Hetimi mbi origjinën e Covid-19/ Çfarë nuk do të mësojë dot OBSH nga Kina
Nga Holman W.Jenkins, Jr. “The Wall Street Journal”Pas shumë...
Nga John Keiger ?Spectator?
Franca është anëtarja e vetme e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB, që nuk ka zhvilluar një vaksinë të saj të koronavirusit, dhe kjo gjë po bie shumë në sy. SHBA ka tashmë 2 vaksina; Britania e Madhe 1; Rusia 1; Kina, ndërsa Franca nuk ka ene asnjë të tillë.
Si për t?i përkeqësuar më tej gjërat, Franca ka një renditje të turpshme ndërkombëtare për numrin e qytetarëve që ka vaksinuar deri tani.
?Franca është bërë turpi i Evropës?, përsërisin një varg politikanësh dhe mediesh në Francë.
Po si është e mundur kjo në tokën e Luis Pastër, pyesin veten francezët? Francezët e shohin këtë situatë si vazhdimin e ?de-klasimit? të vendit, si një rënie të pamëshirshme historike nga ditët e saj më të arta. Presidenti Makron bëri thirrje që viti 2020 të ishte viti i De Golit, në kuadër të 50-vjetorit të vdekjes së tij.
Synimi ishte t?i rikujtohej Francës potencialin e madh që ka, dhe të shpresohej që ajo të frymëzohej nga lavdia e dikurshme. Por nuk ishte një vit i mirë. Në vend të kësaj, Makron përballet me vitin 2021, vitin e Miterranin, 25-vjetorin e vdekjes së të cilit e përkujtoi më 8 janar duke bërë homazhe në varrin e tij në Zharnak, Francën Jugperëndimore. Pavarësisht dëshirës për të grumbulluar vota të majta për zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, në sytë e Elizesë, lidhja me Miteranin është shumë afër borxhit kombëtar në rritje, papunësisë, shtetëzimit dhe rënies ekonomike franceze.
Ndërkohë, gjenerali De Gol e forcoi pozitën e Francës si një anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB në 1960 me armë bërthamore, shumë pak në numër krahasuar me SHBA-në, Bashkimin Sovjetik dhe Britaninë, por ishte të paktën përpara Kinës. Nderkohë dhurata e Miteran për Francën ishte më shumë integrim evropian, përmes tregut të përbashkët evropian dhe Traktatit të Mastrihtit. Në këtë aspekt, Makron është në një linjë me Miteranin, dhe jo me De Golin. Por BE-ja, nuk është aktualisht një institucion popullor në Francë.
Ndonëse mediat franceze bëjnë çmos të shmangin raportimin e dështimeve të BE-së për qytetarët francezë, sjellja e tmerrshme e Brukselit mbi blerjen e vaksinave nuk frymëzon shumë optimizëm, pavarësisht numrave në dukje mbresëlënës të porosive të vaksinave nga ana e unionit.
Përveç përtacisë së zakonshme burokratike të BE-së, fiksimit pas rregullatoreve dhe unitetit, Brukseli ka vendosur disa baste të këqija mbi vaksinat, që kanë qenë më shumë të bazuara tek politika sesa mjekësia. Francezët kundërshtuan disa nga porosiotë e vaksinave nga Brukseli, për të siguruar që kompania e saj Sanofi (në fakt Sanofi-GSK, një sipërmarrje franko-britanike), të merrte një porosi prej 300 milion doza vaksinash, për të balancuar porositë ndaj vaksinës së Pfizer-BioNTech.
Sërish janë shtetet anëtare, ato që po paguajnë sërish koston e rivalitetit franko-gjerman. Pasi Sanofi-GSK mund ta prodhojë vaksinën e saj të parë vetëm në fund të këtij viti. Mungesa e vaksinave të BE-së, ka bërë që Gjermania – në kundërshtim me një marrëveshje të përbashkët të blerjes së vaksinave – të negocionte një marrëveshje vetjake me BioNTech për një shtesë prej 30 milion dozash, ndërsa Qipro bëri të njëjtën gjë me Izraelin.
Ndërkohë pas Brexit, Agjencia Evropiane e Barnave do të duhet të autorizojë urgjentisht përdorimin e vaksinës britanike Oxford-AstraZeneca (ku BE ka porositur 300 milion doza) deri në fund të këtij muaji, për të arritur diku pranë imunitetit të tufës për popullsinë 450 milionëshe të BE-së deri në fillim të vitit 2022. Në kohëra normale, Parisi do të kishte zgjedhur rregulla më të hollësishme për ta vonuar qëllimisht miratimin e vaksinës britanike. Por në kushtet kur zgjedhjet presidenciale franceze po afrohen, Makron nuk ka luksin të humbë kohë.
Me një BE të uritur për vaksina, por dhe të paaftë për të vaksinuar në shkallën të gjerë qytetarët e saj, kjo do të ndikojë më tej mbi ekonomitë e vendeve anëtare. Nga ana tjetër kjo do të përkeqësojë rritjen e borxhit ndaj raporteve të PBB-së dhe marrëdhëniet e vendeve anëtare, sidomos mes veriut dhe jugut, kur në tryezën e diskutimeve të vijë ri-negocimi i borxheve kombëtare. Por statistikat më të fundit të BE-së mbi fundin e vitit 2020, e vendosin borxhin grek në nivelin 205.2 për qind të PBB-së, të Italisë 161.85 për qind, dhe të Francës në 118.74 për qind për qind të PBB-së së saj. Marrja e mëtejshme e borxheve nga shtetet jugore, do të provokojë më shumë grindje brenda BE-së.
Ndaj instrumentalizimi i historisë nga ana e presidentit Makron për qëllimet e tij politike është i rrezikshëm. Pas De Golit dhe Miteranit, presidenti tjetër francez që do të përkujtohet është Valeri Zhiskar d?Estenj. Funerali i tij muajin e kaluar ishte privat, por Franca ra dakord që parlamenti Evropian ta nderojë atë më atë në 2 shkurt, për promovimin prej tij të projektit të BE-së.
Elizeja ka me gjasë një mundësi për ta rigjallëruar axhendën evropiane të Makron. Por nëse imazhi i Evropës nuk do arrijë të përmirësohet këtë vit, Franca do ta hasë shumë vështirësi gjatë presidencës së saj të BE-së nga 1 janari deri më 30 qershor 2022. Ajo presidencë përkon me zgjedhjet për presidentin e ardhshëm të vendit./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://spectator.us/topic/france-covid-response-source-national-shame/
Nga Holman W.Jenkins, Jr. “The Wall Street Journal”Pas shumë...
Nga Matthew Karnitschnig “Politico”Emri i Angela Merkel nuk ...
Kur njerëzit mendojnë për njerëzit më të pasur në histori, u...
Për shekuj me radhë, shtresa më e sipërme e Tokës mendohej t...
Nga Maria Repnikova “The New York Times”A është vërtet kaosi...
Jeta e hershme në Tokë mund të ketë evoluar në burimet e ngr...
Nëse ka një gjë të sigurt në këtë pandemi, është kjo:të pakt...
Nga Cristina Gallardo “Politico.eu”Britania pas Brexit po e ...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Harrojeni tranzicionin e pu...
Nga Tonit Barber “Financial Times”Në një referendum të mbajt...
Asnjë ngjarje tjetër në historinë e kohëve të fundit, nuk e ...
Nga Ashley Woodcock “CapX”Ndërsa jemi pranë 100.000 vdekjeve...
“The Economist”Bllokimet e pranverës së vitit 2020 për shkak...
Me gati 3 miliardë përdorues aktivë në muaj, Facebook mban s...
Nga Harriet Constable “BBC’Ishte 3 janari i vitit 2020 dhe S...
Nga Ido Vock “New Statesman”Varianti i ri britanik i koronav...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Shumica e liderëve evropia...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Pak orë pas trazirave të javës ...
Nga Mark LeonardViti që lamë pas solli shumë ngjarje trondit...
Nga të gjithë numrat që ekzistojnë, zeroja ka diçka të veçan...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...