Si mund të garantojë OKB-ja një ndershmëri dhe drejtësi më të madhe?
Pas Luftës së Parë Botërore, u krijua Lidhja e Kombeve me ...

1939 - Ndërron jetë “babai” i psikanalizës Sigmund Frojd
Sigmund Frojd, lindur në Frajberg të Moravisë, dikur pjesë e Perandorisë Austro-hungareze, sot Pribor i Republikës Çeke, u nda nga jeta më 23 shtator 1939 në Londër, Angli. Teoria e tij e psikoanalizës, ishte njëkohësisht teori e psikikës njerëzore, një terapi për lehtësimin e sëmundjeve të saj, si dhe një optikë për interpretimin e kulturës dhe shoqërisë.
Ai u diplomua në Universitetin e Vjenës në Austri, dhe në vitin 1882 nisi punë në Spitalin e Përgjithshëm të Vjenës si ndihmës i psikiatrit të njohur Teodor Mejnert. Në fund të vitit 1885 Frojdi u largua nga Vjena për të vazhduar studimet e tij në neuropatologji në Klinikën Salpetrier në Paris, ku punoi nën drejtimin e Zhan-Martin Sharko.
19 javët e kaluara në kryeqytetin francez, rezultuan të ishin një pikë kthese në karrierën e tij. Puna me pacientë të klasifikuar si “histerikë”, e njohu Frojdin me mundësinë që çrregullimet psikologjike ta kishin burimin tek mendja dhe jo truri, pra në pjesën shpirtërore dhe jo fizike.

Disa muaj pas rikthimit të tij në Vjenë, Frojdi u martua me Marta Bernais, vajzën e një familjeje të shquar hebreje. Ajo do të lindte 6 fëmijë, njëra prej të cilëve, Ana Frojd, do të bëhej vetë një psikoanaliste e shquar. Në dallim nga Sharko, Frojdi arriti në përfundimin, bazuar në përvojën e tij klinike me femrat histerike, se burimi i sëmundjes kishte një natyrë seksuale.
Ai i lidhi në përgjithësi simptomat neurotike me një luftë midis një ndjenje apo nxitjeje seksuale dhe mbrojtjeve psikike kundër saj. Duke ndërthurur prova nga ëndrrat vetjake me prova nga ato të rrëfyera në praktikën e tij klinike, Frojdi pretendoi se ato luanin një rol themelor në gjendjen psikike të njeriut.
Energjia e mendjes, të cilën Frojdi e quajti libido dhe e identifikuar kryesisht, por jo ekskluzivisht, tek dëshira seksuale, ishte një forcë e aftë për një fuqi të tepruar dhe shqetësuese. Duke pasur nevojë të shkarkohej për të siguruar kënaqësi dhe për të parandaluar dhimbjen, ajo kërkonte çfarëdolloj rrugëdalje që mund të gjente.

Nëse mohohet kënaqësia e ofruar nga veprimi i drejtpërdrejtë motorik, energjia libidinale mund të kërkojë çlirimin e saj përmes kanaleve mendore. Dhe të gjitha ëndrrat, pohonte Frojdi, madje edhe ankthet që shfaqin ankth të dukshëm , janë përmbushja e dëshirave të tilla.
Ngjarje të tjera të rëndësishme:
1930 - Lindi këngëtari i famshëm amerikan Rei Çarls, një ikonë e muzikës bluz dhe xhaz.
1943 - Benito Musolini rivendos regjimin fashist në një pjesë të Italisë veriore, në një zonë të kontrolluar nga Gjermania, në Garnanjo pranë liqenit të Gardës.
1973 - Vdes shkrimtari nobelist kilian Pablo Neruda. Ai njihet si ndër poetët më të mëdhenj të shekullit të XX-të.
1954 - Policia gjermano-lindore, arreston 400 qytetarë të dyshuar si spiunë të amerikanëve.
1992 - Ushtria e përkohshme Republikane Irlandeze (IRA), shpërthen një bombë 1.3 ton, duke shkatërruar plotësisht laboratorin e mjekësisë ligjore të Irlandës së Veriut. Nga shpërthimi pati fatmirësisht vetëm 20 persona të plagosur, ndërsa u dëmtuan mbi 700 banesa./ Përshtatur nga CNA
Pas Luftës së Parë Botërore, u krijua Lidhja e Kombeve me ...
Vitin e ardhshëm, NATO - aleanca më e madhe dhe më e aftë ...
Në funksion të synimit për të frenuar ndryshimet e klimës,...
Shembja e dy digave në Libi, që shkaktoi një përmbytje të ...
Në fjalimin e saj të fundit mbi Gjendjen e Bashkimit s...
1980 - Iraku pushton Iranin, duke nisur një luftë të p...
Presidenti rus Vladimir Putin, kishte arsye të forta për t...
Që nga zgjedhjet presidenciale të Turqisë në maj të kë...
Që nga fillimi i luftës, analisti ushtarak amerikan Majkël...
Të martën e 12 shtatorit, ndërsa Italia e Luçiano Spaletit...
Falë mendimit, krijimeve apo ideve të tyre, njerëzimi që n...
Mbretëria e kafshëve është e mbushur me krijesa të zgjuara...
1792 – Në Francë hiqet monarkia dhe vendoset republika...
1934 - Lind aktorja italiane me famë botërore Sofia Lo...
Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës dhe sanksionet perëndimore, p...
Sa më shumë që të vonohet investimi në rrugëtimin evropian...
Nuk ka asgjë më të kotë se lotët, dhe asgjë tjetër nuk u j...
Je duke vrapuar por pa mbërritur askund. Sheh veten duke u...
1985 - Një tërmet i fortë godet kryeqytetin e Meksikës...
Karlos Henrike Raposo, i njohur në botën e futbollit si “K...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...