Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...

Presidenti rus Vladimir Putin, kishte arsye të forta për ta pritur diktatorin koreano-verior.
Kim Jong-un në Vostoçni, bazën e re ruse të lëshimeve të anijeve kozmike në Siberinë Lindore. Për shkak të luftës së tij të paligjshme të agresionit në Ukrainë, Putinit po i mbarojnë si miqtë ashtu edhe municionet.
Baza e Vostoçnit ka një histori të trazuar. E planifikuar që të zëvendësonte bazën e vjetër të Bajkonur në Kazakistan, ndërtimi i saj u shoqërua me vonesa të përsëritura dhe akuza për korrupsion dhe keq-menaxhim. Tani, ajo përdoret shumë rrallë, edhe pse nisi misionin e rëndësishëm Luna-25, që u rrëzua në Hënë kohët e fundit.
Marrëdhëniet Rusi-Kore e Veriut kanë një histori të ngjashme. Dikur lidhja midis Kremlinit dhe regjimit të Kim ishte shumë më e ngushtë. Tek e fundit, Koreja e Veriut komuniste ishte në thelb një krijesë e Bashkimit Sovjetik, tek i cili u mbështet për dekada me radhë.

Por pas shembjes së Bashkimit Sovjetik, udhëheqësit rusë e panë si më me leverdi të zhvillonin marrëdhënie të ngushta me Korenë e Jugut, që kishte hyrë prej kohësh në një fazë të lulëzimit të madh ekonomik. Pra Kremlini ndryshoi krah, duke iu bashkuar përpjekjeve (edhe pse të pasuksesshme) ndërkombëtare për të parandaluar vendin e izoluar komunist nga zhvillimi i armëve bërthamore.
Tashmë situata edhe një herë ka ndryshuar. Përpjekja e Vladimir Putinit për ta fshirë Ukrainën nga harta e Evropës, e ka shndërruar Rusinë një vend të përbuzur dhe të izoluar në skenën ndërkombëtare, njëlloj si Koreja e Veriut. Shumica e ekonomive të zhvilluara të botës, i janë bashkuar sanksioneve gjithëpërfshirëse kundër Rusisë.
Po ashtu, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar me shumicë votash disa rezoluta që e dënojnë luftën e agresionit të Putinit. Ato pak vende që kanë mbajtur anën e Rusisë, përfshihen në një listë të njohur vendesh diktatoriale të izoluara:Eritrea, Siria, Nikaragua, Bjellorusia, Mali dhe sigurisht edhe Koreja e Veriut.

Ndërkohë, shumë vende që kanë abstenuar në këto votime të OKB-së, i kanë deklaruar gjithnjë e më shumë në publik kundërshtimet e tyre ndaj luftës së Putinit. Për shembull, në samitin e fundit të G20 në Nju Delhi, deklarata përfundimtare e përbashkët përfshinte një ripohim të qartë të parimit të integritetit territorial, një referencë e qartë ndaj agresionit rus dhe objektivave strategjike të Kremlinit.
Kur nisi luftën e tij në shkurtin e vitit 2022, Putin priste një fitore të shpejtë, por që nga ajo kohë forcat ruse kanë humbur afro gjysmën e territorit që vendosën nën kontroll gjatë fillimit të pushtimit. Pas gati 600 ditësh luftë, ata janë strukur nëpër llogore dhe po përpiqen të mbrojnë veten kundër një politike të pavarur, demokratike të Ukrainës, e cila është e vendosur të mbrojë lirinë e saj.
Në kushtet kur Putin ka nevojë për çdo lloj miku që mund të gjejë, Koreja e Veriut po kthehet papritmas në favor të Kremlinit. Me shoqërinë e saj tërësisht të militarizuar dhe me rezerva të bollshme të municioneve të vjetra të artilerisë të standardit sovjetik, regjimi i Kim duket si një “kamerdare shpëtimi” për luftën e Rusisë në Ukrainë.
Prandaj, Putini nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të shtronte tapetin e kuq për diktatorin e Koresë së Veriut. Megjithëse detajet e marrëveshjes së Vostoçnit do të mbeten sekrete, është e sigurt të supozohet se Rusia do të marrë municion në këmbim të produkteve të ndryshme thelbësore për të cilat Koreja e Veriut ka shumë nevojë, midis tyre ushqim dhe energji.
Përtej kësaj, dukertse në takim është folur edhe për ndihmën e Rusisë ndaj Koresë së Veriut në zhvillimin dhe vendosjen e satelitëve në orbitë, një sektor ku Pheniani ka qenë tepër i pasuksesshëm. Sido që të jenë detajet e paktit Putin-Kim, është e sigurt se ai do të shkelë sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër Koresë së Veriut, të cilat fillimisht u vendosën me mbështetjen e Moskës.

Duke pretenduar se regjimi i sanksioneve ndaj Koresë së Veriut është një çështje e OKB-së, dhe jo një çështje ruse, Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov po tregohet tejet i pandershëm. Ne jemi sot dëshmitarë të shfaqjes së një “koalicionit të dëbuarish”:pra midis vendeve që janë bashkuar në një aleancë, bazuar në gatishmërinë e tyre për të shkelur ligjin ndërkombëtar duke nisur luftëra, zhvilluar armë bërthamore dhe duke shkelur sanksionet.
Kjo listë përfshin edhe Iranin, ku Rusia ka blerë dronë kamikaze, dhe me të cilët sulmon vazhdimisht qytetet dhe civilët ukrainas. Por mos kini asnjë iluzion:t’i afrohesh sot një vendi si Koreja e Veriut, është një shenjë e madhe dobësie. Kina dhe India, mund të mos e dënojnë hapur agresionin rus, por as nuk e kanë miratuar atë, ose nuk kanë bërë shumë për të ndihmuar fushatën ushtarake të Putinit (përveç blerjes së hidrokarbureve ruse).

Dhe çfarëdolloj mbështetje që janë në gjendje të ofrojnë Bjellorusia, Eritrea, Siria ose Mali, kjo nuk do ta ndihmojë dot Kremlinin që të arrijë synimet e “operacionit të tij special ushtarak” në Ukrainë. Megjithatë, këta udhëheqës të izoluar, do të thellojnë bashkëpunimin midis tyre, të nxitur nga dëshpërimi, gjë që do të sjellë rreziqe të reja për stabilitetin rajonal dhe rendin global.
Për shembull, në rast se Rusia i siguron Koresë së Veriut teknologjitë që i nevojiten për të çuar përpara programet e saj raketore ose bërthamore, kjo do të ketë pasoja për sigurinë e Azisë Verilindore. Rusia dhe Koreja e Veriut, mund të dështojnë në programet e tyre hapësinore. Por shkelja e sanksioneve dhe thyerja e rregullave këtu në Tokë, do të ketë sigurisht një efekt destabilizues për rendin aktual ndërkombëtar.
Shënim:Carl Bildt, Ministër i Jashtëm i Suedisë në vitet 2006-2014, dhe kryeministër në vitet 1991-1994. Ka shërbyer si i dërguar i posaçëm i BE-së në ish-Jugosllavi, dhe si i dërguar i posaçëm i OKB-së në Ballkan./ Përshtatur nga CNA
Që nga zgjedhjet presidenciale të Turqisë në maj të kë...
Që nga fillimi i luftës, analisti ushtarak amerikan Majkël...
Të martën e 12 shtatorit, ndërsa Italia e Luçiano Spaletit...
Falë mendimit, krijimeve apo ideve të tyre, njerëzimi që n...
Mbretëria e kafshëve është e mbushur me krijesa të zgjuara...
1792 – Në Francë hiqet monarkia dhe vendoset republika...
1934 - Lind aktorja italiane me famë botërore Sofia Lo...
Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës dhe sanksionet perëndimore, p...
Sa më shumë që të vonohet investimi në rrugëtimin evropian...
Nuk ka asgjë më të kotë se lotët, dhe asgjë tjetër nuk u j...
Je duke vrapuar por pa mbërritur askund. Sheh veten duke u...
1985 - Një tërmet i fortë godet kryeqytetin e Meksikës...
Karlos Henrike Raposo, i njohur në botën e futbollit si “K...
Një nga librat më të shitur të të gjitha kohërave ka qenë ...
1793- Xhorxh Uashington vendos gurin e parë të themelit të...
Edhe në tërheqje, perandoria Soros nxit një histeri të...
Bota ka qenë në tranzicion që nga fundi i Luftës së Ft...
Në prill të këtij viti, atletja spanjolle Beatriz Flamini ...
Kohët e fundit, “sindroma e motrës së madhe” është bërë ob...
Në gushtin e vitit 2016, një YouTuber postoi në platformën...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...