Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...

Të martën e 12 shtatorit, ndërsa Italia e Luçiano Spaletit arriti fitoren e parë duke mposhtur Ukrainën, në Bukuresht ndeshja ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës u ndërpre që në pjesën e parë, për shkak të protestave të lojtarëve kosovarë ndaj një pankarte të shpalosur nga tifozët vendas.
Në të shkruhej “Kosova është Serbi”, duke i bërë jehonë një pretendimi të njohur të nacionalistëve serbë. Pak më lart në tribuna, ishte shpalosur një pankartë e ngjashme ku shkruhej “Besarabia është Rumani”, duke krahasuar mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi me atë midis Bukureshtit dhe rajonit të njohur që sot njihet me emrin shtetëror Moldavi.
Në fakt nuk ka asgjë të re. Prej disa vitesh futbolli evropian, veçanërisht ndeshjet midis kombëtareve, kanë ofruar jo pak episode të tilla që shkaktojnë debate. Nuk është rastësi që sa herë që UEFA hedh shortin e ndeshjeve kualifikuese, shmang enkas disa përballje të caktuara.
Dhe siç mund të parashikohet, në këtë listë bëjnë pjesë edhe Kosova dhe Serbia, edhe pse kjo ndërhyrje në short nuk mjafton për të shmangur tensionet në takimet e tjera. Kjo u pa së fundmi në Rumani, por edhe në vitin 2018 gjatë ndeshjes së Botërorit 2018 në Rusi midis Serbisë dhe Zvicrës, në të cilën luajtën disa lojtarë me origjinë nga Kosova. Kremtimi i golave nga Xhaka dhe Shaqiri me simbolin e shqiponjës me 2 koka të flamurit shqiptar, bëri xhiron e botës.

Kosova është një shtet që ka ndërtuar një strategji të tërë politike mbi futbollin. Njohja nga UEFA në vitin 2016, krijoi një precedent historik, duke e lejuar vendin e vogël ballkanik të fitonte një status specifik si ekip futbolli, përpara se të ishte një subjekt politik.

Deri më sot, vetëm 117 nga 193 anëtarë të OKB-së e njohin pavarësinë e Prishtinës, që gëzon gjithsesi një pozitë shumë më fortë në aspektin sportiv. Thënë thjesht, ekzistenca e një ekipi kombëtar, është bërë një parakusht i domosdoshëm për t’u njohur si një shtet-komb.
Kjo strategji i bën jehonë fjalëve të historianit të famshëm Erik J.Hobsbaum, që në vitin 1992 shkroi se “komuniteti i imagjinuar i miliona njerëzve, duket shumë më real kur mishërohet nga një ekip prej 11 vetash ”. Kjo thënie na kujton se si kombëtaret e futbollit, kanë qenë gjithmonë një shprehje e idealeve (dhe ambicieve) nacionaliste, një dukuri kjo që i ka fillesat në shekullin XIX.
Nuk është rastësi që ndeshja e parë e këtij lloji – 150-vjetori i së cilës u kremtua në raundin e fundit të kualifikueseve të "Euro 2024" - ishte Skoci-Angli. Kjo është jo një sfidë midis 2 shteteve, por mes 2 kombeve brenda të njëjtit shtet.
Rivalitetet mes ekipeve kombëtare janë të njohura, por predispozicioni i Evropës ndaj këtij lloj pretendimi, i ka rrënjët te ngjarjet e trazuara të shekullit XX. Formimi dhe shpërbërja e shteteve multietnike, fillimisht në fund të Luftës së Parë, dhe më pas me rënien e komunizmit, e mbushi kontinentin me ndarje politike, të cilat nuk janë mbyllur kurrë plotësisht.

Kjo vlen për Ballkanin, por jo vetëm. Në prillin e vitit 2021, mediat spanjolle refuzuan të shqiptojnë emrin e Kosovës, kundërshtarit të kombëtares së tyre në një ndeshje kualifikuese për Botërorin 2022. Në grafikët televizivë emri i vendit ballkanik shkruhej me shkronja të vogla, dhe himni i Kosovës nuk u quajt asnjëherë “himn”.
Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, pasi kjo do të ndizte debatet në lidhje me pavarësinë e rajonit të Katalonjës. Një situatë e ngjashme, por me protagonistë të tjerë, ndodhi më 8 shtator të këtij në Eskisehir të Turqisë, kur televizioni vendas uli zërin kur po luhej himni armen.
Marrëdhëniet midis Jerevanit dhe Ankarasë, kanë qenë gjithmonë shumë të tensionuara për shkak të gjenocidit të kryer nga turqit midis viteve 1915-1923.
Muajt e fundit e kanë rikthyer në vëmendje çështjen e Nagorno-Karabakut, territori i kontestuar historikisht midis dy vendeve, mbi të cilin azerët vendosën një bllokadë të diskutueshme, duke e izoluar komunitetin armen.

Në rast se politika ndërkombëtare vazhdon të jetë bashkëprotagoniste në shumë ndeshje futbolli në Evropë, nuk duhet nënvlerësuar shtimi i pretendimeve nacionaliste, që po bëhen gjithnjë e më të shpeshta kohët e fundit.
Arsyet janë padyshim të shumëfishta, por nuk mund të mos vihet re se si e gjitha kjo po ecën paralelisht me ringjalljen e nacionalizmit në të gjithë Kontinentin e Vjetër./ Përshtatur nga CNA
Falë mendimit, krijimeve apo ideve të tyre, njerëzimi që n...
Mbretëria e kafshëve është e mbushur me krijesa të zgjuara...
1792 – Në Francë hiqet monarkia dhe vendoset republika...
1934 - Lind aktorja italiane me famë botërore Sofia Lo...
Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës dhe sanksionet perëndimore, p...
Sa më shumë që të vonohet investimi në rrugëtimin evropian...
Nuk ka asgjë më të kotë se lotët, dhe asgjë tjetër nuk u j...
Je duke vrapuar por pa mbërritur askund. Sheh veten duke u...
1985 - Një tërmet i fortë godet kryeqytetin e Meksikës...
Karlos Henrike Raposo, i njohur në botën e futbollit si “K...
Një nga librat më të shitur të të gjitha kohërave ka qenë ...
1793- Xhorxh Uashington vendos gurin e parë të themelit të...
Edhe në tërheqje, perandoria Soros nxit një histeri të...
Bota ka qenë në tranzicion që nga fundi i Luftës së Ft...
Në prill të këtij viti, atletja spanjolle Beatriz Flamini ...
Kohët e fundit, “sindroma e motrës së madhe” është bërë ob...
Në gushtin e vitit 2016, një YouTuber postoi në platformën...
Joe Bajden nuk është më i përshtatshëm për të qenë preside...
Kur viziton qendrat e rehabilitimit për ushtarë ukrainas q...
1977 - Vdes sopranoja me famë botërore Maria Kalas Nd...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...