“Rama trajton turizmin si real estate”/ Këlliçi: Po u fal tokat e fermerëve biznesit të 5D
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Nga Simone Baglioni ?Open Democracy?
Në pranverën e vitit 2020, ndërsa Evropa po goditej nga vala e parë e pandemisë së Covid-19, opinioni publik dhe qeveritë duket se u ndërgjegjësuan mbi rëndësinë që kanë disa punëtorë në nevojat tona të përditshme dhe më në përgjithësi për mirëqenien e shoqërive tona.
Njerëzit që duartrokisnin dhe këndonin të izoluar në shtëpitë e tyre, lavdëruan sakrificën e atyre që luftonin me virusin në vijën e parë të frontit, në spitale dhe shtëpitë e të moshuarve, por edhe për ata që garantonin vijimësinë e zinxhirit të furnizimeve ushqimore, duke punuar për të vjelë frutat, perimet, drithërat, duke punuar në supermarkete dhe dyqane ushqimore, dhe duke i dërguar në dyert tona ato parcela ?magjike? që konsiderohen aq të rëndësishme për të ruajtur gjendjen tonë shpirtërore (dhe ekonominë tonë).
Në disa vende evropiane, shumë njerëz e kuptuan papritur rëndësinë e personave që kujdesen për të tjerët, profesionistët e shëndetësisë, punëtorët në bujqësi dhe ata në sektorin e transportit, mbledhësve sezonalë të frutave etj, së bashku me kuptimin se një pjesë e madhe e atyre që përfshihen në sektorë të tillë janë të huaj (njerëz të lindur jashtë Evropës apo që nuk kanë shtetësinë e një vendit të BE-së). Prandaj, për të zbutur frikën e qytetarëve se nuk do të gjenin ushqime të mjaftueshme në raftet e supermarketeve, apo një staf të mjaftueshëm në qendrat e kujdesit shëndetësor në azile dhe spitale, autoritetet publike, si qeveria italiane, ose e kanë lehtësuar dhënien e lejeve për punëtorët e huaj sezonalë, ose janë përpjekur t?u sigurojë një leje pune atyre që ndodheshin tashmë në Itali dhe që punonin në të zezë.
Disa vende të BE-së si Franca, Gjermania ose Spanja, ofruan më shumë mundësi për të sapoardhurit që punojnë në sektorin e shëndetësisë, duke qenë qartazi në kontrast të plotë me politikat evropiane të emigracionit, që janë në tërësi të karakterizuara nga politikat kufizuese. Por kjo qasje liberale përfundoi sapo mbaroi vala e parë e pandemisë. Në fakt, pati pak shqetësim, në mos fare, si nga qeveritë ashtu edhe nga publiku i gjerë, mbi pasojat e pandemisë në jetën e përditshme të atyre emigrantëve që kishin mbajtur plot frigoriferët tanë, që kishin përmbushur dëshirat tona dhe kishin garantuar funksionimin e spitaleve tona.
Në hulumtimet tona si organizata ?Sirius? ne kemi investiguar se çfarë ndodhi me ta – dhe çfarë po u ndodh ende- dhe kjo është ajo që gjetëm. Le t?ia fillojmë me emigrantët që kanë ardhur në Evropë për të gjetur punë dhe e gjetën një të tillë para se të shfaqej koronavirusi. Këta janë të ndarë midis atyre që e kanë humbur dhe atyre që kanë mbajtur punën e tyre gjatë pandemisë. Të parët ishin të punësuar në sektorët e ekonomisë që u goditën më shumë nga bllokimi dhe izolimet e detyruara, pra ata që punonin në sektorin e hotelerisë dhe turizmit, në restorante dhe aktivitetet e kohës së lirë:ata e humbën punën, por ndryshe nga shtetasit e BE-së, ata nuk ishin të gjithë (dhe jo të gjithë në mënyrë të barabartë) të pranueshëm për të përfituar nga masat e mbështetjes sociale, që ndërmorën menjëherë qeveritë për të ndihmuar fuqinë e tyre punëtore në sektorët më të goditur të ekonomisë.
Në fakt, qasja tek përfitimet e papunësisë është e kushtëzuar nga kritere specifike, disa prej të cilave (kohëzgjatja e qëndrimit, kohëzgjatja e kohës së punës, lloji i kontratës së punës), nuk plotësohen tërësisht nga emigrantët (të cilët janë gjithashtu më të ekspozuar sesa shtetasit e tjerë ndaj kushteve të pasigurta të punës apo punësimit të parregullt, që i largon ata nga çdo formë e mbështetjes së të ardhurave të vendosura nga qeveritë tona).
Ndaj ata emigrantë që humbën vendet e tyre të punës, hynë në një situatë të cënueshmërisë dhe madje të varfërisë e cila është zbutur ndonjëherë, vetëm nga ndërhyrja e autoriteteve lokale dhe organizatave të shoqërisë civile. Ata emigrantë që kanë arritur t`a mbajnë vendin e tyre të punës, ?punëtorët në sektorët thelbësorë?, e gjetën veten në një lloj tjetër cënueshmërie, në të cilën në rrezik ishte shëndeti i tyre:distancimi social, puna në shtëpi apo masat mbrojtëse të sigurisë, ose nuk ishin të mundura ose ishin të vështira për t?u zbatuar në një mënyrë të sigurt. Prandaj, për shkak të tregjeve tona shumë të segmentuara të punës, ata ishin më të ekspozuar ndaj infeksioneve të Covid-19 sesa shtetasit e BE-së.
Perceptimi, i përforcuar ndonjëherë nga media, se emigrantët janë një rrezik më i madh për përhapjen e virusit për shkak të punës së tyre, ndihmoi gjithashtu në stigmatizimin e tyre, gjë që nga ana tjetër rrezikoi shëndetin e tyre psikologjik. Së fundmi, të sapoardhurit në Evropë në kërkim të një strehe, si refugjatët dhe azilkërkuesit, u gjendën nënjë kurth të rrezikshëm. Për ata që jetojnë në kampe, siç janë azilkërkuesit në Greqi, pandemia çoi në izolimin e tyre të plotë nga pjesa tjetër e shoqërisë, teksa kampet tashmë të mbipopulluara u shndërruan në një ?bombë? sociale për ata të veçuar që nuk kishin asnjë mundësi për të punuar, ose për të provuar ndonjë formë të integrimit, dhe as që ishin në gjendje të bashkoheshin me të afërmit e vendosur në kampet të tjera në Evropë.
Revolta në kampin Moria në Greqi, është emblema e kësaj situate. Për të tjerët, të gjitha rrugët e integrimit (nga mësimi i gjuhës tek vullnetarizmi ose përvoja e punës) ose u zhdukën ose u zhvendosën në internet, ndërsa shumë prej emigrantëve nuk ishin në gjendje të përfitonin nga këto për shkak të analfabetizmit dixhital, mungesës së pajisjeve dixhitale apo lidhjes me internetin. Edhe kur këto rrugë të integrimit në internet ishin në dispozicion, punonjësit socialë vunë re një rënie të angazhimit të përdoruesve të tyre. Në raste të tjera, mungesa e politikave fleksibile krijoi vorbulla të mëtejshme të cenueshmërisë.
Për shembull, pikërisht në kohën kur u shfaq pandemia, disa refugjatë u gjendën të dëbuar nga strehimi i subvencionuar publik, pasi nuk u njoh kërkesa e tyre për azil (pasi akomodimi i subvencionuar është në dispozicion vetëm për azilkërkuesit në shumë vende të BE-së).
Pa asnjë mundësi për të gjetur një punë, dhe të paaftë për të paguar qiranë mujore, ata përfundojnë të ekspozuar ndaj skamjes ose shfrytëzimit. Për më tepër, me mbylljen e programeve të zhvendosjes, të gjithë ata refugjatë që prisnin bashkimin me të afërmit e tyre, mbetën vetëm.
Në rastin e grave me fëmijë të mitur, çdo përfitim i mundshëm u parandalua nga situata e tyre personale. Një skenar i tillë, sugjeron se tani është koha që Evropa të përfundojë procesin e njohjes së plotë të kontributeve që japin punëtorët dhe shtetasit e huaj në ekonomitë dhe shoqëritë tona, duke u siguruar atyre statuse të qëndrueshme dhe të fuqishme ligjore.
Ka ardhur koha që qeveritë tona t?u sigurojnë të drejtat atyre që punojnë dhe jetojnë me ne, dhe që përpiqen për ne. Ne i bëjmë thirrje presidencën portugeze të BE-së të sapo nisur, që të shfrytëzuar mundësinë e saj për të hedhur hapa konkretë në këtë drejtim. Në rast se thirren, aktorët e shoqërisë civile, operatorët e biznesit, qytetarët e zakonshëm dhe studiuesit janë të gatshëm të bëjnë pjesën e tyre./Përshtatur nga CNA.al
Nga Nathan Bartlett “The Conversation”Raportet për rreth 30 ...
Nga William A.Galston “The Wall Street Journal”Duke prezantu...
Nga Stacey McKenna “Scientific American”Më në fund po ndodh ...
Nga John Keiger “Spectator”Franca është anëtarja e vetme e p...
Nga Holman W.Jenkins, Jr. “The Wall Street Journal”Pas shumë...
Nga Matthew Karnitschnig “Politico”Emri i Angela Merkel nuk ...
Kur njerëzit mendojnë për njerëzit më të pasur në histori, u...
Për shekuj me radhë, shtresa më e sipërme e Tokës mendohej t...
Nga Maria Repnikova “The New York Times”A është vërtet kaosi...
Jeta e hershme në Tokë mund të ketë evoluar në burimet e ngr...
Nëse ka një gjë të sigurt në këtë pandemi, është kjo:të pakt...
Nga Cristina Gallardo “Politico.eu”Britania pas Brexit po e ...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Harrojeni tranzicionin e pu...
Nga Tonit Barber “Financial Times”Në një referendum të mbajt...
Asnjë ngjarje tjetër në historinë e kohëve të fundit, nuk e ...
Nga Ashley Woodcock “CapX”Ndërsa jemi pranë 100.000 vdekjeve...
“The Economist”Bllokimet e pranverës së vitit 2020 për shkak...
Me gati 3 miliardë përdorues aktivë në muaj, Facebook mban s...
Nga Harriet Constable “BBC’Ishte 3 janari i vitit 2020 dhe S...
Nga Ido Vock “New Statesman”Varianti i ri britanik i koronav...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...