“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Nga Gideon Rachman ?Financial Times?
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, ka deklaruar se dëshiron të udhëheqë një ?komision gjeopolitik?. Por ajo e mbylli vitin 2020 duke dërguar një mesazh gjeopolitik vërtet të tmerrshëm, teksa komisioni i saj nënshkroi një traktat investimesh midis BE-së dhe Kinës. Gjatë vitit të kaluar, Kina ka shtypur lirinë e qytetarëve të Hong Kongut, ka intensifikuar shtypjen e pakicës ujgure në Xinjiang, ka vrarë trupat indiane në kufi, ka kërcënuar Tajvanin, dhe ka vendosur sanksione ndaj Australisë.
Por duke nënshkruar një marrëveshje me Kinën, Bashkimi Evropian ka sinjalizuar se nuk i intereson asgjë nga këto. Siç thotë Janka Oertel, drejtoreshë e programit të Azisë në think-tankun ?European Council on Foreign Relations?:?Kjo është një fitore e madhe diplomatike për Kinën?. Nga ana tjetër, është një goditje e fortë në ?fytyrë? ndaj Xho Bajdenit. Presidenti i zgjedhur amerikan ka theksuar se pas Donald Trump, ai dëshiron të ketë një fillim të ri me Evropën. Në veçanti, administrata e tij dëshiron të punojë me demokracitë e tjera lidhur me çështjet e Kinës.
Këshilltari i ardhshëm i Sigurisë Kombëtare i zotit Bajden, Xhek Sallivan, bëri një lutje të minutës së fundit për evropianët që të hiqnin dorë nga nënshkrimi i marrëveshjes, të paktën derisa të kishte një shans që kjo çështje të diskutohej me administratën e re amerikane.
Por thirrja e tij u injorua. Zyrtarët e BE-së, ofrojnë disa arsyetime për vendimin e tyre. Ata thonë se shumë prej lëshimeve që BE-ja ka marrë nga Kina, tashmë i janë dhënë asaj nga vetë SHBA-ja, si pjesë e marrëveshjes paraprake tregtare Kinë-SHBA. (Këtu përfshihet hapja sektoriale në disa industri, si dhe ndryshime në kërkesat e ndërmarrjeve të përbashkëta).
Zyrtarët e Brukselit theksojnë se SHBA-ja nuk i mori leje evropianëve përpara se të përfundonte marrëveshjen e saj me Kinën. Dhe ata e justifikojnë vendimin e BE-së si një dëshmi të ?autonomisë strategjike?.Këto argumente që jep Brukseli duken të arsyeshme.
Por në fakt, ato janë naive. Është naive të besosh se Kina do të respektojë marrëveshjen që ka nënshkruar. Është naive të injorosh pasojat gjeopolitike e nënshkrimit pikërisht tani të një marrëveshje me Kinën. Dhe është naive të mendosh se klima e errët politike në Pekin, nuk do të ndikojë kurrë në Bruksel apo Berlin.
BE thotë se kjo marrëveshje do të ?disiplinojë sjelljen? e kompanive shtetërore të Kinës, të cilave do t?u kërkohet tani ?të veprojnë në përputhje me konsideratat tregtare?. Por Kina mori angazhime të ngjashme kur iu bashkua Organizatës Botërore të Tregtisë në vitin 2001. Premtimet për të frenuar subvencionet shtetërore, të bëra 20 vjet më parë, po ofrohen tani sërish si lëshime koncesionare të reja. Premtimi i Pekinit për të ?punuar drejt? zbatimit të konventave ndërkombëtare mbi standardet e punës, është gjithashtu qesharak dhe i pabesueshëm.
Siç e theksoi Shi Jinhong, një akademik i shquar kinez:?Kina e ka të pamundur të bjerë dakord mbi tregun e punës. A mund ta imagjinoni Kinën me sindikata të lira??.Gjatë vitit të shkuar, Kina ka treguar vazhdimisht gatishmërinë e saj për të injoruar angazhimet e traktatit. Ligji i ri i saj i sigurisë kombëtare ,shkel një marrëveshje dypalëshe me Britaninë e Madhe, që garantonte autonominë e Hong Kongut.
Kina gjithashtu ka vendosur tarifa mbi mallrat australiane, në kundërshtim me marrëveshjen e tregtisë së lirë Kinë-Australi. Koha e nënshkrimit të kësaj marrëveshje është ideale për Pekinin, pasi ajo e vendos para faktit të kryer ekipin e Bajden.
Rajnhard Butikofer, kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian për Kinën, thotë:?me këtë marrëveshja, ne e kemi lejuar Kinën të vendosë një pykë të madhe midis SHBA-së dhe Evropës?.Marrëveshja BE-Kinë u nxit fort nga kancelarja gjermane Angela Merkel, dhe ajo u nënshkrua në fund të presidencës gjermane të BE-së.
Zonja Merkel shihet si një kampione e vlerave liberale. Por qasja e saj ndaj Kinës drejtohet kryesisht nga tregtia. Ajo e di që industria gjermane e automobilave ka përjetuar disa vite të vështira, dhe Kina është tregu i saj më i madh. Vendosmëria e Merkel për të nënshkruar këtë marrëveshje, mund të pasqyrojë edhe skepticizmin e saj në lidhje me të ardhmen e SHBA-së.
Në një fjalim të vitit 2017, ajo tha se Evropa nuk mund të mbështetet më tek Amerika. Zgjedhja e zotit Bajden ndoshta nuk e ka ndryshuar atë pikëpamje. Gjithashtu, shumë evropianë besojnë se SHBA-ja ndodhet në prag të një lufte të re të ftohtë me Kinën.
Disa nga këto argumente janë mjaft të arsyeshme. Është e vështirë të shohësh ngjarjet aktuale në Uashington, dhe të ndjehesh plotësisht i sigurt për stabilitetin e SHBA-së apo të aleancës së Atlantikut. Edhe dëshira evropiane për të shmangur konfrontimin ushtarak në Paqësor, është gjithashtu racionale.
Por mbështetja tek garancia amerikane e sigurisë, në një kohë që e saboton politikën amerikane të sigurisë në Paqësor, nuk duket një politikë e mençur apo e qëndrueshme për një periudhë afatgjatë. Ndërkohë, evropianët po tallen me veten e tyre, nëse mendojnë se mund të jenë të verbër ndaj natyrës gjithnjë e më autoritare dhe agresive të Kinës së Xi Jinping.
Gjatë70 viteve të fundit, evropianët kanë përfituar nga fakti se kombi më i fuqishëm në botë është një demokraci liberale. Nëse një komb autoritar, siç është Kina, e zhvendos Amerikën si fuqia dominuese globale, atëherë demokracitë në të gjithë botën do të ndiejnë pasojat.
Edhe në rendin aktual gjeopolitik, Kina ka treguar vazhdimisht gatishmërinë e saj për t`a përdorur fuqinë ekonomike si një armë strategjike. Duke e forcuar mbështetjen e tyre ekonomike tek Kina – pa bashkërenduar politikën e tyre me demokracitë e tjera – kombet evropiane po e rrisin cënueshmërinë e tyre ndaj presioneve të Pekini. Për një ?komision gjeopolitik?, ky është një vendim shumë dritëshkurtër./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.ft.com/content/2d759671-0b1d-4587-ba63-7480990f0438
Një studim i zgjeruar i botuar në fundin e vitit të kaluar, ...
Tek shumica e njerëzve, infektimi me SARS-CoV-2 – virusi që ...
Trajektorja e Jacinda Ardern, nga lindja deri më sot, është ...
Kur shkencëtari i famshëm u dërgua me urgjencë në spital më ...
Vaksina kundra COVID-19 e Oxford-AstraZeneca, është autorizu...
Nga larja e përditshme e dhëmbëve, deri tek pirja e kafes në...
Pavarësisht motit të keq javët e fundit, nga pikëpamja e kli...
Nga Robert Zapesochny “Newsmax”Pas sulmeve të 11 shtatorit 2...
Zakonisht duhen deri në 10 vjet për të zhvilluar një vaksinë...
Nga Tariq Ahmad & Elizabeth CousensNdërsa numri i vendeve që...
Nga Ruth OgdenA të duket sikur 2020-a zgjati një përjetësi? ...
Nga Fraser Myers “Spiked Online”Këtë vit, vendi më i goditur...
Si çdo vit, revista shkencore “Nature”bën renditjen e 10 zbu...
Të shtunën që kaloi, kur vendi i tejkaloi 3 milionë rastet z...
Nga Marco Rubio “Fox News”Falë obsesionit që kanë mediat ton...
Nga Ngaire Woods “Project Syndicate”Covid-19 ka ofruar disa ...
Nga Gideon Rachman “Financial Times”Duket se asgjë nuk mund ...
Nga Yoo Jung Kim “Psychology Today”Covid-19 është gdhendur n...
Nga Paul B.PreciadoMundohuni pak t`a imagjinoni se si do të ...
Nga Dominic Green “The Wall Street Journal”Administrata Bajd...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...