web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse Trump nuk duhet ta falë tradhtarin, Eduard Snouden

2 Janar 2021, 09:30, Blog CNA

Nga Robert Zapesochny ?Newsmax?

Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, unë zakonisht mbështesja të gjitha masat e ashpra të administratës Bush për të mbrojtur popullin amerikan (shtimi i marrjeve në pyetje, mbikëqyrja, sulmet me dronë, vendet në listat e zeza, etj).

Unë kisha pak shqetësime mbi atë që qeveria jonë duhej t?u bënte anëtarëve të Al-Kaidës për të na mbajtur neve të sigurt. Dhe nuk jam as sot veçanërisht i shqetësuar për të drejtat e terroristëve. Ndërkohë mendoja se duhet të kishte një standard tjetër për t?u marrë me amerikanët. Komploti i pabazë i bashkëpunimit rus, ishte vetëm një nga shumë shembujt e amerikanëve që ishin vënë në shënjestër padrejtësisht nga qeveria federale. Që në vitin 1798, federalistët miratuan një ligj që kriminalizoi disa nga kritikat ndaj qeverisë federale.

Sipas një raporti dypartiak të vitit 1975 mbi abuzimet e inteligjencës amerikane, çdo president nga Ruzvlet tek Nikson, e përdori komunitetin e inteligjencës për të goditur amerikanët. Ky raport, i krijuar nga i ashtuquajturi ?Komiteti i Kishës?, zbuloi se 500.000 amerikanë ishin në shënjestër nga FBI.
Ruzvelti i kishte kërkuar FBI-së të mbante një dosje për njerëzit që kundërshtonin politikat
e tij të mbrojtjes. Ajzenhauer i kërkoi FBI-së gjurmimin e aktiviteteve sociale të Zonjës së Parë Eleonor Ruzvelt, dhe gjykatësit të Gjykatës së Lartë Uilliam O.Daglas.

Prokurori i Përgjithshëm Robert Kenedi, urdhëroi përgjimin e Martin Luter Kingut. Gjatë Luftës së Ftohtë, liridashësit civilë pyetën:?Sa njerëz iu nënshtruan mbikëqyrjes së qeverisë??. Pas zbulimeve të Snouden, ne duhet të pyesim nëse dikush nuk është spiunuar në ndonjë moment të caktuar të historisë amerikane.

Në vitin 2013, Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) mblidhte 1 miliard të dhëna çdo ditë. Deri në vitin 2017, NSA mblodhi vetëm 534 milionë telefonata dhe mesazhe telefonike amerikanëve për gjithë vitin. Pas 11 shtatorit, dhe sigurisht pas zbulimeve të Snouden, duhet të kishte pasur një diskutim të gjerë mbi programet e mbikëqyrjes masive në Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu, duhej të kishte pasur një diskutim të hapur mbi kufijtë e spiunimit mbi amerikanët jashtë shtetit apo spiunimin e të huajve në territorin amerikan. Unë mendoj se spiunimi i jo-amerikanëve jashtë SHBA-së është lojë e ndershme, për sa kohë që lidhet me interesat tona të sigurisë.
Për shembull, Snouden zbuloi një memo konfidenciale se programi ?PRISM? i NSA-së spiunoi 35 udhëheqës botërorë, përfshirë përgjimin e telefonit të kancelares gjermane Angela Merkel. Unë nuk e kuptoj në fakt, se si përgjimi nga administrata Obama i bisedave telefonike të Merkel, ka ndonjë ndikim mbi liritë civile të popullit amerikan.

Thënë kjo, kur Xhejms Klaper e gënjeu Kongresin në vitin 2013 për këtë program mbikëqyrjeje, ai duhej të kishte shkuar në burg për dëshmi të rreme. Si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare në vitet 2010-2017, nuk më intereson nëse Xhejms Klaper i gënjeu armiqtë tanë. Mua më intereson kur ai gënjeu Kongresin nën betim. Kur CIA spiunoi komitetin e Senatit duke i hetuar ata, kreu i CIA Xhon Brenan duhet të kishte dhënë dorëheqjen me turp. Përkundrazi, ai vazhdoi të abuzonte me fuqinë e tij duke spiunuar fushatën Trump në vitin 2016.

Për çdo orë që u shpenzua për të spiunuar popullin amerikan, kjo ishte një orë më pak e shpenzuar për të hetuar Rusinë, Kinën dhe kërcënimet e tjera ndaj këtij vendi. Komuniteti ynë i inteligjencës, nuk duhet të spiunojë popullin Amerikan, dhe ai nuk duhet të përpiqet të luajnë një rol në zgjedhjet tona.
Në vitin 2016, ndërhyrja e Drejtorit të FBI-së Xhejms Komej e ndihmoi pa dyshim Donald Trumpin që të fitojë zgjedhjet. Por ne kemi nevojë për profesionistë të sigurisë kombëtare që të jenë jo-partiakë, dhe më të shqetësuar për liritë civile të amerikanëve.

Eduard Snouden, nuk bëri asnjë përpjekje për të bërë dallimin midis mbrojtjes së privatësisë së amerikanëve, përkundrejt pjesës tjetër të botës. Ndoshta na duhet një komision tjetër hetimor për t?i analizuar abuzimet në lidhje me mbikëqyrjen masive.

Padyshim që ne nuk mund të arrestojmë çdo profesionist të inteligjencës që ka shkelur liritë tona civile, por duhet të rikonfirmojmë që spiunimi ndaj amerikanëve është një veprim kriminal. Thënë këtë, Snouden është në fund të fundit një tradhtar. Kushdo që dëmton programet tona të mbikëqyrjes së huaj, ka kryer një krim më të rrezikshëm. Ne nuk mund dhe nuk duhet që ta falim këtë tradhti. Kur bëhet fjalë për zbulimin e sekreteve amerikane, ne s?duhet të dërgojmë një mesazh të përzier. Rreziqet janë thjesht shumë të larta./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.newsmax.com/robertzapesochny/pardon/2020/12/29/id/1003475





Lajmet e fundit nga