
2005 - IRA çarmatoset zyrtarisht
Dy muaj pasi shpalli synimin e saj për të çarmatosur, Ushtria Republikane Irlandeze (IRA) nis të dorëzojë armët e saj përpara një komisioni inspektorësh të pavarur. Çmontimi i arsenalit të konsiderueshëm të këtij grupi, u bë në disa vende sekrete në Republikën e Irlandës.
Një prift protestant dhe një prift katolik, si dhe zyrtarë nga Finlanda dhe Shtetet e Bashkuara ishin dëshmitarë të ngjarjes historike. Në mesin e armëve ishin ato automatike, municionet, raketat dhe eksplozivët. E themeluar fillimisht në vitin 1919 për t’iu kundërvënë ushtarakisht sundimit britanik në Irlandë, IRA funksionoi që nga vitet 1960 si krahu ushtarak i partisë
politike nacionaliste irlandeze Sinn Fein.
IRA (dhe fraksionet e shkëputura prej saj që përdorin derivate të ndryshme të këtij emri), përdorën për më shumë se 30 vjet taktikat terroriste dhe atentatet në luftën e tyre për çlirimin e Irlandës së Veriut nga sundimi britanik. Në prillin e vitit1998, pas më shumë se 22 muaj negociata, u nënshkrua më në fund një marrëveshje paqeje që hyri në histori si Marrëveshja e
Belfastit ose e Premtes së Mirë.
E miratuar nga qeveritë britanike dhe irlandeze, nga 8 prej 10 partive politike të Irlandës së Veriut dhe votuesit e rajonit, marrëveshja parashikonte ndarjen e pushtetit midis katolikëve dhe protestantëve në qeveri, një angazhim për paqen dhe demokracinë, dhe zotimin që grupimet paraushtarake të të dyja palëve të dorëzonin armët brenda 2 viteve.
Në fillim IRA refuzoi të dorëzonte armët. Kjo qasje e bllokoi procesin e paqes për gati 6 vjet. Edhe pse shumë protestantë në Irlandën e Veriut nuk besonin se IRA do të hiqte realisht dorë nga të gjitha armët e saj, çarmatimi përfaqësonte një hap të rëndësishëm drejt paqes së qëndrueshme në rajonin e trazuar prej kohësh. Në fakt edhe pas çarmatimit, fraksione të veçanta të IRA-s, kërcënuan me vazhdimin e dhunës.
Ngjarje të tjera të rëndësishme:
1789 - Kongresi i Shteteve të Bashkuara, miratoi 12 ndryshime në Kushtetutë, duke ia dërguar shteteve për ratifikim. Ndryshimet, të njohura si Deklaratave e të Drejtave, u hartuan për të mbrojtur të drejtat themelore të qytetarëve amerikane, duke u garantuar atyre lirinë e fjalës, medias, mbledhjes dhe ushtrimit të besimit fetar; të drejtën për një gjyq të drejtë, si dhe për mbajtjen e armëve.
1926- Industrialisti i njohur amerikan, Henri Ford, shpall javën e 5 ditore të punës në kompaninë e tij të prodhimit të makinave.
1938 - Presidenti amerikan Frenklin Ruzvelt, nxit nisjen e bisedimeve midis Adolf Hitlerit dhe presidentit të Çekosllovakisë Edvard Benesh për çështjen e krahinës së Sudeteve.
1943 - Ushtria e Kuqe çliron Smolenskun nga ushtria gjermane, e cila nis tërheqjen nga Bashkimi Sovjetik në përmjet lumit Dnjepër.
1956 - Nis të funksionojë shërbimi i parë telefonik nënujor midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Dy kabllo të shtrira nën Oqeanin Atlantik, garantuan një komunikim më të qartë midis dy kontinenteve.
1959 - Presidenti amerikan Duajt Ajzenhauer dhe ai sovjetik Nikita Hrushov zhvilluan bisedime kokë më kokë. Ata arritën një dakordësi të përgjithshme mbi një numër çështjesh./ Përshtatur në shqip nga CNA
Përsëritja ka një marrëdhënie të çuditshme me mendjen e nj...
Roja bregdetare italiane shpëton në brigjet e Lampedusa nj...
Ashtu si shtetet e tjera mafioze, Rusia e sotme mbështetet...
Partia në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS) në Poloni po zhv...
Dr.Xhim Taker, psikolog në Universitetin e Virxhinias në S...
1939 - Ndërron jetë “babai” i psikanalizës Sigmund Frojd ...
Pas Luftës së Parë Botërore, u krijua Lidhja e Kombeve me ...
Vitin e ardhshëm, NATO - aleanca më e madhe dhe më e aftë ...
Në funksion të synimit për të frenuar ndryshimet e klimës,...
Shembja e dy digave në Libi, që shkaktoi një përmbytje të ...
Në fjalimin e saj të fundit mbi Gjendjen e Bashkimit s...
1980 - Iraku pushton Iranin, duke nisur një luftë të p...
Presidenti rus Vladimir Putin, kishte arsye të forta për t...
Që nga zgjedhjet presidenciale të Turqisë në maj të kë...
Që nga fillimi i luftës, analisti ushtarak amerikan Majkël...
Të martën e 12 shtatorit, ndërsa Italia e Luçiano Spaletit...
Falë mendimit, krijimeve apo ideve të tyre, njerëzimi që n...
Mbretëria e kafshëve është e mbushur me krijesa të zgjuara...
1792 – Në Francë hiqet monarkia dhe vendoset republika...
1934 - Lind aktorja italiane me famë botërore Sofia Lo...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...