LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dashuria në kohën e algoritmeve/ A do ta lini inteligjencën artificiale ta zgjedhë partnerin tuaj?

21 Janar 2021, 08:03, Blog CNA

Inteligjenca artificiale (AI), është tashmë mjeti i domosdoshëm i shekullit XXI. Nga ndihma që i jep mjekëve për të diagnostikuar dhe trajtuar pacientët, tek përparimi i shpejtë i zbulimeve të reja të ilaçeve, ajo është partneri ynë i besuar në shumë fusha.

Dhe së fundmi ka gjetur përdorim në fushën dikur ekskluzive njerëzore të dashurisë dhe marrëdhënieve. Me përdorimin si mbles të sistemeve të AI, në dekadat e ardhshme mund të bëhet e zakonshme të lidhesh me një avatar të personalizuar. Kjo temë u eksplorua në filmin vitit 2014 ?Ajo?, ku një shkrimtar që jeton në Los Anxhelosin e së ardhmes së afërt, zhvillon një ndjenjë dashurie për një sistem AI. Filmi fantastiko-shkencor fitoi një Academy Awards për përshkrimin e asaj që dukej si një histori dashurie shumë e pazakontë.

Por në realitet, ne jemi duke shkuar në atë drejtim. Industria e takimeve në internet, vlen aktualisht më shumë se 4 miliardë dollarë, dhe në këtë treg ka një numër lojtarësh në rritje. Dominues është Match Group, që zotëron OkCupid, Match, Tinder dhe 45 biznese të tjera
të lidhura me takimet. Match Group dhe konkurrentët e saj, kanë grumbulluar një numër të pasur të dhënash personale, të cilat AI mund t?i analizojë për të parashikuar se si i zgjedhim partnerët tanë. Industria po e përqafon kryesisht Inteligjencën Artificiale.
Për shembull, Match përdor një udhëzues dixhital me emrin ?Lara?që i udhëzon njerëzit gjatë procesit të romancës, duke ofruar sugjerime të bazuara në deri 50 faktorë personalë. Bashkëthemeluesi dhe CEO i Tinder Shon Rad, thotë se Inteligjenca Artificiale, është një thjeshtues i lidhjes:një filtër i zgjuar që i shërben atij që është i interesuar.

Faqja e takimeve eHarmony, e ka përdorur Inteligjencën Artificiale për të analizuar bisedat mes 2 njerëzve, dhe dërgon sugjerime se si çfarë duhet të bëni më tej. Edhe Happn e përdor AI për të ?klasifikuar? profilet, dhe për të treguar ato që parashikon se mund të preferojë përdoruesi. Platformat e takimeve, po e përdorin Inteligjencën Artificiale për të analizuar të gjitha detajet më të hollësishme. Nga rezultatet, ato mund të identifikojnë një numër më të madh të përputhjeve të mundshme për një përdorues. Gjithashtu, mund të ekzaminojnë potencialisht postimet publike të një personi në faqet e internetit të mediave sociale si Facebook, Twitter dhe Instagram për të kuptuar qëndrimet dhe interesat e tyre.

Kjo do të anashkalonte paragjykimin ndaj mënyrës se si njerëzit e përfaqësojnë veten e tyre në pyetësorët e këtyre platformave. Studimet kanë treguar se pasaktësitë në tiparet e vetë-raportuara, janë arsyeja kryesore pse takimet në internet nuk janë të suksesshme.
Ndërsa gjenerohen më shumë të dhëna për përdoruesit në internet (veçanërisht në mediat sociale), Inteligjencën Artificiale do të jetë në gjendje të bëjë parashikime gjithnjë e më të sakta. Dhe lojtarët e mëdhenj si Match.com, do të kenë sukses pasi ka tashmë qasje në grupe të mëdha të të dhënave.

Me të dhëna të mjaftueshme të përdoruesit, Inteligjenca Artificiale mund të gjejë përfundimisht një partner plotësisht të personalizuar për ju në realitetin virtual, që përputhet me të gjitha ?kriteret? tuaja. Ithtarët e informatikës, thonë se kjo teknologji ndihmon në përmbushjen e një nevoje të ligjshme për më shumë intimitet në të gjithë shoqërinë – veçanërisht për të moshuarit, të vejat dhe personat me aftësi të kufizuara.

Por ndërkohë, kritikët paralajmërojnë mbi rreziqet e natyrshme të objektivizimit, racizmit dhe dehumanizimit – veçanërisht të grave, por edhe burrave. Një pasojë tjetër problematike, mund të jetë rritja e numrit të njerëzve, të cilët e zëvendësojnë teknologjinë me ndërveprimin e vërtetë njerëzor. Në Japoni, ky fenomen i quajtur ?hikikomori? është shumë i përhapur. Njëherazi, Japonia ka përjetuar gjithashtu një rënie të rëndë të nivelit të lindjeve për dekada. Instituti Kombëtar i Popullsisë dhe Kërkimeve të Sigurimeve Shoqërore parashikon që popullsia do të bjerë nga 127 milion në rreth 88 milion deri në vitin 2065.

E shqetësuar nga rënia e nivelit të lindjeve, qeveria japoneze njoftoi muajin e kaluar njoftoi se do të akordojë 25 milionë dollarë, për krijimin e një sistem martesash të ndërmjetësuara nga Inteligjenca Artificiale. Debati mbi ?dashurinë? dixhitale dhe robotike është shumë i polarizuar, ashtu si shumica e debateve kryesore në historinë e teknologjisë. Zakonisht, konsensusi arrihet diku në mes. Por në këtë debat, duket se teknologjia po përparon më shpejt, sesa po i afrohemi një konsensusi./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.abc.net.au/news/2021-01-18/love-time-of-algorithms-would-you-let-artificial-intelligence/13061822

Lajmet e fundit nga