Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...

Nga haberet që vijnë nga godina e qeverisë veçuam një nga lajmet më entuziaste të të gjitha kohërave. Në Shpirag të Beratit është zbuluar një sasi e madhe me lumenj nafte 6 km në thellësi të tokës amë sa dhe me burimet e ujit konkurron dhe nuk kanë asnjë krahasim, madje as nuk përzihen fare me njëri-tjetrin.
Lajmin e dha vetë kryeministri. Që të ishte i besueshëm ai shkoi vetë te Shell Oil deri në Shpirag.
Vetë fakti që në Shpirag të Beratit do të arrihen të prodhohen rreth 4 milionë euro fitime në ditë që normalisht do të hyjnë lehtësisht në tregun e pangopur shqiptar, nga kontrabanda që valon, në favor të shqiptarëve ka filluar dalldia e madhe. Kjo ka bërë që Shpiragu të kuotohet që tani në bursë me Shanghain. Kjo duket se ka rritur rivalitetin mes tyre i cili nuk dihet se deri ku do të vazhdojë.
Nga ana tjeter, në Berat duket se po harohet ajo dashuria e madhe e tyre për Partinë Socialiste, të cilët bënin be dikur që pranonin të hanin dhe bar dhe vetëm udhëheqësit e partisë së tyre të mos ndaheshin. Ndërsa sot erdhi dita që ata të mos hanë bar, por të hanë me lugë floriri. Çfarë evolucioni?
Por përkundër zbulimit të kësaj miniere ari të zi, duket se janë shtuar kundër edhe një armatë e madhe njerëzish që nuk besojne fare nga këto historitë e verës që ikin me gushtin nga nxjerrja nesër e naftës me koncesion në Shpirag, me pretekstin e tyre të drejtë se aq sa kanë përftuar deri më sot nga koncesionet e naftës, kromit, bakrit e pasurive të tjera kombëtare, të cilat vidhen ditën për diell që prej 31.03.1991, aq do të përfitojnë dhe ata nesër.
Tani që duket se rrota e historisë e solli fatin që gjithë kazaja e Beratit dhe bashkitë përreth të cilat shpejt mund të shtrihen në mbarë Shqipërinë, nga viti i ardhshëm do të hanë me lugë floriri. Kjo do të sjellë detyrimisht shtimin e dyqaneve të arit në Shqipëri, që shqipet të mos përplasen më sipas mënyrës së tyre nëpër qendra tregtare duke kërkuar setet e florinjta të pajisjes së kuzhinës.
Që tani duket se ka shpërthyer festa e madhe në godinën më të famshme të bulevardit "Dëshmorët e Kombit", të cilët perveç enturazhit të njohur të entuziazmit ministror po ëndërrojnë secili sipas mënyrës së tij edhe që të gdhihen sa më shpejt si sheikë që të mburren pëpara fqinjëve të tyre si arabët e rinj të Evropës...
Të vetmit që mund t'i besoj lidhur me këtë "show" që shitet si zbulim i madh është inxhinieri i naftës, miku im Sazan Guri, por ai duket se nuk i ka bërë fare, po fare përshtypje ky haber i madh kryeministror. Madje ai ka frikë nga babëzia e të pangopurve ndaj vegjëlisë duke vënë gishtin tregues te feudalet që qeverisin këtë fermë dhe te babëzia e tyre.
Për dreq kjo konsistoi pak pas ikjes së Soros, i cili thuhet se po mbyll shumicën e fondacioneve të tij në gjithë Evropën, ku thuhet se derdhte çdo vit mbi 1.5 miliardë dollarë dhe njerezit e tij po vajtojnë se do mbeten pa punë, ndaj ky zbulim në njëfarë mënyre mund të shërbejë si ushqimi i dytë për ta.
Në fund të fundit miqësia e zotit Edi Rama me Aleks Sorosin për ditë të vështira duhet të vlejë. Ai thuhet se ngryset e gdhihet sa në zyren e kryeministrit aq edhe atë të lalit. Nuk e di nëse vetë lali Eri ka ndonjë projekt nga Bashkia e Tiranës apo respekton juridiksionin territorial?
Në rast të kundert mos u çuditni një ditë kur të kemi Shanghain me gjithë shkëlqimin e tij në Berat madje shumë më të bukur sesa Tirana...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, tho...
Dy persona babë e bir kanë rënë në prangat e policisë ...
Furnizuesi i Shërbimit Universal dhe Operatori i Sistem...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se eki...
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së sotme, ka folu...
Kryeministri Edi Rama ashtu si edhe kryebashkiaku Erion Ve...
Kryeministri Edi Rama teksa ka folur për inceneratorët ësh...
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat këtë he...
Kryeministri Edi Rama ka folur për kontratën e koncesionit...
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp, është ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të for...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se Ervin Muç...
Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vizitojë në...
Ndërkohë që qumështi dhe nënproduktet e tij kanë pasur një...
Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Ba...
Sot në Shqipëri kanë mbërritur eshtrat e prefektit të Tira...
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se situata e zjarrit në ...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka mbërritur në institucionin ...
Mali i Shpiragut vijon ende të jetë i përfshirë nga flakët...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...