“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Vaksina kundra COVID-19 e Oxford-AstraZeneca, është autorizuar së fundmi për përdorim në Britaninë e Madhe, çka do të thotë se tani mund të shpërndahen miliona doza të tjera. Dhe kjo do të përshpejtojë progresin drejt arritjes së imunitetit të përhapur ndaj koronavirusit.
Por nga ana tjetër që nga fillimi i pandemisë – dhe veçanërisht që kur nisën të zhvillohen vaksinat kundër Covid-19 – shumë njerëz kanë shprehur shqetësime në lidhje me sigurinë dhe efektivitetin e tyre. Nëse jeni ndër ata që hezitojnë të vaksinohen,ja cilat janë10 arsyet pse duhet t`a bëni këtë:
1. Vaksinat shpëtojnë jetë
Organizata Botërore e Shëndetësisë, vlerëson se vaksinimi parandalon aktualisht 2-3 milion vdekje çdo vit. Sëmundja e lisë, qëu mori jetën 300 milion njerëzve vetëm në shekullin XX-të, është çrrënjosur plotësisht falë zhvillimit dhe shpërndarjes së vaksinave të sigurta dhe efektive. Për disa, edhe sot Covid-19 rezulton të jetë fatal. Ndaj,jeni në grupin e riskut, vaksinimi mund t`u shpëtojë jetën.
2. Mbron shëndetin tuaj
Vaksinat na mbrojnë gjithashtu nga shumë sëmundje dobësuese. Para zhvillimit të vaksinave nga Salk dhe Sabin kundër poliomelitit, kjo sëmundje bënte namin. Por gjatë 3 dekadave të fundit, vaksinat kanë sjellë një rënie me 99.9 për qind të rasteve me poliomelit. Covid-19 mund të shkaktojë pasoja shëndetësore afatgjata. Vaksinat do t?ju mbrojnë kundër këtyre pasojave.
3. Mbron dhe mbështet shërbimet shëndetësore
Vaksinimi gjatë fëmijërisë, nënkupton se keni më pak të ngjarë të prekeni nga sëmundje infektive gjatë jetës tuaj. Kjo e lehtëson presionin mbi personelin e shërbimit shëndetësor, që mund t?ia kushtojë përpjekjet, fondet dhe pajisjet ndihmëse pacientëve me sëmundje të pa parandalueshme. Vaksinimi kundër Covid-19, do të reduktojë ndjeshëm rastet dhe shtrimet në spital.
4. Mbron më të prekshmit
Kur shumë njerëz të vaksinohen kundër një sëmundje infektive si Covid-19, përhapja e virusit mund të ndalet, pasi do të ketë shumë pak njerëz për të infektuar. Kjo dukuri njihet si imuniteti i tufës. Arritja e imunitetit të tufës, do të thotë që janë të mbrojtur edhe ata që nuk mund të vaksinohen (për shembull për shkak të sëmundjeve para-ekzistuese ).
5. Pasi vaksinat testohen në mënyrë rigoroze
Vaksinat testohen në testime të gjata dhe të mëdha klinike, që përfshijnë dhjetëra mijëra njerëz, dhe efektet e tyre monitorohen vazhdimisht edhe pasi është aprovuar përdorimi i tyre. Vaksinat anti-Covid-19 po testohen njëlloj si vaksinat për sëmundjet e tjera. Ato janë zhvilluar shpejt falë shmangies së burokracive, dhe jo sepse testimi ka qenë më pak i plotë.
6. Kurseni kohë dhe para
Vaksinat janë të njohura gjerësisht si një nga ndërhyrjet mjekësore me kohë dhe me kosto më efektive që mund të kryeni. Procesi zgjat vetëm disa minuta dhe është shumë i lirë (ose, për shumë njerëz, falas).Nga ana tjetër, prekja nga një sëmundje infektive nënkupton shkëputjen nga shkolla apo puna, dhe potencialisht një faturë të majme mjekësore.
7. Do të jeni në gjendje të udhëtoni të sigurt
Udhëtimet në vende të tjera ju ekspozojnë ndaj patogjenëve, të cilët nuk njihen nga sistemi juaj imunitar. Duke marrë vaksinat e rekomanduara për destinacionin tuaj, ju do të jeni në gjendje të shijoni pushimet tuaja pa rrezikuar një vizitë urgjente në spitalin e zonës. Për këtë arsye, vaksinat kundër Covid-19 mund të bëhen të detyrueshme për udhëtimet.
8. Kufizoni rezistencën ndaj ilaçeve
Rezistenca antimikrobike është identifikuar nga OBSH si një nga 10 kërcënimet më të mëdha për shëndetin global (siç është edhe hezitimi ndaj vaksinave). Përdorimi i vazhdueshëm i antibiotikëve dhe antiviralëve, bën që bakteret dhe viruset të bëhen rezistente ndaj tyre, duke sjellë përhapjen e infeksioneve të patrajtueshme. Duke parandaluar infektimin, vaksinimet na lejojnë që të zvogëlojmë përdorimin e antibiotikëve dhe antiviralëve, duke kufizuar kësisoj lindjen e baktereve dhe viruseve rezistente ndaj ilaçeve.
9. Mbroni brezat e ardhshëm
Përgjatë historisë, njerëzimit i është dashur të bashkëjetojë me shumë sëmundje kërcënuese për jetën, që tani janë shumë të rralla, pikërisht falë programeve të vaksinimit të fëmijëve. Gjithsesi, pandemia ofron një shembull dramatik të efektit shkatërrues që mund të ketë një sëmundje e vetme në mungesë të një vaksine.
Vaksinimi i vetes dhe fëmijëve tanë nga sëmundjet infektive, është sot një dhuratë e paçmuar për brezat e ardhshëm. Shtypja e sëmundjeve të së tashmes, do t?i japë mundësi njerëzve në të ardhmen që kenë një jetë më të gjatë dhe të shëndetshme.
10. Për të parandaluar përhapjen e lajmeve të rreme
Studimet kanë treguar se lajmet e rreme përhapen shumë më shpejt dhe më larg sesa informacioni i vërtetë. Gjatë dekadave të fundit, teoritë e konspiracionit dhe keq-informimi e kanë dëmtuar besimin e publikut tek vaksinat, duke çuar në rishfaqjen e sëmundjeve që ishin gati të çrrënjosura në shumë vende.
Duke ndjekur udhëzimet e bazuara në prova shkencore, ju mbroni jo vetëm veten dhe të dashurit tuaj nga sëmundjet infektive, por gjithashtu jepni një shembull që ndihmon në luftën kundër përhapjes së keqinformimit./Përshtatur nga CNA.al
Nga larja e përditshme e dhëmbëve, deri tek pirja e kafes në...
Pavarësisht motit të keq javët e fundit, nga pikëpamja e kli...
Nga Robert Zapesochny “Newsmax”Pas sulmeve të 11 shtatorit 2...
Zakonisht duhen deri në 10 vjet për të zhvilluar një vaksinë...
Nga Tariq Ahmad & Elizabeth CousensNdërsa numri i vendeve që...
Nga Ruth OgdenA të duket sikur 2020-a zgjati një përjetësi? ...
Nga Fraser Myers “Spiked Online”Këtë vit, vendi më i goditur...
Si çdo vit, revista shkencore “Nature”bën renditjen e 10 zbu...
Të shtunën që kaloi, kur vendi i tejkaloi 3 milionë rastet z...
Nga Marco Rubio “Fox News”Falë obsesionit që kanë mediat ton...
Nga Ngaire Woods “Project Syndicate”Covid-19 ka ofruar disa ...
Nga Gideon Rachman “Financial Times”Duket se asgjë nuk mund ...
Nga Yoo Jung Kim “Psychology Today”Covid-19 është gdhendur n...
Nga Paul B.PreciadoMundohuni pak t`a imagjinoni se si do të ...
Nga Dominic Green “The Wall Street Journal”Administrata Bajd...
Si janë të përbëra vaksinat antiCovid?Ato kanë përbërje të n...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Nëse do të donim të zgjidhn...
Xhozef Alen, profesor i shkencave të ekspozimit në Shkollën ...
Nga Steve Postal “American Spectator”Shumë politikanë kanë d...
Kalciumi është i rëndësishëm për trupin e njeriut. Dhëmbët d...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...