“Vetëm një i leshtë mendon që protesta nuk është e manipuluar”/ Spaho: Shqipëria drejt destabilizimit politik
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka f...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka f...
Nga Maria Repnikova ?The New York Times?
A është vërtet kaosi politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ?një dhuratë e Zotit për kritikët e Amerikës?. Hua Çunjing, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, iu kundërpërgjigj disa zyrtarëve dhe politikanëve amerikanë që i përshkruan protestuesit në Hong Kong si ?heronj të demokracisë, duke thënë se mbështetësit e Trump që sulmuan
javën e shkuar Kapitol ishin ?banditë? dhe ?ekstremistë?.
Zëvendës ambasadori rus në OKB, Dimitri Polianskij, denoncoi në Twitter faktin se protestuesit mësynë Kapitol në stilin e ?Maidan?- duke iu referuar kryengritjes së vitit
2014 në Ukrainë, që pati shumë mbështetje nga Perëndimi.
Më 7 janar një editorial në ?Global Times?, një tabloid kinez i kontrolluar nga Partia Komuniste shpalli ?kolapsin e sistemit politik të SHBA-së?. Por a është vërtet kështu? Dhe a e rrit legjitimitetin e Kinës dhe regjimeve të tjera autoritare, thellimi i plasaritjeve
në sistemin politik amerikan?
Vetë-portretizimi i SHBA-së si një fanar ndriçues i demokracisë, është kontestuar prej kohësh, edhe para se Donald Trump të bëhej president, nisur nga denoncimet e torturave ndaj irakianëve të burgosur në Abu Ghraib, apo përgjimet e paligjshme të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë.
Epoka Trump, u ka ofruar më shumë ?municione?kritikëve të Amerikës, përfshirë imazhet prekëse të fëmijëve të emigrantëve të mbyllur në kafaze, dhe vdekjen e Xhorxh Floid në duart e policisë, apo skenat apokaliptike të spitaleve amerikane të mbipopulluara me pacientët e prekur nga Covid-19.
Gjithsesi, unë nuk shoh deri tani asnjë arsye për të besuar se edhe kjo situatë e vështirë për prestigjin e SHBA-së, do të forcojë imazhin e udhëheqësve autokratë diku tjetër.
Statura globale e Kinës, është dëmtuar që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit, edhe pse vendi është paraqitur në tërësi më mirë se shumë shtete të tjera të mëdha në menaxhimin e krizës. Në një sondazh të kryer nga ?Pew Research Center? në 14 vende të industrializuara vjeshtën e vitit të shkuar, treçereku i të anketuarve e shihte Kinën ?në një dritë negative?,pra shumë më tepër se sa 1 vit më herët.
Por shumica e të anketuarve në një tjetër studim të Pew verën e shkuar, vazhdonin të kishin pikëpamje negative në lidhje me Rusinë. A funksionon propaganda në shtëpi? Mbulimi i mediave kineze dhe ruse mbi krizën politike aktuale në Uashington, është projektuar të nxisë ndjenjat nacionaliste në të dyja vendet, dhe për një farë mase ato do të kenë sukses në këtë aspekt.
Kaosi në Uashington u transmetua gjerësisht si nga mediat kryesore ashtu edhe mediat sociale në Kinë, dhe kryesisht me pak censurë, gjë që është e pazakontë. Lejimi apo edhe lehtësimi i rrjedhjes së informacionit, duket të ketë qenë një hap i kontrolluar i propagandës.
Por kjo qasje mund të kthehet në një bumerangë për qeverinë kineze, sidomos nëse historia mbi Amerikën, shndërrohet në një përrallë në lidhje me rezistencën e institucioneve demokratike ndaj një presidenti të rrezikshëm.
Disa nga mediat sociale në Kinë kanë analizuar në detaje ngjarjet e fundit, duke bërë disa analogji historike, kryesisht me Revolucionin Amerikan, apo Revolucionin e vitit 1830 në Francë. Por fakt është se rezultatet e zgjedhjeve në fund u certifikuan.
Trump edhe pse me vonesë e denoncoi dhunën e disa prej mbështetësve të tij. Pasi Hu Xijin, redaktor i?Global Times?, pohoi në një postim në Weibo më 7 janar se sistemi demokratik i Amerikës sapo ishte shkatërruar, një përdorues i kësaj platforme sociale më e përdorura në Kinë, argumentoi se ?aftësia e sistemit amerikan për të ndrequr gabimet është e fortë, dhe se ajo do ta përballojë edhe këtë sfidë?.
Komente të tilla janë vetëm disa grimca të një debati më të gjerë dhe dinamik në rrjetet sociale. Por,ato sugjerojnë tashmë se perceptimet në Kinë dhe Rusi lidhur me trazirat politike në Amerikë, mund të diktohen më pak nga propaganda ruse apo kineze, dhe më shumë nga reagimi i vetë Amerikës ndaj krizës.
Ndaj, mësymja e 6 janarit në Capitol, dhe pasojat e saj politike, nuk janë një dhuratë për udhëheqësit autoritarë që janë të prirur të denoncojnë mangësitë e SHBA-së, përkundrazi, janë më shumë një mundësi që Amerika të rindërtojë veten dhe imazhin e saj në botë. Në fund të fundit, do të jetë mënyra se si Amerika do të përballet me këtë krizë në javët dhe muajt e ardhshëm, ajo që do të përcaktojë se si kjo histori, dhe Amerika në përgjithësi, do të perceptohet nga njerëzit në Kinë, Rusi dhe më gjerë./CNA.al
https://www.nytimes.com/2021/01/15/opinion/impeachment-china-russia.html
Jeta e hershme në Tokë mund të ketë evoluar në burimet e ngr...
Nëse ka një gjë të sigurt në këtë pandemi, është kjo:të pakt...
Nga Cristina Gallardo “Politico.eu”Britania pas Brexit po e ...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Harrojeni tranzicionin e pu...
Nga Tonit Barber “Financial Times”Në një referendum të mbajt...
Asnjë ngjarje tjetër në historinë e kohëve të fundit, nuk e ...
Nga Ashley Woodcock “CapX”Ndërsa jemi pranë 100.000 vdekjeve...
“The Economist”Bllokimet e pranverës së vitit 2020 për shkak...
Me gati 3 miliardë përdorues aktivë në muaj, Facebook mban s...
Nga Harriet Constable “BBC’Ishte 3 janari i vitit 2020 dhe S...
Nga Ido Vock “New Statesman”Varianti i ri britanik i koronav...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Shumica e liderëve evropia...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Pak orë pas trazirave të javës ...
Nga Mark LeonardViti që lamë pas solli shumë ngjarje trondit...
Nga të gjithë numrat që ekzistojnë, zeroja ka diçka të veçan...
Bakteret ose viruset si gripi i zakonshëm që shkaktojnë pneu...
Nga Ramesh Ponnuru “National Riview”Republikanët mund të pre...
A mund të sëmureni sërish nga Covid-19? Kjo pyetje është ngr...
Uashingtoni, është kryeqyteti i SHBA-së, dhe vendndodhja e K...
Nga Avery HurtNuk ka dyshime se viti 2020, do të hyjë në his...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...