Pse reagimi i dobët ndaj Covid-19, po e bën Francën gazin e botës
Nga John Keiger “Spectator”Franca është anëtarja e vetme e p...
Nga Stacey McKenna ?Scientific American?
Më në fund po ndodh shpërndarja e vaksinave kundër Covid-19. Shumëkush shpreson që tashmë imuniteti i tufës – mbrojtja nga një sëmundje infektive që ndodh pasi një pjesë e mjaftueshme e popullsisë është vaksinuar ose infektuar – është në horizont.
Por edhe pse vaksinat e para që kanë marrë autorizimin e autoriteteve,janë shumë të efektshme në parandalimin e sëmurjes nga Covid-19, të dhënat nuk mund të na tregojnë ende nëse ato pengojnë transmetimin e SARS-CoV-2, virusit që shkakton sëmundjen.
Por dilema nëse imunizimi i parandalon marrësit të sëmuren dhe të infektojnë të tjerët, nuk është unike për pandeminë aktuale. Sipas Daun Baudish, profesor i patologjisë dhe mjekësisë molekulare në Universitetin Mekmaster, i ashtuquajtur ?imunitet sterilizues? ishte një faktor kryesor në eliminimin e sëmundjes së lisë.
Virusi i lisë, ose variolës, bëri kërdinë midis popullatave njerëzore për mijëra vjet, dhe kjo dëshmohet nga gjurmët e gjetura në mumjen 3.000-vjeçare të faraonit egjiptian Ramsesi V. Të dhënat tregojnë se virusi ishte përhapur globalisht në shekullin e parë të Erës Sonë, dhe në fund u bë një pandemi shekullore.
Historianët mendojnë se sëmundja vrau më shumë se 300 milion njerëz midis viteve 1900 dhe deri në çrrënjosjen e saj zyrtare në vitin 1980. ?Sëmundja e lisë e ndryshoi historinë e botës, duke ndryshuar trashëgiminë mbretërore dhe rezultatet e luftërave që prekën fatet e vendeve të tëra?- thotë Natasha Kraukroft, këshilltare e vjetër teknike për fruthin dhe rubeolën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Edhe pse shumë vaksina të përdorura gjerësisht sot (për shembull kundër fruthit) prodhojnë një imunitet shumë efektiv sterilizues, të tjerat, si vaksina kundër hepatitit B, nuk e bëjnë këtë. Me këto vaksina, sistemi imunitar i një individi është trajnuar për të parandaluar sëmundjen, megjithatë patogjeni mund të vazhdojë të ekzistojnë trupin e atij personi, duke bërë që ata të infektojnë të tjerët.
Rasti i rotavirusit ?që shkakton të vjella të rënda dhe diarre, është veçanërisht i rrezikshëm për foshnjat dhe fëmijët e vegjël – është mjaft i thjeshtë. Vaksinimi e kufizon, por nuk e ndalon patogjenin që të shumohet. Si i tillë, ajo nuk mbron nga prekja në formën e lehtë të sëmundjes.
Gjithsesi, duke e zvogëluar ngarkesën virale të një personi të infektuar, ajo zvogëlon transmetimin, duke siguruar një mbrojtje indirekte të konsiderueshme. Sipas Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), 4-10 vjet pas futjes në vitin 2006 në përdorim të një vaksine kundër rotavirusit në SHBA, numri i testeve pozitive për sëmundjen ra me 74-90 për qind .
Por mënyra e kontrollit përmes vaksinave të një sëmundje infektive, nuk është gjithmonë aq e drejtpërdrejtë. Tek e fundit nëse vaksina parandalon transmetimin apo jo, dhe në çfarë shkalle kjo varet nga vetë patogjeni, bartësi ose strehuesi që infekton, si dhe nga ndërveprimi midis të dyve, thotë Baudish.
Për shembull, vaksinat kundër Bordetella pertusis, bakteri kryesor që shkakton kollën e mirë, ose kollën e verdhë, bëjnë një punë të shkëlqyer në parandalimin e sëmundjes, por nuk e zhdukin plotësisht virusin. Përkundrazi, teksaB.pertusis shumohen në traktin e sipërm respirator, antitrupat e shkaktuara nga vaksinat ushtrojnë presion përmes seleksionimit natyror për të zhdukur bakteret dhe gjenet që shkaktojnë sëmundjen.
Për shkak se të njëjtat gjene janë përgjegjëse për pjesët e mikroorganizmave që janë në shënjestër të antitrupave, bakteret që i mbajnë ato joaktive e shmangin përgjigjen imune dhe qëndrojnë të padukshme në traktin e sipërm respirator, shpjegon Baudish.
Kjo gjë bëhet problem kur dikush që ka një sistem imunitar të dobët, si për shembull një foshnjë, preket nga patogjeni. Në mungesë të antitrupave, gjenet që shkaktojnë sëmundjen e B.pertusis aktivizohen sërish, duke shkaktuar sëmundjen.
Në një studim të botuar nëtetor 2020 në ?American Journal of Preventive Medicine?, studiuesit modeluan atë që mund të nënkuptojë një vaksinë anti-Covid me lloje të ndryshme të mbrojtjes. Ata zbuluan se nëse një vaksinë mbron 80 përqind të atyre që janë të imunizuar, dhe vaksinohet 75 për qind e popullsisë, virusi mund të përfundojë kryesisht si një epidemi pa pasur nevojë për masa të tjera të tilla si distancimi social.
?Përndryshe, nuk do të jemi në gjendje të mbështetemi tek vaksina për të rikthyer jetën normale?-thotë Brus Li, bashkautor i studimit dhe profesor në Shkollën Pasuniversitare të Shëndetit Publik dhe Politikës Shëndetësore. Kjo do të thotë, që nëse vaksina parandalon vetëm sëmundjen ose zvogëlon derdhjen virale në vend se t`a eliminojë atë plotësisht, masat shtesë të shëndetit publik mund të jenë ende të nevojshme.
Sidoqoftë, Li thotë se një vaksinë e përhapur jo-sterilizuese,mund të zvogëlojë ende ngarkesën në sistemin e kujdesit shëndetësor dhe të shpëtojë shumë jetë njerëzore. Dhe gripi mund të sigurojë modelin më të mirë të asaj që na pret. Në varësi të periudhës së vitit, vaksinat e gripit kanë treguar se reduktojnë me rreth 40 për qind shtrimet në spital të të rriturve, dhe me 82 për qind shtrimet në repartet e terapisë intensive.
Studimi mbi koronavirusët sezonalë, sugjeron se SARS-CoV-2 mund të zhvillohet në mënyrë të ngjashme për të shmangur sistemin tonë imunitar dhe përpjekjet e vaksinimit, edhe pse ndoshta me një ritëm më të ngadaltë. Dhe të dhënat për marrëdhënien midis simptomave, ngarkesës virale dhe infektivitetit,mbeten të përziera. Por precedentët, tregojnë se vaksinat e diktojnë kontrollimin e suksesshëm të sëmundjeve infektive, edhe kur nuk sigurojnë një imunitet sterilizues të përkryer.
?Fruthi, difteria, pertusis, poliomieliti, hepatiti B, që të gjitha këto janë sëmundje të prirura për epidemi. Por ato tregojnë se për të triumfuar mbi sëmundjet infektive,nuk kemi domosdoshmërisht nevojë për një efektivitet 100 për qind në uljen e transmetimit, apo efektivitet 100 për qind kundër sëmundjes?- thotë Kraukroft./Përshtatur nga CNA.al
Nga John Keiger “Spectator”Franca është anëtarja e vetme e p...
Nga Holman W.Jenkins, Jr. “The Wall Street Journal”Pas shumë...
Nga Matthew Karnitschnig “Politico”Emri i Angela Merkel nuk ...
Kur njerëzit mendojnë për njerëzit më të pasur në histori, u...
Për shekuj me radhë, shtresa më e sipërme e Tokës mendohej t...
Nga Maria Repnikova “The New York Times”A është vërtet kaosi...
Jeta e hershme në Tokë mund të ketë evoluar në burimet e ngr...
Nëse ka një gjë të sigurt në këtë pandemi, është kjo:të pakt...
Nga Cristina Gallardo “Politico.eu”Britania pas Brexit po e ...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Harrojeni tranzicionin e pu...
Nga Tonit Barber “Financial Times”Në një referendum të mbajt...
Asnjë ngjarje tjetër në historinë e kohëve të fundit, nuk e ...
Nga Ashley Woodcock “CapX”Ndërsa jemi pranë 100.000 vdekjeve...
“The Economist”Bllokimet e pranverës së vitit 2020 për shkak...
Me gati 3 miliardë përdorues aktivë në muaj, Facebook mban s...
Nga Harriet Constable “BBC’Ishte 3 janari i vitit 2020 dhe S...
Nga Ido Vock “New Statesman”Varianti i ri britanik i koronav...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Shumica e liderëve evropia...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Pak orë pas trazirave të javës ...
Nga Mark LeonardViti që lamë pas solli shumë ngjarje trondit...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...