Rendi botëror në kaos, ja çfarë mund të ndodhë
Në kohën e Bashkimit Sovjetik qarkullonte shpesh një anekt...

Edhe pse kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës nisi me vonesë, dhe gjatë gjithë verës nuk ia doli të sillte suksesin që mund të pritej nga shumëkush, fakti është se ushtria ruse mbetet në pozita mbrojtëse. Forcat e Kievit kanë nisur vetëm javët e fundit të depërtojnë nëpër pozicionet e fortifikuara të pushtuesve, dhe nuk ka ende të ngjarë të shohin ndonjë përparim të madh përpara mbërritjes së kushteve atmosferike akoma më të ftohta.
Për pasojë, duket se lufta në Ukrainë, e cila nisi në shkurtin e vitit të kaluar, kur Rusia nisi pushtimin e saj të paprovokuar në shkallë të gjerë, do të vazhdojë të paktën deri vitin e ardhshëm. Deri atëherë mbetën një sërë pyetjesh:A mund të vazhdojë Ukraina të marrë mbështetjen e nevojshme nga Perëndimi, duke qenë se ofensiva e saj nuk arriti të shënojë një përparim të rëndësishëm?
Pa ndihmën e Perëndimit, Ukraina nuk mund të fitojë dot në këtë luftë. Megjithatë, edhe nëse reduktohet ndihma perëndimore, duket se Rusia është dobësuar aq shumë sa do ta ketë të vështirë të ndërmarrë ndonjë ofensivë tjetër të madhe si në fillim.
Sipas vlerësimeve më të fundit të bëra nga ushtria ukrainase - të cilat mund të jenë disi të ekzagjeruara - Kremlini ka humbur deri tani 275.000 të vrarë ose të plagosur. Po ashtu nga arsenali i saj janë shkatërruar 4.628 tanke, së bashku me 8.851 automjete të blinduara.
Vlerësimi i përbashkët nga shumë analistë ushtarakë, është se Ukraina ka të ngjarë t’i dëbojë pushtuesit rusë me mbështetjen e vazhdueshme perëndimore. Në përgjithësi besohet se me intensitetin aktual të luftimeve, Rusia mund të jetë në gjendje të ruajë pozicionet e saj në Ukrainë edhe për 2 vjet të tjera.
Megjithëse ka në dispozicion një numër të madh njerëzish, Rusisë i mungojnë rezervistët e trajnuar, dhe më e rëndësishmja pajisjet moderne për t’i dërguar në frontin e luftës. Ajo humbi ushtarët e saj më të mirë në fazat fillestare të luftës, dhe tashmë nuk është në gjendje të zëvendësojë tanket dhe mjetet e tjera që ka humbur.
Për këtë arsye ka dërguar pajisje të vjetruara, që i përkasin epokës së Luftës së Ftohtë, dhe që siç pritej rezultuan të papërshtatshme për një luftë moderne në shekullin XXI. Tanket T-62 dhe madje edhe ata më të vjetër të serisë T-54/55, e forcuan ne letër fuqinë ushtarake të Kremlinit.
Por në terren u pa të ishin “tigra prej letre”, pra ishin në thelb pak më shumë sesa disa arkivole prej çeliku për ekuipazhet që i drejtonin ato. Ndërsa Moska kishte të paktën tanket më të vjetra që mund t’i dërgonte në luftë, asaj i mungojnë trupat e reja të stërvitura.
Ajo nuk ka luksin të përdorë veteranët e saj në rolet trajnuese, ndaj po dërgon në front njerëz që kanë më pak përvojë që të udhëheqin të rinjtë. Kjo do të ndikojë shumë në situatën në vijën e frontit, deklaroi Ministria Britanike e Mbrojtjes në përditësimin e saj të fundit të të dhënave të inteligjencës mbi Luftën në Ukrainë.
“Mungesa e rotacioneve të rregullta të njësive që janë jashtë shërbimit, është me shumë gjasa një nga faktorët më të rëndësishëm që kontribuon në moralin e ulët të trupave ruse dhe në dështimin e ushtrisë ruse për të kryer trajnime të nivelit më të lartë që nga fillimi i pushtimit. Mungesa e një trajnimi të tillë, ka shumë të ngjarë të kontribuojë në vështirësitë e Rusisë në kryerjen e operacioneve të suksesshme komplekse sulmuese”- vuri në dukje Ministria britanike e Mbrojtjes.
Gjatë gjithë ekzistencës së saj shumëshekullore, Rusia ka treguar se është në gjendje të pësojë humbje të mëdha dhe të vazhdojë të luftojë, të paktën për një fare kohe. Megjithatë, Lufta e Parë Botërore mund të shërbejë si një kujtesë se Rusia mund të luftojë për një kohë të gjatë.
Që në javët e para të Luftës së Parë Botërore, në gushtin e vitit 1914, Rusia përjetoi shkatërrimin gati të plotë të ushtrive të saj në Betejën e Tannenbergut, duke humbur mbi 170.000 trupa. Edhe pse ishte në gjendje të vazhdonte luftonte edhe për gati 3 vite të tjera, ajo nuk e mori asnjëherë veten nga ajo disfatë. Edhe Lufta e Vladimir Putin në Ukrainë, duket se do të jetë po aq shkatërruese për Rusinë./ “19FortyFive” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA
Në kohën e Bashkimit Sovjetik qarkullonte shpesh një anekt...
Vështirësia për të rënë apo për të qëndruar në gjumë është...
2005 - IRA çarmatoset zyrtarisht Dy muaj pasi shpalli syn...
Përsëritja ka një marrëdhënie të çuditshme me mendjen e nj...
Roja bregdetare italiane shpëton në brigjet e Lampedusa nj...
Ashtu si shtetet e tjera mafioze, Rusia e sotme mbështetet...
Partia në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS) në Poloni po zhv...
Dr.Xhim Taker, psikolog në Universitetin e Virxhinias në S...
1939 - Ndërron jetë “babai” i psikanalizës Sigmund Frojd ...
Pas Luftës së Parë Botërore, u krijua Lidhja e Kombeve me ...
Vitin e ardhshëm, NATO - aleanca më e madhe dhe më e aftë ...
Në funksion të synimit për të frenuar ndryshimet e klimës,...
Shembja e dy digave në Libi, që shkaktoi një përmbytje të ...
Në fjalimin e saj të fundit mbi Gjendjen e Bashkimit s...
1980 - Iraku pushton Iranin, duke nisur një luftë të p...
Presidenti rus Vladimir Putin, kishte arsye të forta për t...
Që nga zgjedhjet presidenciale të Turqisë në maj të kë...
Që nga fillimi i luftës, analisti ushtarak amerikan Majkël...
Të martën e 12 shtatorit, ndërsa Italia e Luçiano Spaletit...
Falë mendimit, krijimeve apo ideve të tyre, njerëzimi që n...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...