Krimi në Maliq, Lamallari dhe Hita nisen drejt Korçës/ Ministri tregon gjendjen e efektivit të plagosur
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Nga Tucker Carlson ?Fox News?
Kushdo që po përpiqet të kuptojë rëndësinë e asaj që ndodhi të mërkurën në Kapitol Hill duhet të shohë videon e momenteve të fundit të Eshli Babit, gruas që u qëllua dhe u vra në kaosin që u krijua ato orë. Pamjet, që mund të gjenden lehtësisht në internet, tregojnë Babit që qëndronte në një korridor të kapitolit me një flamur amerikan të lidhur në qafë.
Skena përreth saj është kaotike. Njerëzit po përplaseshin me njëri-tjetrin duke bërtitur, dhe duke u përpjekur të futeshin nga dera. Papritmas, pa asnjë paralajmërim, pati të shtëna me armë. Dëgjohet një e shtënë dhe Babit rrëzohet. Njerëzit në korridor ulëritnin.
Çfarë mund të mësojmë nga kjo ngjarje?
Është e pamjaftueshme t`a quash atë një tragjedi. Imagjinoni për një sekondë sikur Eshli të ishte vajza juaj. Herën e fundit që i folët asaj, ajo po shkonte në Uashington për një tubim politik. Tani, ajo ka vdekur. Ju nuk do të mund të bisedoni dot kurrë mëme të. Kjo është ajo që po shohim, dhe mund të jemi duke parë shumë më tepër në ditët në vijim. Dhuna politike gjeneron dhunë politike. Ky është një ligji i hekurt. Ne duhet të jemi kundër kësaj, pavarësisht se kush e kryen dhunën apo me çfarë preteksti, pavarësisht se sa demagogë na sigurojnë se dhuna është e justifikuar ose e nevojshme. Ne kemi detyrimin t?i kundërshtojmë që të gjitha këto akte, jo thjesht sepse dhuna politike vret fëmijët e të tjerëve, por sepse në fund të fundit ajo nuk funksionon. Asnjë njeri i mirë nuk do të bëjë një jetë më të lumtur, sepse Eshli Babit u vra të mërkurën në një korridor të Kapitolit.
Ndaj opsioni ynë i vetëm, është të rregullojmë atë që po e shkakton këtë situatë. Gjëja e dytë që duhet pasur parasysh është se përse Eshli Babit shkoi në atë tubim. Ajo nuk kishte asnjë ngjashmëri me fëmijët e zemëruar që kemi parë duke shkatërruar qytetet tona muajt e fundit. Ajo dukej pak a shumë si të gjithë të tjerët. Atëherë, pse ishte ajo atje? Duhet të reflektojmë pak mbi këtë. Arsyeja e vetme pse ky vend është i pasur dhe i suksesshëm, është sepse për qindra vjet, ne kemi gëzuar një sistem politik të qëndrueshëm.
Dhe arsyeja e vetme pse ky sistem është i qëndrueshëm, është sepse është një demokracie përgjegjshme ndaj votuesve. Demokracia është një valvul shkarkimi i presionit. Për sa kohë që njerëzit besojnë sinqerisht se mund t?i ndryshojnë gjërat duke votuar, ata qëndrojnë të qetë. Ata nuk mësyjnë me dhunë në dhomën e Kongresit. Ata flasin, organizohen dhe votojnë. Por e kundërta është gjithashtu e vërtetë. Nëse njerëzit nisin të besojnë se demokracia e tyre është e manipuluar, se votimi është formal, se sistemi është i manipuluar dhe drejtohet në fshehtësi nga një grup i vogël njerëzish të fuqishëm, të pandershëm që veprojnë në interes të tyre, atëherë Zoti e di se çfarë mund të ndodhë. Në fakt, ne e dimë se çfarë mund të ndodhë, sepse po ndodh tani. Ka ndodhur në vende të tjera të panumërta gjatë shumë shekujve. Dhe cikli është gjithmonë i njëjtë, pasi natyra njerëzore nuk ndryshon kurrë.
?Na dëgjoni!?– ulërin populli. ?Mbyllni gojën dhe bëni atë që ju thuhet!?- thonë udhëheqësit e tyre. Përballë disidencës, instinkti i parë i udhëheqjes jo legjitime është goditja e popullatës. Por,goditjet nuk e përmirësojmë kurrë situatën. Përkundrazi, ato e bëjnë gjithnjë vendin më të paqëndrueshëm dhe më të rrezikshëm.
Njerëzit në pushtete kuptojnë shumë rrallë këtë gjë. Atyre nuk u intereson të mësojnë apo të dëgjojnë, pasi i gjithë ky debat është një referendum mbi ta dhe udhëheqjen e tyre. Kështu që, ata reagojnë ashpër. Ky është programi ?Romanov?, dhe përfundon keq në çdo rast. Por kjo nuk do të thotë që ata nuk do t`a tentojnë sërish. Sigurisht që do t`a bëjnë këtë gjë, pasi kjo është natyra e tyre. Është arsyeja pse kemi mbërritur në këtë pikë.
Miliona amerikanë besojnë sinqerisht se zgjedhjet e fundit ishin të manipuluara. Ju mund t?i tallni ata si të çmendur. Ju mund t?i quani teoricienë të konspiracioneve. Ju mund t?i largoni nga Twitter. Por kjo nuk do të ndryshojë mendjen e tyre. Në vend se të përpiqen të ndryshojnë mendjen, t?i bindin ata dhe t?i sigurojnë se sistemi është i vërtetë, dhe se demokracia funksionon – gjë që do t`a bënin nëse do të kujdeseshin realisht për vendin apo njerëzit që jetojnë këtu – udhëheqësit tanë të rinj do të përpiqen që t?u mbyllin gojën. Ajo që ndodhi të mërkurën do të shfrytëzohet nga njerëzit që do të marrin pushtetin, për të justifikuar anulimin e të drejtave me të cilat keni lindur si amerikanë:Të drejtën juaj për të folur pa u censuruar, për t?u mbledhur, për të mos u spiunuar, për të siguruar jetesën, dhe për të mbrojtur familjen tuaj.
Këto janë liritë më themelore dhe të vjetra që ne kemi. Ato janë arsyeja pse ne jetojmë këtu në SHBA. Ato janë arsyeja pse ne jemi krenarë që jemi amerikanë. Ato janë ato që na bëjnë të ndryshëm, dhe që të gjithë ato janë tani të rrezikuara. Kur mijëra nga bashkatdhetarët tuaj sulmojnë ndërtesën e Kapitolit, ju nuk keni pse t`a pëlqeni këtë akt. As ne nuk na pëlqen. Ju mund të tmerroheni nga dhuna, dhe ne gjithashtu. Por, nëse ju nuk shqetësoheni të ndalni dhe të reflektoni sadopak, për të mësuar ndonjë gjë nga qytetarët që sulmuan ndërtesën tuaj të Kapitolit, atëherë ju jeni një budalla, që ju mungon zgjuarsia dhe vetë-ndërgjegjësimi, dhe nuk jeni të përshtatshëm për të drejtuar një vend. Dhe ne e patëm këtë ditë të trishtuar dhe kaotike, për një arsye./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.foxnews.com/opinion/tucker-carlson-capitol-hill-riots-reaction
Nga Manuela Barreto “Psychology Today”Shumëështëshkruar këto...
Nga J.B Shurk “American Thinker”Një pjesë shumë më e madhe e...
Nga Jim RobbinsNdërsa pandemia e Covid-19 po shkon drejt një...
Nga Anthony BellangerProfesionistët e kujdesit shëndetësor d...
Një ekip ndërkombëtar studiuesish, ka gjetur një lidhje midi...
Nga Elizabeth Landau “Smithsonianmag”Kjo ide lindi teksa Kri...
Nga Helen Davidson “The Guardian”Shtohen spekulimet mbi vend...
Nga Jillian Deutsch “Politico.eu”Kur është fjala për vaksini...
Nga Mathew J.Burrows & Robert A.Manning2020-a nuk u quajt më...
Nga Gideon Rachman “Financial Times”Presidentja e Komisionit...
Një studim i zgjeruar i botuar në fundin e vitit të kaluar, ...
Tek shumica e njerëzve, infektimi me SARS-CoV-2 – virusi që ...
Trajektorja e Jacinda Ardern, nga lindja deri më sot, është ...
Kur shkencëtari i famshëm u dërgua me urgjencë në spital më ...
Vaksina kundra COVID-19 e Oxford-AstraZeneca, është autorizu...
Nga larja e përditshme e dhëmbëve, deri tek pirja e kafes në...
Pavarësisht motit të keq javët e fundit, nga pikëpamja e kli...
Nga Robert Zapesochny “Newsmax”Pas sulmeve të 11 shtatorit 2...
Zakonisht duhen deri në 10 vjet për të zhvilluar një vaksinë...
Nga Tariq Ahmad & Elizabeth CousensNdërsa numri i vendeve që...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në datë 4 qershor 2026, në mbledhjen...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...