E enjte intensive për Kuvendin/ Projektligje dhe 6 interpelanca me Ramën dhe ministrat
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...

Roja bregdetare italiane shpëton në brigjet e Lampedusa një barkë plot me emigrantë, që po përpiqeshin të vinin në Evropë përmes Deti Mesdhe. Ata transferohen në një anije ushtarake dhe dërgohen në port. Atje do të identifikohen dhe trajtohen nga mjekët.
Më pas do t’i çojnë me autobus në qendrën e pritjes, ku do të qëndrojnë për disa ditë, derisa të largohen nga ishulli në qendrat e mëdha të pritjes në ishullin e madh të Siçilisë, apo në pjesën kontinentale të Italisë. Për turistët që pushojnë pak metra larg zonës së zbarkimeve, kjo është një dite e zakonshme në plazh.
Dhe për ta emigrantët janë thuajse të padukshëm. Plazhet, restorantet dhe hotelet në Lampedusa janë ende plot. Në vitet më të begata, në këtë ishull që banohet nga rreth 6.000 banorë vijnë deri në 30 mijë turistë, kryesisht italianë. Nuk ka të dhëna që të tregojnë se emigracioni e dëmton në ndonjë lloj mënyre aktivitetin ekonomik të Lampedusës.
Mbrëmjeve të verës, rrugët e qendrës së ishullit shndërrohen në një ambient festiv, ku koncertet vazhdojnë deri në orët e para të mëngjesit, dhe dyqanet e suvenireve janë ende të hapura pas mesnatës. Jo shumë larg që andej, në sheshin e kishës, radhë të gjata emigrantësh presin të marrin një pjatë me ushqim të ngrohtë.
Edhe pse kjo ndodh thuajse çdo ditë, ata nuk hasin në vështrimet e turistëve, të cilët darkojnë të qetë në tarracat e restoranteve aty pranë. Kjo javë ka qenë e pazakontë në çdo aspekt. Gati 12.000 emigrantë mbërritën në Lampedusa brenda pak ditësh, dhe ndodhi përjashtimi që e vërteton rregullin:një grup djemsh nga Gambia, Liberia, Bregu i Fildishtë dhe Nigeria, të cilët sapo kishin zbarkuar në ishull, kërcyen me turistët dhe vendasit nën ritmet e muzikës rege të Bob Malit.
Kjo gjë nuk ndodhte thuajse asnjëherë. Shumë banorë vendas kishin kanë dalë duke pasur me vete rroba, batanije, ujë dhe ushqime për emigrantët. Ata u shprehin emigrantëve mirëseardhjen, por u përçojnë turistëve ndjesinë e normalitetit. Pra në Lampedusa bashkëjetojnë 2 sisteme pritjeje: një për turistët dhe një për emigrantët që vijnë përmes Mesdheut.
Disa e shohin ishullin si një parajsë pushimesh. Për të tjerët, që po i ikin urisë, fatkeqësive natyrore apo luftës, ajo përfaqëson portën për në Evropë, fundin e një udhëtimi të rrezikshëm detar, në të cilin ata rrezikojnë jetën e tyre.
Organizata Ndërkombëtare e Migracioni (IOM), vlerëson se deri më sot më shumë se 2.000 njerëz që u larguan nga Afrika e Veriut dhe u përpoqën të mbërrinin në Itali, kanë vdekur në Mesdheun Qendror. Megjithatë, një turist mund të kalojë javë të tëra në ishull, pa e ditur se çfarë po ndodh vetëm pak më larg.
Gjithçka është organizuar në një mënyrë të tillë, që çështja e emigracionit të mos ndërhyjë në jetën lokale. “Janë dy kanale paralele që nuk kryqëzohen midis tyre. Kur gjithçka funksionon normalisht, turistët nuk i shohin emigrantët. Këto ditë emergjence, në rrugë kishte emigrantë që kërkonin qetësisht ushqim dhe ujë.
Disa turistë zgjodhën t’i ndihmonin, të tjerët jo shpjegon për “El Pais” Xhuzi Nikolini, ish-kryebashkiake e Lampedusa-s. Në përgjithësi, shumë njerëz që jetojnë ose punojnë në Lampedusa shpjegojnë se ka shumë pak raste ku përvojat e atyre që mbërrijnë nga deti me një varkë artizanale prej hekuri, të përkojnë me ato të pjesës tjetër të njerëzve në ishull.
Qendra e pritjes ndodhet afro 1.5 milje larg nga porti, e vendosur në një kodër të vogël, në një zonë pa hotele apo shtëpi pushimi pranë. Më pak se gjysmë milje larg, ndodhet një vend për depozitimin e plehrave. Është e pamundur të shohësh këtë vend me sy të lirë nga rrugët kryesore.
Në zonën urbane të Lampedusas, e populluar nga një mori shtëpish të ulëta të mbuluara nga dielli, një murale përshkruan dramën që kalojnë emigrantët kur udhëtojnë në det për të arritur në Evropë. Filipo Manino, kreu i një koalicioni të krahut të djathtë, është kryebashkiak i Lampedusa prej pak më shumë se 1 viti.
Ndër të tjera, ai ka mbajtur në fuqi një urdhëresë që ndalon daljen prej andej të personave të vendosur në qendrën e pritjes. Ky rregull u zbatua në vitin 2020 për shkak të pandemisë, dhe ndonëse arsyet shëndetësore nuk vlejnë më, politikani vendosi që ta mbajë atë në fuëqi. Aktualisht, vetëm ata që kanë forcën të kapërcejnë gardhin dhe t’i shpëtojnë vëmendjes së ushtrisë - e cila patrullon jashtë objektit - mund të largohen nga qendra e pritjes. Kohët e fundit, Manino sugjeroi, pa pasur prova, se nëse menaxhimi i emigrantëve është shumë i dukshëm, ai bëhet i dëmshëm për turizmin.
“Synimi i qeverisë dhe i kësaj administrate, duhet të jetë minimizimi i ndikimit të pritjes në këtë territor, sepse ne jetojmë me turizmin, dhe duam të vazhdojmë të jetojmë prej tij”- tha ai. Nënkryetari i bashkisë, Atilio Luçia, i ka bërë jehonë këtij mesazhi dhe i ka inkurajuar banorët vendasit të protestojnë kundër mënyrës së menaxhimit të migracionit nga qeveria qendrore në Romë.
Ish-kryetarja e bashkisë, Xhuzi Nikolini (që një dekadë më parë, në mesin e krizës së refugjatëve, dha një mesazh emocionues mirëseardhjeje, që u përsërit nga shumë qeveri lokale të Evropës) e hedh poshtë këtë vizion.
“Prania e emigrantëve këtu nuk është problem. Nëse do të ishte kështu, ky ishull do të rrezikohej nga shpopullimi. Përkundrazi, është një vend që po rritet demografikisht, dhe ku fitimet nga turizmi po rriten gjithnjë e më shumë. Në fakt, është një shembull pozitiv që tregon se bashkëjetesa është e mundur, dhe se mirëpritja e njerëzve nuk dëmton askënd”- thotë ajo.
“Ne erdhëm për të pushuar disa ditë në det. Takuam një grup djemsh që kërkonin ushqim dhe ujë. Ua dhamë dhe biseduam pak me ta. Mësuam historitë e jetës së tyre. Duhej të ishin pushime normale, por u bënë një përvojë që na mësoi shumë”- thotë Ilaria Benedeti, turiste nga Roma që vizitoi ishullin me bashkëshortin dhe 2 fëmijët e saj.
Shumë punëtorë vendas nuk mendojnë se emigracioni do të ndikojë mbi imazhin e ishullit. “Emigrantët mezi i shohim, pasi ata mbërrijnë me varka dhe i çojnë direkt nga porti në qendrën e pritjes. Ardhja e tyre nuk ndikon në asnjë mënyrë tek turizmi. Hotelet dhe restorantet, vazhdojnë të lajmërojnë se janë plot. Kjo është prova”- thotë Emanuele, një shofer taksie.
“Emigracioni dhe turizmi janë gjëra të ndryshme”- e pranon Luçiana, që punon në një dyqan të artikujve të artizanatit. Një nga vendet e pakta ku takohen turistët dhe emigrantët është qendra shëndetësore e ishullit, e cila është e ndarë në tre seksione:një për banorët vendas, seksioni i urgjencës për turistët (aktiv nga mesi i qershorit deri në mesin e shtatorit), dhe njësia që kujdeset për enkas për emigrantët.
Të tria seksionet janë të vendosura në pjesë të ndryshme të klinikës, por ato ndajnë të njëjtën dhomë pritjeje. Këtu mund ta gjejnë veten të ulur pranë njëri-tjetrit, një turist me plagë nga një kandil deti në plazh, dhe një grua që vjen nga Libia me shenja dhune pas disa muaj qëndrimi në qendrat e paraburgimit atje.
Varrezat e vogla të ishullit, janë një tjetër hapësirë ??që ndahet nga të gjithë. Aty varret e emigrantëve që kanë humbur jetën në det, nuk janë shumë larg pjesës tjetër. Për vite me radhë (derisa mbaroi hapësira) disa emigrantë u varrosën atje në varre të emër ku shkruhej:“Këtu prehet një emigrant i paidentifikuar”.
Dikush linte mbi to lule, një varkë të vogël prej druri, dhe i zbukuronte me vizatime. IOM vlerëson se që nga viti 2014, rreth 17.000 njerëz janë zhdukur në ujërat e Mesdheut në përpjekje për të ardhur në Evropë. Nga Lorena Pacho “El Pais”/ Pershtatur nga CNA
Ashtu si shtetet e tjera mafioze, Rusia e sotme mbështetet...
Partia në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS) në Poloni po zhv...
Dr.Xhim Taker, psikolog në Universitetin e Virxhinias në S...
1939 - Ndërron jetë “babai” i psikanalizës Sigmund Frojd ...
Pas Luftës së Parë Botërore, u krijua Lidhja e Kombeve me ...
Vitin e ardhshëm, NATO - aleanca më e madhe dhe më e aftë ...
Në funksion të synimit për të frenuar ndryshimet e klimës,...
Shembja e dy digave në Libi, që shkaktoi një përmbytje të ...
Në fjalimin e saj të fundit mbi Gjendjen e Bashkimit s...
1980 - Iraku pushton Iranin, duke nisur një luftë të p...
Presidenti rus Vladimir Putin, kishte arsye të forta për t...
Që nga zgjedhjet presidenciale të Turqisë në maj të kë...
Që nga fillimi i luftës, analisti ushtarak amerikan Majkël...
Të martën e 12 shtatorit, ndërsa Italia e Luçiano Spaletit...
Falë mendimit, krijimeve apo ideve të tyre, njerëzimi që n...
Mbretëria e kafshëve është e mbushur me krijesa të zgjuara...
1792 – Në Francë hiqet monarkia dhe vendoset republika...
1934 - Lind aktorja italiane me famë botërore Sofia Lo...
Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës dhe sanksionet perëndimore, p...
Sa më shumë që të vonohet investimi në rrugëtimin evropian...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...