Studimi/ Të paktën 50 për qind e rasteve të reja me Covid-19, përhapen nga njerëz që nuk kanë simptoma
Që nga ditët e para të pandemisë, studiuesit e mësuan se nje...
Nga Walter C.Clemens Jr. ?National Interest?
Lajmi për komplotin e Kremlinit kundër Aleksei Navalnit, së bashku me depërtimin në rrjetet kompjuterike amerikane nga hakerat rusë, ngre pikëpyetjen:Si duhet të reagojë Xho Bajden ndaj kërcënimeve në rritje, që u paraqiten njerëzve të lirë nga regjimet kriminale të drejtuara nga Vladimir Putin dhe Xi Jinping?
Nëse bota ka nevojë për bashkëpunim rus dhe atë kinez, për t?u përballur me ndryshimet klimatike dhe problemet e tjera globale, a duhet që SHBA-ja thjesht të injorojë kërcënimet e paraqitura nga diktatorët ndaj shtetasve të tyre, por edhe ndaj sigurisë ndërkombëtare?
Imagjinoni sikur Bajden kishte qenë president i SHBA-së në vitet 1930. Si duhet t?u ishte përgjigjur ai sinjaleve më të errëta të dhëna nga Josif Stalin dhe Adolf Hitleri? Duke pasur parasysh egërsinë e e Depresionit të Madh, shumë amerikanë i mirëpritën blerjet e mallrave dhe teknologjisë amerikane nga Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania Naziste.
Por a duhet të kishin bërë ata ndonjë gjë ndryshe nga bashkëpunimi me një Kremlin që mbështeste urinë masive në Ukrainë dhe Kazakistan? Që mbushi gulagët e saj me figura të pafajshme opozitarësh, të gjykuar për tradhti, dhe që vrau Leon Trockin në Meksikë? Që e ndau Evropën Lindore me Hitlerin, që pushtoi Finlandën dhe Poloninë, dhe që aneksoi shtetet baltike?
Edhe shenjat që vinin nga Gjermania ishin ogurzeza. Fyhrer i dha fund çdo gjurme të demokracisë së Vajmarit, i persekutoi hebrenjtë, shpalli Arianët si racën kryesore të botës, dhe kërkoi të drejtën për Lebensraum (hapësirënjtike) në lindje.
Pasi u tërhoq nga Lidhja e Kombeve, regjimi nazist armatosi vendin, testoi avionët e tij bombardues në Spanjë, aneksoi Austrinë dhe më pas Sudetet në Çekosllovaki, si dhe nënshkroi një traktat ?mossulmimi? me Stalinin. Në vitet 1930, nuk kishte përgjigje të
lehta për këto sfida.
Demokracitë perëndimore nuk kishin oreks për luftë, dhe as vullnet për t?u përballur ballazi me të keqen. Izolimi dhe sjellja e butë ndaj tyre, vetëm sa i shtoi rreziqet. Shpejt e gjithë bota u zhyt në luftë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.
Ashtu si veprimet e Stalinit dhe Hitlerit në mesin e viteve 1930, ato të Vladimir Putinit dhe Xi Jinpingut sot, duket se janë të kufizuara nën pragun e kërcënimeve për paqen në botë.
Por çfarë lloj bashkëpunimi duhet të kemi me këta 2 udhëheqës, që kërkojnë të bëhen diktatorë të përjetshëm?
Që largojnë nga jeta publike, ose vrasin çdo udhëheqës politik apo biznesmen, që sfidon mbretërimin e tyre? Që burgosin, frikësojnë ose vrasin çdo gazetar apo avokat, që mund të zbulojë abuzimet e tyre me pushtetin? Që përpiqen të kontrollojë të gjitha mediat, dhe në Kinë edhe internetin?
Kina po i detyron edhe shërbimet e huaja të medieve sociale, që të ndihmojnë në identifikimin e disidentëve politikë. Represioni në shtëpi, krijon agresion jashtë vendit. Putini sulmoi Çeçeninë për të fituar mbështetje në Rusi. Për të nxitur patriotizmin dhe rifituar lavdinë perandorake, ai e përdori forcën ushtarake për të aneksuar apo pushtuar pjesë të Gjeorgjisë dhe Ukrainës.
Ai përdori ?levat? ekonomike, kërcënimet ushtarake dhe aktet subversive të ?Kolonës së Pestë? kundër ish-republikave Sovjetike. Rusia e ka përdorur luftën kibernetike për të paralizuar Estoninë, për të nxitur mosmarrëveshje në Evropë, për të ndikuar në zgjedhjet në SHBA, dhe për të mbjellë mosbesim ndaj politikave demokratike.
Hakerat rusë depërtojnë në rrjetet kompjuterike, nga të cilat varet qeveria amerikane dhe shumë biznese. Avionët dhe anijet ruse, afrohen shumë shpesh në brigjet e SHBA-së, nga Alaska në Florida. Kremlini është gjithashtu i dyshuari kryesor pas sulmeve elektronike, që shqetësojnë diplomatët amerikanë në Kubë dhe gjetkë.
Edhe sjellja e Kinës nuk është më e mirë. Xi Jinping po e forcon vazhdimisht diktaturën e tij totalitare. Spiunët e tij, disa studentë, si dhe marrëveshjet e tij të biznesit, synojnë të shkatërrojnë teknologjinë amerikane dhe atë evropiane. Sulmet e tij ndaj gjuhëve dhe traditave lokale në Tibet, Xinjiang dhe Mongolinë e Brendshme përbëjnë një gjenocid kulturor.
Ai pretendon jo vetëm pjesën më të madhe të Detit të Kinës Jugore për Kinën, por trupat e tij po sillen më mënyrë agresive në kufirin me Butanin dhe Indinë. Anijet dhe raketat kineze, janë krijuar për të shkatërruar aeroplanmbajtëset amerikane, dhe forcat lokale që mbrojnë Tajvanin.
Përfaqësuesit rusë dhe kinezë, ofrojnë justifikime historike dhe të tjera për veprimet e shefave të tyre. Rusët ankohen për zgjerimin e NATO-s drejt lindjes, dhe shkeljen e traktatit të raketave anti-balistike nga SHBA. Gati gjithçka që bën Kina, thuhet se justifikohet me rikuperimin e dëmeve nga imperializmi perëndimor dhe ai japonez.
Argumente të tilla kanë njëfarë të drejte, por ato mbështesin sjelljen e keqe të Putin dhe Xi. Asnjë problem global – klima, sëmundjet, ndotja – nuk mund të zgjidhet pa bashkëpunim global. Por të qenit i mirë me të tjerët pa një reciprocitet, mund të sjellë martirizim.
Nga ana tjetër, mosbesimi i ndërsjellë, i dënon me humbje të gjitha palët. Politikat nga të cilat përfitojnë të gjitha palët, mund të nxisin përfitime të ndërsjella. Por ky rezultat është i pamundur, për sa kohë që lojtarët kryesorë e shohin jetën si një ndërmarrje me shumë zero./CNA.al
https://nationalinterest.org/blog/buzz/stalin-and-hitler-putin-and-xi-how-deal-bad-guys-175744
Që nga ditët e para të pandemisë, studiuesit e mësuan se nje...
Nga Edward N. Luttwak “The Wall Street Journal”Kryengritjet ...
Asnjëherë si këto vit, nuk do të dëshironim të kishim një si...
Pirja e duhanit,lidhet me një rrezik në rritje të simptomave...
Pas autorizimit më të fundit nga EMA dhe AIFA për shpërndarj...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Kushdo që po përpiqet të kuptoj...
Nga Manuela Barreto “Psychology Today”Shumëështëshkruar këto...
Nga J.B Shurk “American Thinker”Një pjesë shumë më e madhe e...
Nga Jim RobbinsNdërsa pandemia e Covid-19 po shkon drejt një...
Nga Anthony BellangerProfesionistët e kujdesit shëndetësor d...
Një ekip ndërkombëtar studiuesish, ka gjetur një lidhje midi...
Nga Elizabeth Landau “Smithsonianmag”Kjo ide lindi teksa Kri...
Nga Helen Davidson “The Guardian”Shtohen spekulimet mbi vend...
Nga Jillian Deutsch “Politico.eu”Kur është fjala për vaksini...
Nga Mathew J.Burrows & Robert A.Manning2020-a nuk u quajt më...
Nga Gideon Rachman “Financial Times”Presidentja e Komisionit...
Një studim i zgjeruar i botuar në fundin e vitit të kaluar, ...
Tek shumica e njerëzve, infektimi me SARS-CoV-2 – virusi që ...
Trajektorja e Jacinda Ardern, nga lindja deri më sot, është ...
Kur shkencëtari i famshëm u dërgua me urgjencë në spital më ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...