Luftës së Ftohtë, dhe si Afrika e eliminoi poliovirusin në fillim të kësaj vere. Në fakt, gjëja e fundit që i duhet botës janë qindra fushata të ndryshme vaksinimi. Ne jemi në një garë kundër virusit, dhe jo midis vendeve ose kompanive. Veprimi kolektiv është mënyra e vetme,se si do ta mposhtim këtë pandemi. / ?CNN? ? Bota.al
Nga Ruth OgdenA të duket sikur 2020-a zgjati një përjetësi? ...
Nga Fraser Myers “Spiked Online”Këtë vit, vendi më i goditur...
Si çdo vit, revista shkencore “Nature”bën renditjen e 10 zbu...
Të shtunën që kaloi, kur vendi i tejkaloi 3 milionë rastet z...
Nga Marco Rubio “Fox News”Falë obsesionit që kanë mediat ton...
Nga Ngaire Woods “Project Syndicate”Covid-19 ka ofruar disa ...
Nga Gideon Rachman “Financial Times”Duket se asgjë nuk mund ...
Nga Yoo Jung Kim “Psychology Today”Covid-19 është gdhendur n...
Nga Paul B.PreciadoMundohuni pak t`a imagjinoni se si do të ...
Nga Dominic Green “The Wall Street Journal”Administrata Bajd...
Si janë të përbëra vaksinat antiCovid?Ato kanë përbërje të n...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Nëse do të donim të zgjidhn...
Xhozef Alen, profesor i shkencave të ekspozimit në Shkollën ...
Nga Steve Postal “American Spectator”Shumë politikanë kanë d...
Kalciumi është i rëndësishëm për trupin e njeriut. Dhëmbët d...
Ndërsa qytetërimi njerëzor u zhvillua në shumë vende të botë...
Çarls Darvini kishte disa ide shumë të mira. Më e famshmja i...
Nga Ian Acheson “CapX”Ka një pjesë që mungon në luftën anti-...
Balena blu sundoi detet për rreth 4.5 milion vjet, ndërsa Ne...
Një studim i ri zbulon se dikush nuk ka pse të jetë një njer...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...