Auditorët e BE: Projektet e transportit në Shqipëri dhe Ballkan, të ngadalta dhe të pambikëqyrura
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Kur njerëzit mendojnë për njerëzit më të pasur në histori, u shkon më shpesh mendja tek industrialistët e epokës moderne, si Rotçajldët apo Rokefeler-ët. Ndoshta disa do të përmendnin gjithashtu miliarderë aktualë si Bill Gejt, Karlos Slim, ose shumë sheikë të pasur arabë.
Por personi më i pasur në të gjithë historinë e njerëzimit ishte një sundimtar nga shteti afrikan i Malit, i quajtur Musa Keita I, Mansa X i Perandorisë së Malit (Mansa është një titull i ngjashëm si?sulltan? ose ?perandor?). I lindur në vitet 1280, Mansa Musa e zgjeroi Perandorinë e Malit duke pushtuar 24 qytete dhe zonat përreth.
Në kohën kur vdiq rreth vitit 1337, ai kishte grumbulluar një pasuri marramendëse. E përshtatur sipas inflacionit, Mansa Musa I do të kishte sot mbi 400 miliardë dollarë. Pas tij vjen familja Rotçajld, pasuria e kombinuar e së cilës është rreth 350 miliardë dollarë. Ajo e J.D.Rokfeler vlen 340 miliardë dollarë; e Endrju Karnexhi 310 miliardë e kështu me radhë.
Mansa Musa I, e bëri pasurinë e tij fillestare nga minierat e arit dhe kripës në Afrikën Perëndimore. Perandoria Maliane u themelua nga mbetjet e Perandorisë Ganeze. Në kulmin e saj nën Musa I, Perandoria e Malit shtrihej në të gjithë Afrikën Perëndimore, nga Oqeani Atlantik deri në Timbuktu, përfshirë pjesë të Çadit të sotëm, Bregut të Fildishtë, Gambias, Guineasë, Guinea-Bisaut, Malit, Mauritanisë, Nigerit, Nigerisë, dhe Senegalit.
Pra një perandori me një shtrirje gjatësore mbi 3218km. Përveç përfshirjes së shumë qyteteve nën mbretërimin e tij të drejtpërdrejtë, Mansa Musa merrte haraç nga shumë të tjerë. Ndërsa Evropa po luftonte kundër ?demonëve? të urisë, murtajës dhe luftës midis aristokracive, Mbretëritë afrikane po lulëzonin.
Sipas zakonit malian, një mbret duhej të caktonte një zëvendës sa herë që shkonte për pelegrinazh në Mekë (kërkesë për çdo mysliman të devotshëm që ka mjetet për t`a bërë këtë), ose nëse fillonte ndonjë fushatë tjetër ushtarake.
Nëse mbreti nuk rikthehej, fronin e merrte zëvendësi i tij i emëruar. Abubakar Keita II (paraardhësi i Musait) u nis në një ekspeditë detare për të gjetur skajet e Oqeanit Atlantik, dhe humbi pa asnjë gjurmë. Para se të ngjitej nëfron në vitin 1312, Musa I dërgoi 2.000 anije për të kërkuar Abubakari Keita II.
Kur askush nuk u kthye, të gjithë ranë dakord që Musa I të ishte perandori i ligjshëm i Malit. Pasuria e Mansa Musa I, ishte vetëm një pjesë e trashëgimisë së tij. Duke kontrolluar rrugët e rëndësishme tregtare midis Mesdheut dhe bregdetit të Afrikës Perëndimore, Mansa Musa themeloi qytetin e tij Timbuktu si qendrën perëndimore të kulturës dhe mësimit
islam.
Ai pagoi një arkitekt nga Andaluzia rreth 200 kg ar për të ndërtuar Xhaminë Xhingereber, e cila ekziston edhe sot. Gjithashtu,Mansa Musa ndërtoi Universitetin e Timbuktu, për të tërhequr studiues dhe artistë nga e gjithë bota islamike. Brenda perandorisë së tij, Mansa Musa I inkurajoi urbanizimin duke financuar ngritjen e shkollave dhe xhamive.
Mansa Musa I tërhoqi për herë të parë vëmendjen e botës në vitin 1324, kur shkoi për pelegrinazhi në Mekë. Shpenzimet e tij të madha tërhoqën shumë vëmendjen e evropianëve të kohës. Askush deri atëherë nuk udhëtonte me aq shumë gjëra me vlerë. Kronistët përshkruajnë një karvan prej dhjetëra mijëra ushtarësh, civilësh dhe skllevërish, 500 lajmëtarë që mbanin shkopinj të artë dhe që ishin të veshur me mëndafsh. Ndërsa shumë deve dhe kuaj ishin ngarkuar më shumë shufra ari.
Mansa Musa udhëtonte bashkë më gruan e tij, Inari Konte, dhe 500 gratë që i shërbenin. Rrugës ai ndërtoi shumë xhami, përfshirë ato në Dukurej, Gundam, Direj, Uanko dhe Bako. Shumë nga xhamitë e tij ekzistojnë edhe sot. Thuhet se kur arriti në qytetin e famshëm të Kajros, ai harxhoi aq shumë para, duke u dhënë ar të varfërve, dhe blerë ushqime, saqë shkaktoi një inflacion shumë të madh nga i cili qytetit iu desh kohë të merrte veten.
Mansa Musa vdiq diku midis viteve 1332-1337. Fronin e zuri djali i tij Mansa Maghan I, i cili kur babai i tij largohej për pelegrinazh, sundonte si regjent. Por ai mbretëroi vetëm për 4vjet, para se t`a pasonte xhaxhai i tij, Mansa Sulejman./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.ancient-origins.net/history-famous-people/mansa-musa-richest-man-history-006847
Për shekuj me radhë, shtresa më e sipërme e Tokës mendohej t...
Nga Maria Repnikova “The New York Times”A është vërtet kaosi...
Jeta e hershme në Tokë mund të ketë evoluar në burimet e ngr...
Nëse ka një gjë të sigurt në këtë pandemi, është kjo:të pakt...
Nga Cristina Gallardo “Politico.eu”Britania pas Brexit po e ...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Harrojeni tranzicionin e pu...
Nga Tonit Barber “Financial Times”Në një referendum të mbajt...
Asnjë ngjarje tjetër në historinë e kohëve të fundit, nuk e ...
Nga Ashley Woodcock “CapX”Ndërsa jemi pranë 100.000 vdekjeve...
“The Economist”Bllokimet e pranverës së vitit 2020 për shkak...
Me gati 3 miliardë përdorues aktivë në muaj, Facebook mban s...
Nga Harriet Constable “BBC’Ishte 3 janari i vitit 2020 dhe S...
Nga Ido Vock “New Statesman”Varianti i ri britanik i koronav...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Shumica e liderëve evropia...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Pak orë pas trazirave të javës ...
Nga Mark LeonardViti që lamë pas solli shumë ngjarje trondit...
Nga të gjithë numrat që ekzistojnë, zeroja ka diçka të veçan...
Bakteret ose viruset si gripi i zakonshëm që shkaktojnë pneu...
Nga Ramesh Ponnuru “National Riview”Republikanët mund të pre...
A mund të sëmureni sërish nga Covid-19? Kjo pyetje është ngr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...