Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, thotë se konsumatorët shqiptarë janë pa alternativa dhe të pambrojtur përballë rreziqeve teknologjike.
Kraja raporton se problematikat e hasura janë të shumta.
Ai thotë se shërbimi po degradon dhe një situatë e cila në fakt pa asnjë hezitim, mund të marrë emërtimin e një katastrofe digjitale me kosto të jashtëzakonshme për sigurinë tonë kombëtare.
Deklarata e plotë:
Prej muajsh, konsumatorët shqiptarë shprehin shqetësime të shumta përballë rënies së cilësisë së shërbimit të ofruar nga operatorët e telefonisë celulare në vend. Pamundësi për të transferuar numrin, mos rakordim i pagesave, kosto të larta, ndërprerje shërbimi. Janë të shumta problematikat e hasura. Një shërbim i cili po degradon dhe më tej siç po ndodh ditët e fundit teksa mijëra e mijëra konsumatorë te njërës prej dy kompanive ne treg gjenden në pamundësi për të komunikuar normalisht.
Një degradim i shërbimit të telefonisë celulare e cila vjen drejtpërsëdrejti nga mos veprimi adekuat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare që ka detyrimin për të mbrojtur konsumatorin shqiptar dhe për të kërkuar nga operatorët respektimin e standardeve ligjore e komerciale që rregullojnë këtë treg. Një treg, i cili aktualisht është në një situatë duopolistike, me konkurrencë të kufizuar e alternativa jo-zëvëndësuese. Rikujtojmë, që në vitin 2005, në Shqipëri operonin dy operatorë të telefonisë celulare, ku njëri kishte shtetin aksioner.
Pas finalizimit të privatizimit të tij me sukses nga qeveria demokrate, dhe hapjes së tregut ndaj investitorëve të huaj e vendas, duke rritur kështu konkurrencën dhe ofertat për konsumatorin vendas, Shqipëria në vitin 2013, arriti në numrin e 4 operatorëve privatë të telefonisë. Niveli i penetrimit të internetit u rrit nga 4,9% ne 63% kurse i telefonisë celulare nga 36% ne 184% në harkun e pak viteve. Shqipëria digjitale u be një realitet i prekshëm. Fatkeqësisht, në vend që të përparojmë, sot në Shqipëri po përjetojmë një katastrofë digjitale. Të dhënat personale të miliona shqiptarëve, të rrjedhura nga e-Albania trafikohen në tregun e zi krejt lehtësisht. Kadastra digjitale po rezulton një mega-dështim me pasoja të pallogaritshme për pronat e familjeve dhe sipërmarrësve shqiptarë. Rregjistri elektronik i kalimeve kufitare TIMS endet në një USB që bredh nga Tirana në Dubai.
Dhe sikur këto të mos mjaftonin, tregu i telefonisë celulare nga 4 operatorë në 2013, ngushtohet aktualisht në 2, ku një nga operatorët nuk arrin dot të sigurojë as shërbimin më minimal. Konstatimi është evident. Qytetarët dhe konsumatorët shqiptarë janë pa alternativa dhe të pambrojtur nga shteti dhe agjencitë përkatëse përballë rreziqeve digjitale. Një situatë e cila në fakt pa asnjë hezitim, mund të marrë emërtimin e një katastrofe digjitale me kosto të jashtezakonshme për sigurinë tonë kombëtare. Një katastrofë digjitale e cila vjen në fakt nga amatorizmi, abuzimet, korrupsioni e kriminalizimi i një administrate që nuk i shërben taksapaguesit dhe konsumatorit shqiptar, por interesave korruptive anti-konkurrencë, anti-ligj, anti-treg të klientelës qeveritare të Kryeministrit Edi Rama./ CNA
Dy persona babë e bir kanë rënë në prangat e policisë ...
Furnizuesi i Shërbimit Universal dhe Operatori i Sistem...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se eki...
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së sotme, ka folu...
Kryeministri Edi Rama ashtu si edhe kryebashkiaku Erion Ve...
Kryeministri Edi Rama teksa ka folur për inceneratorët ësh...
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat këtë he...
Kryeministri Edi Rama ka folur për kontratën e koncesionit...
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp, është ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të for...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se Ervin Muç...
Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vizitojë në...
Ndërkohë që qumështi dhe nënproduktet e tij kanë pasur një...
Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Ba...
Sot në Shqipëri kanë mbërritur eshtrat e prefektit të Tira...
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se situata e zjarrit në ...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka mbërritur në institucionin ...
Mali i Shpiragut vijon ende të jetë i përfshirë nga flakët...
Pas problemeve me shërbimin kompania "ONE Albania" ka reag...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Evropian të Sig...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...