web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Covid-i i Gjatë”/ Kush është më i rrezikuar?

5 Janar 2021, 08:09, Blog CNA

Tek shumica e njerëzve, infektimi me SARS-CoV-2 – virusi që shkakton COVID-19 – çon në simptoma të lehta afatshkurtra, si sëmundja akute e frymëmarrjes, apo ndoshta edhe pa simptoma fare. Por disa njerëz kanë simptoma afatgjata pas infektimit të tyre. Kjo është quajtur ?Covid-i i Gjatë”.

Shkencëtarët janë ende duke studiuar këtë fenomen. Ai nuk është kuptuar ende mirë, megjithëse njohuritë tona mbi të po shtohen. ?Covid-i i Gjatë? karakterizohet nga një mori simptomash, duke përfshirë gulçimin, lodhjen e theksuar fizike, dhimbjen e kokës dhe humbjen e aftësisë për të shijuar dhe nuhatur normalisht. Një studim relativisht i madh,i bërë tek 384 të sëmurë nga koronavirusi të shtruar në spital, tregoi se 53 për qind prej tyre gulçonin vazhdimisht edhe pas 1 apo 2 muaj pasi kishin dalë nga spitali, 34 për qind e tyre kishin kollë, dhe 69 për qindra raportuan lodhje fizike.

Në fakt, analiza e hershme e të dhënave të vetë-raportuara, të mbledhura përmes aplikacionit ?COVID Symptom Study?, sugjeron se 13 për qind e njerëzve që përjetojnë simptoma të Covid-19 i kanë ato për më shumë se 28 ditë, ndërsa 4 për qind kanë simptoma edhe pas më shumë se 56 ditësh. Mbase nuk është për t?u habitur, që njerëzit që kanë pasur në fillim një sëmundje të formës më të rëndë ?të karakterizuar nga më shumë se 5 simptoma – duket se janë më të rrezikuar nga Covid-i i gjatë.

Mosha e vjetër dhe të qenit femër, duket se janë gjithashtu faktorë rreziku për të pasur simptoma të zgjatura, ashtu siç është edhe një indeks më i lartë i masës trupore (BMI). Ata që e përdorin aplikacionin priren të jenë në pjesën më të shëndetshme të popullsisë, dhe me një interes mbi problemet shëndetësore. Ndaj është për t?u habitur pse ka një përqindje kaq të lartë të atyre me simptoma 1 ose 2muaj pas infeksionit fillestar. Në përgjithësi, këta janë njerëz jo shumë të prekshëm nga Covid-19. Një pjesë tjetër e hulumtimit të hershëm, sugjeron se SARS-CoV-2 mund të ketë gjithashtu një ndikim afatgjatë në organet e njerëzve. Por profili i të prekurve në këtë studim, është i ndryshëm nga ata që raportojnë simptoma përmes aplikacionit.

Ky studim, që shqyrtoi një mostër prej 200 pacientësh të shëruar tashmë nga Covid-19, zbuloi dëmtime të lehta të organeve në 32 për qind të zemrave të njerëzve, 33 për qind të mushkërive dhe 12 për qind të veshkave të njerëzve. Dëmtimi i shumëfishtë i organeve u gjet në 25 për qind të pacientëve. Pacientët në këtë studim kishin një moshë mesatare 44 vjeç, prandaj ishin pjesë e popullsisë së re dhe në moshë aktive. Vetëm 18 për qind e tyre ishin shtruar në spital me Covid-19, që do të thotë se dëmtimi i organeve mund të ndodhë edhe pas një infeksioni jo të rëndë.

Ka shumë arsye pse njerëzit mund të kenë simptoma edhe muaj të tërë pas një sëmundjeje virale gjatë një pandemie. Por identifikimi i asaj që po ndodh brenda njerëzve është më i lehtë për disa pjesë të trupit sesa për të tjerat. Kur simptomat tregojnë një organ specifik, investigimi është relativisht i thjeshtë.

Nëse dikush vuan nga palpitacionet, mjekët mund të ekzaminojnë rrjedhën elektrike përreth zemrës. Ose mund të studiojnë funksionin e mushkërive – elasticitetin e indeve dhe shkëmbimin e gazeve – ku simptoma mbizotëruese është gulçimi. Për të përcaktuar nëse është përkeqësuar funksioni i veshkave, përbërësit në plazmën e gjakut të një pacienti krahasohen me ato në urinën e tyre, për të matur sesa mirë i filtrojnë mbetjet veshkat. Ndërkohë, më e vështirë për t?u eksploruar është shkaku që shkakton simptomën e lodhjes. Një tjetër studim i kohëve të fundit në shkallë të gjerë, ka treguar se kjo simptomë është e zakonshme pas prekjes nga Covid-19 – ndodh në më shumë se gjysmën e rasteve – dhe duket se nuk ka lidhje me ashpërsinë e sëmundjes në fazat e saj të hershme.

Për më tepër, testet treguan se njerëzit e ekzaminuar, nuk kishin nivele të ngritura të inflamacionit, gjë që sugjeron se lodhja e tyre nuk ishte shkaktuar nga infeksioni i vazhdueshëm apo aktivizimi i tepër i sistemi të tyre imunitar. Faktorët e rrezikut për simptoma afatgjata në këtë studim përfshinin të qenit femër – në përputhje me studimin e Aplikimit për Simptomat COVID, dhe vuajtja në të kaluarën nga ankthi dhe depresioni. Ndërsa burrat janë më të rrezikuar nga një formë e rëndë e infeksionit, gratë duket të jenë më të prekura nga ?Covid-i Gjatë?. Kjo mund të reflektojë statusin e tyre të ndryshëm, apo ndryshimet hormonale. Receptori ACE2 që përdor SARS-Cov-2 për të infektuar trupin e njeriut është i pranishëm jo vetëm në sipërfaqen e qelizave të frymëmarrjes, por edhe në qelizat e shumë organeve që prodhojnë hormone, përfshirë tiroidet, gjëndrën e veshkave dhe vezoret.

Disa simptoma të ?Covid-it të Gjatë? i mbivendosen simptomave të menopauzës dhe zëvendësimit të hormoneve, duke përdorur ilaçe mund të jetë një rrugë për të zvogëluar ndikimin e simptomave./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://theconversation.com/long-covid-who-is-at-risk-151797





Lajmet e fundit nga