web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si ndikon frika në jetën tonë sociale?

8 Janar 2021, 07:37, Blog CNA

Nga Manuela Barreto ?Psychology Today?

Shumëështëshkruar këto kohë, mbi mënyrën sesi distancimi fizik dhe masat e izolimit, të vendosura me synim zvogëlimin e transmetimit të Covid-19, e kanë shtuar vetminë e njerëzve. Ndërsa kjo është padyshim një mënyrë e rëndësishme përmes së cilën pandemia aktuale po ndikon në jetën tonë sociale, ka edhe aspekte të tjera që ia vlen të merren parasysh.

Njëra nga ato ka të bëjë me efektet e frikës në marrëdhëniet tona shoqërore. Për shumë nga ne, pandemia është shoqëruar me të paktën disa frikëra. Frikë se mos ne, të dashurit tanë, do të prekemi nga virusi, frikë se do t?ua transmetojmë atë të tjerëve, veçanërisht atyre që janë më të prekshëm, frikë se do të preket mënyra jonë e jetesës; madje edhe frikë se mund të lidhemi padashur me dështimin,për të respektuar rregullat e paparashikuar sociale (të qëndruarit mjaftueshëm larg nga të tjerët, mos-shtrëngimi i duarve).

Dhen në fakt, raportet konfirmojnë se ndjenjat e frikës apo ankthit, kanë qenë shumë të larta dhe të përhapura gjatë vitit të fundit. Po si mund të ndikojë frika në jetën tonë shoqërore?Sociologët kanë treguar prej kohësh se frika mund t?i bëjë njerëzit të bashkohen në një përpjekje për të mbledhur forca dhe burime, për të luftuar ose kapërcyer atë së cilës i frikësohen. Për shembull, studimet kanë zbuluar se të mbijetuarit e sulmeve terroriste tëLondrës në vitit 2005 shfaqën një solidaritet mbresëlënës, duke ndihmuar njëri-tjetrin pavarësisht nga frika dhe shqetësimi i fortë psikologjik që po përjetonin. Në mënyrë të ngjashme, ne kemi parë shumë shembuj të bashkësive që bashkohen për të mbështetur anëtarët e tyre në përballimin e kërcënimit të Covid-19.

 

Uebsajtet e ndihmës reciproke, janë krijuar pikërisht për të lehtësuar mbështetjen e komunitetit për ata që kanë nevojë gjatë pandemisë. Aktualisht ka 2.060 grupe të tilla vetëm në Britaninë e Madhe. Kjo sjellje është e dobishme si për ata që marrin ndihmën, por edhe për ata që ofrojnë ndihmë.

Kjo pasi ndihma -apo ndjenja e lidhjes dhe efikasitetit që lind më të- është një nga mënyrat se si njerëzit këshillohen t`a luftojnë ankthin. Ndërsa është ngushëlluese të reflektosh mbi pasojat shoqërore pozitive të një ndjenje të tillë shqetësuese si frika ose ankthi, është gjithashtu e rëndësishme të merren parasysh kufijtë e kësaj marrëdhënie. Konkretisht, megjithëse është treguar se bërja bashkë ndodh si rezultat i frikës, nga ana tjetër frika mund t?i largojë njerëzit nga njëri-tjetri. Njerëzit do të përpiqen të distancohen nga ata nga të cilët kanë frikë, dhe më shpesh ata u druhen atyre që nuk i njohin.

Për shembull, njerëzit nga grupe të ndryshme raciale, fetare ose kombëtare, kanë shpesh frikë nga njëri-tjetri. Madje frika mund të bëjë që njerëzit të përçmojnë të tjerët, nga të cilët normalisht nuk do të kishin frikë, vetëm sepse ata janë disi të ndryshëm ose të panjohur. Për shembull, pas një serie sulmesh terroriste, në Britani u shtuan sulmet ndaj individëve me aftësi të kufizuara. Ndërkohë më pak i qartë, është fakti që edhe frika e rastësishme -pra ajo nuk lidhet drejtpërdrejt me gjykimet tona – mund të rrisë distancën sociale ose të ulë ndjeshmërinë për të tjerët. Për shembull, të dëgjuarit e një zhurme të frikshme, apo shikimi i imazheve të frikshme (ose ndoshta të menduarit mbi kërcënimin e Covid-19), mund të zvogëlojë ndjeshmërinë mbi dhimbjen e përjetuar nga një anëtar i grupit.

Shumë politikanë e dinë këtë gjë, ndaj nxisin frikëra në retorikën e tyre, për të inkurajuar tribalizmin shoqëror. Dhe lëvizja e tyre është e zgjuar, pasi mesazhet që nxisin frikë janë dy herë më efektive në polarizimin e votave sesa mesazhe që nuk përmbajnë frikë. Sidoqoftë, pasojat e paragjykimeve emfatike për politikat sociale, nuk janë kuptuar gjithmonë, sidomos kur bëhet fjalë për kufizimet e mbështetjes në vullnetin e mirë të komuniteteve për të adresuar nevojat sociale.
Është prekëse të shohësh shumë punë të mira dhe vullnetare që po bëhen nga komunitetet gjatë pandemisë Covid-19, dhe dikush mund të tundohet t`a shohë këtë si një dëshmi të pastër të mirësisë njerëzore. Por atje ku ka bashkësi, ka edhe të brendshëm edhe të jashtëm.

Si të tilla, përgjigjet ndaj kërcënimit do të favorizojnë disa, dhe neglizhojnë ose madje disavantazhojnë të tjerët, dhe shpesh ata që janë më pak të privilegjuarit.
Pra, ajo që sugjeron përvoja aktuale, është që ne jemi të detyruar të lëmë disa njerëz jashtë përpjekjeve tona të ndihmës. Pranimi i këtij parimi, është një hap i rëndësishëm drejt parandalimit të pabarazisë së mëtejshme. Vullneti i mirë shkon shumë larg, por nëse duam të jemi vërtet të mirë, është e rëndësishme të pranojmë përhapjen e paragjykimeve tona, dhe të zhvillojmë masa që parandalojnë, monitorojnë dhe adresojnë në mënyrë pro-aktive pabarazitë sociale, të cilat prekin gjithashtu përpjekjet tona në dukje më altruiste , sikurse është ndihma për të tjerët./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.psychologytoday.com/intl/blog/identity-and-community/202101/how-does-fear-affect-our-social-lives





Lajmet e fundit nga