Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...

Vështirësia për të rënë apo për të qëndruar në gjumë është një dukuri e zakonshme, sidomos kur plakemi. Por për femrat probleme të tilla mund të jenë edhe më të mëdha. Ato mund të fillojnë që gjatë periudhës së pubertetit dhe të vazhdojnë gjatë gjithë moshës madhore.
Në lojë hyjnë faktorë të ndryshëm: biologjikë, psikologjikë dhe socialë. Po çfarë fshihet pas vështirësive që hasin gratë për të rënë në gjumë?
Gjatë viteve të para të ciklit menstrual, ndryshimet hormonale mund të shkaktojnë ndryshime të humorit (ankth dhe depresion), simptoma fizike (ngërçe, ënjtje dhe ndjeshmëri të gjirit), të cilat mund ta ndërpresin ose shqetësojnë gjumin.
“Sigurisht, ndikimi i hormoneve është ndër më të rëndësishmit. Sepse hormonet seksuale, estrogjeni dhe progesteroni për gratë dhe testosteroni për burrat, kanë receptorë të përhapur në të gjithë trurin dhe janë në gjendje të ndikojnë drejtpërdrejt mbi ‘arkitekturën’ e gjumit. Estrogjeni, që e arrin kulmin në fazën e parë të ciklit menstrual, nxit rritjen e fazës REM të gjumit Nga ana tjetër, progesteroni, një hormon që dominon fazën pas ovulacionit tek gratë dhe që mbetet në nivele shumë të larta gjatë shtatzënisë, rrit kohëzgjatjen e gjumit të thellë dhe e redukton gjumin REM.
Prandaj, luhatjet hormonale ndikojnë në gjumin e grave, gjë që praktikisht mungon tek burrat, ku përqendrimi i testosteronit është shumë më i qëndrueshëm”- thotë Karlota Muti, neurologe në Qendrën e Mjekësisë së Gjumit në spitalin e Parmës.
Pavarësisht aspektit mbrojtës të progesteronit ndaj gjumit, gjatë shtatzënisë mund të shkaktohen shqetësime në pushimin e natës për shkak të të përzierave, nevojës së shpeshtë për të urinuar (preken 90 për qind e grave në 3-mujorin e tretë), rrezikut më të madh të refluksit gastroezofageal, lëvizjeve të fetusit që mund të shkaktojë zgjime të vogla gjatë natës.
Pasi një grua lind, vijnë ndërprerjet tipike të gjumit për shkak të kujdesit për të porsalindurin. Hormonet rikthehen në lojë gjatë viteve që çojnë drejt menopauzës. Deri në 80 për qind të grave fillojnë të kenë afshe të nxehta në paramenopauzë, dhe ato mund të zgjasin me vite.
Për rreth 20 për qind të grave, afshet e nxehta janë aq të shpeshta dhe intensive saqë e ndërpresin gjumin. Ndërkohë gratë pas menopauzës janë më të rrezikuara nga apnea obstruktive e gjumit, gjë që mund të çojë në zgjime të shpeshta gjatë natës dhe shtim të përgjumjeve gjatë ditës.
Simptomat mund të jenë të ndryshme nga meshkujt, të cilët në përgjithësi gërhasin shumë gjatë natës, zgjohen me dhimbje koke, me gojë të thatë, dhe përjetojnë përgjumje gjatë ditës. “Te femrat sinjalet janë më delikate dhe mund të shfaqen në formën e pagjumësisë, gjendjeve të ankthit dhe maktheve”- thekson më tej ekspertja. Është e vërtetë që apnea e
gjumit është më e shpeshtë te gratë në menopauzë.
Por obeziteti dhe vezoret policistike janë dy faktorë rreziku, që mund të shkaktojnë shfaqjen e çrregullimit në periudhat më të hershme. Së fundi, disa sëmundje që ndërhyjnë te gjumi janë më tipike për femrat. “Pagjumësia prek më shumë femrat që vuajnë më shpesh nga sindroma e këmbëve të lodhura dhe mioklonusi i natës, që të dyja gjendje të lidhura edhe me mungesën e hekurit sidomos gjatë ciklit menstrual”- thekson Muti.
Sipas udhëzimeve ndërkombëtare, terapia konjitive e sjelljes është trajtimi kryesor për problemin e pagjumësisë. Ajo bazohet tek një mbështetje psikologjike, e cila synon të korrigjojë sjelljen e gabuar dhe të riformulojë modelet negative të mendimit që prishin pushimin e natës.
“Shndërrimi në kronike të sjelljeve të këqija, çon në përsëritjen e vazhdueshme të pagjumësisë. Dhe është vërtetuar se mbështetja psikologjike specifike funksionon dhe arrin ta thyejë rrethin vicioz”- thotë Karlota Muti.
Megjithatë terapia e sjelljes nuk mbështetet nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar. Jo të gjithë mund të përballojnë financiarisht një mbështetje të tillë psikologjike, e cila mund të kërkojë disa muaj terapi. “Ne neurologët japim këshilla të përgjithshme mbi higjienën e gjumit. Por nëse kjo nuk mjafton, shpeshherë duhet t’u drejtohemi ilaçeve. Prandaj, shpresojmë që trajtimi të mbetet brenda niveleve thelbësore të ndihmës”- thekson ajo./ Përshtatur në shqip nga CNA
2005 - IRA çarmatoset zyrtarisht Dy muaj pasi shpalli syn...
Përsëritja ka një marrëdhënie të çuditshme me mendjen e nj...
Roja bregdetare italiane shpëton në brigjet e Lampedusa nj...
Ashtu si shtetet e tjera mafioze, Rusia e sotme mbështetet...
Partia në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS) në Poloni po zhv...
Dr.Xhim Taker, psikolog në Universitetin e Virxhinias në S...
1939 - Ndërron jetë “babai” i psikanalizës Sigmund Frojd ...
Pas Luftës së Parë Botërore, u krijua Lidhja e Kombeve me ...
Vitin e ardhshëm, NATO - aleanca më e madhe dhe më e aftë ...
Në funksion të synimit për të frenuar ndryshimet e klimës,...
Shembja e dy digave në Libi, që shkaktoi një përmbytje të ...
Në fjalimin e saj të fundit mbi Gjendjen e Bashkimit s...
1980 - Iraku pushton Iranin, duke nisur një luftë të p...
Presidenti rus Vladimir Putin, kishte arsye të forta për t...
Që nga zgjedhjet presidenciale të Turqisë në maj të kë...
Që nga fillimi i luftës, analisti ushtarak amerikan Majkël...
Të martën e 12 shtatorit, ndërsa Italia e Luçiano Spaletit...
Falë mendimit, krijimeve apo ideve të tyre, njerëzimi që n...
Mbretëria e kafshëve është e mbushur me krijesa të zgjuara...
1792 – Në Francë hiqet monarkia dhe vendoset republika...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...