"Kishte menduar të më shantazhonte"/ Zbardhet dëshmia e Bill Gates për lidhjet me Jeffrey Epstein
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...

Një mori titujsh kryesorë në mediat javët e fundit në lidhje me spiunazhin kinez duhet që ta detyrojë Perëndimin të forcojë përpjekjet e tij kundër-zbuluese të fokusuara tek Kina. Më 10 shtator, e përditshmja britanike “The Sunday Times” raportoi se MI5, agjencia britanike e sigurisë së brendshme, kishte arrestuar një studiues që punonte për Grupin Kërkimor të Kinës në Dhomën e Komunëve të Mbretërisë së Bashkuar, me dyshimin se ishte një spiun për llogari të Kinës.
28-vjeçari, që thuhet se quhet Kris Kesh, kishte pasur kontakte të ngushta me shumë anëtarë të parlamentit britanik. Ndërsa suksesi i çfarëdolloj aktiviteti që supozohet se ka ndërmarrë Kesh është i panjohur, një burim nga Pallati Whitehall, selia e parlamentit britanik, spekuloi duke thënë se: “Unë jam shumë i sigurt se ai e ndryshoi qëndrimin e disa deputetëve, nga të pasurit e një qasjeje të ashpër ndaj Kinës, në një sjellje neutrale dhe apatike ndaj Pekinit”.
Por ky nuk ishte lajmi i vetëm nga Britania e Madhe. “The Times” raportoi gjithashtu më 12 shtator se MI5 e kishte paralajmëruar Partinë Konservatore që në vitin 2021, se 2 kandidatë të saj për zgjedhjet parlamentare, mund të ishin agjentë të Departamentit të Punës së Frontit të Bashkuar të Kinës (UFWD) - agjencia kryesore kineze për ndikimin e huaj jashtë shtetit dhe fushatat e saj propagandistike.
Në SHBA, Xhimi Kuin i “National Review”, raportoi më 10 shtator se ndihmësit e kryebashkiakut e Nju Jorkut, Erik Adams kishin udhëtuar në Kinë me një nga të pandehurit në çështjen e Departamentit të Drejtësisë kundër shtetasve kinezë të akuzuar për ngritjen e një stacioni policie të paligjshëm, të drejtuar nga qeveria kineze në qytetin e Nju Jorkut.
Lajmi u bëri jehonë operacioneve të mëparshme kineze në SHBA, të cilat arritën të infiltrojnë agjentë pranë senatores demokrate Diana Feinshtein dhe kongresmenit demokrat Erik Suolluell. Dhe në muajin gusht, Departamenti i Drejtësisë arrestoi 2 marinarë të Marinës së SHBA-së, me akuzën e kalimit në Kinë të informacioneve të klasifikuara mbi aktivitetet detare të SHBA-së, projektet e anijeve dhe armatimin e tyre.
Ndërkohë, qeveria kanadeze njoftoi më 7 shtator hapjen e një hetimi mbi ndërhyrjen ruse dhe kineze në zgjedhjet e saj kombëtare. Në fillim të këtij viti, gazeta kanadeze “The Global and Mail”, citoi raporte të inteligjencës kanadeze që tregonin se shërbimi sekret kinez drejtoi një operacion ndikimi që synonte të mbante në pushtet Partinë Liberale të kryeministrit Xhastin Trudo dhe për të mposhtur ligjvënësit konservatorë të konsideruar si armiqësorë ndaj interesave të Pekinit.
Përpjekjet e Kinës në këtë drejtim, përfshinin kontribute politike të pazbuluara dhe detyrimin e studentëve kinezë që të dilnin vullnetarë në fushata. Kjo skemë i ngjan përpjekjeve të suksesshme kineze për të depërtuar dhe ndikuar mbi parlamentin australian vitet e fundit.
Ky lloj depërtimi në institucionet perëndimore është krejtësisht delikat krahasuar me atë në Indi. Media të ndryshme indiane kanë raportuar për një përplasje diplomatike midis zyrtarëve kinezë dhe punonjësve në Pallatin Taj në Delhi, qyteti pritës për samitin e G20 të javës së kaluar.
Sipas gazetës “Times of India”, një delegacion kinez refuzoi të dorëzonte 20 çanta me “pajisje të dyshimta” në një kontroll sigurie, duke shkaktuar një mosmarrëveshje 12-orëshe me stafin e sigurisë së hotelit. Në atë hotel qëndroi presidentit brazilian dhe shumë pranë tij qëndroi presidenti amerikan Bajden.
Në fund, kinezët ranë dakord t’i kthenin pajisjet e tyre në ambasadën kineze në Indi. Është e qartë se Kina nuk ka frikë të kryejë operacione kundër objektivave në Perëndim dhe gjetkë. Siç shprehet studiuesi australian Aleks Joske në librin e tij të vitit të kaluar “ Spiunët dhe gënjeshtrat: Si e mashtruan botën operacionet më të mëdha sekrete të Kinës”, “simbioza e Ministrisë së Sigurisë së Shtetit kinez me rrjetet e frontit të bashkuar, perandoritë e biznesit, diplomacinë publike dhe universitetet, është më e fortë se kurrë ndonjëherë”.
Kongresmeni republikan Majk Galager, kryetar i Komitetit të Përzgjedhur të SHBA-së në Partinë Komuniste Kineze, tha muajin e kaluar se “ne sapo kemi filluar të gërvishtim sipërfaqen, sa i përket këtij aktiviteti në territorin amerikan”. Përhapja e këtij problemi është e qartë, por zgjidhjet për mbylljen e operacioneve kineze brenda SHBA-së nuk janë aspak të lehta.
Sepse agjentët kinezë nuk operojnë gjithmonë nën mbulesën e një përkatësie qeveritare, siç është një post diplomatik. Zakonisht, Partia Komuniste Kineze rekruton (ose detyron) qytetarë të zakonshëm kinezë, si studentë dhe biznesmenë, për të marrë pjesë në fushatat e saj të spiunimit dhe ndikimit.
Organet e zbatimit të ligjit dhe agjencitë e inteligjencës amerikane nuk mund të gjurmojnë aktivitetet e çdo shtetasi kinez në SHBA, kjo për shkak të problemeve praktike dhe të diskriminimit. Por mund të merren disa hapa për të mbyllur boshllëqet.
Së pari, Kongresi duhet të zgjerojë parametrat ligjorë mbi ato që quhen operacione të paligjshme kineze në SHBA, me një përqendrim të veçantë në fushën akademike dhe të biznesit. Për shembull, të gjitha aktivitetet e lidhura me programin e Kinës, Thousand Talents, që rekruton shkencëtarë perëndimorë për të marrë njohuritë amerikane dhe transferuar ato në institucionet kineze, duhet të shihen si mbështetje për spiunazhin dhe vjedhjen e pronës intelektuale dhe për pasojë duhet të mbyllen.
Ndërkohë kompanitë tregtare kineze, të cilat janë nënvlerësuar nga forcat e rendit si start-up, duhet të konsiderohen si platforma spiunazhi. Anëtarët e tyre duhet ose të ndiqen penalisht ose të dëbohen.
Së fundi, qeveria federale duhet të rrisë kërkesat për raportim rreth kontakteve midis shtetasve kinezë dhe zyrtarëve të qeverisë amerikane (përfshirë anëtarët e Kongresit dhe stafin e tyre) dhe individëve që mbështesin bazën e mbrojtjes-industriale të SHBA-së.
Tek e fundit, asnjë lloj korpusi ligjesh, sado i plotë qoftë, nuk do të jetë i përshtatshëm për misionin e ndalimit të spiunazhit kinez. Kjo detyrë do të kërkojë që shumë segmente të shoqërisë të merren me motivet, përkatësitë dhe paratë e shtetasve kinezë - dhe amerikanëve që mbrojnë interesat kineze - me një nivel dyshimi shumë më të lartë.
Ky nivel më i lartë i shqyrtimit, ngre pyetje të pakëndshme mbi kryqëzimin e interesave të sigurisë kombëtare, lirive civile dhe çështjeve racore. Por vetëm një vigjilencë e të gjithë shoqërisë mund të kundërshtojë një ofensivë të spiunazhit dhe ndikimit komunist kinez, që po përhapet në çdo cep të shoqërisë amerikane dhe në mbarë botën.
Shënim: David Wilezol, bashkëpunëtor mbi politikën e jashtme të SHBA-së në Këshillin Amerikan të Politikës së Jashtme. Ai ka qenë më herët shkruesi kryesor i fjalimeve të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo./ “The Hill” - Përshtatur nga CNA
Gjatë viteve të fundit rëndësia e sistemeve ajrore pa ekui...
Falë mendimit, krijimeve apo ideve të tyre, njerëzimi që n...
1934 - Lind aktorja franceze më famë botërore Brixhit ...
Një mori titujsh kryesorë në mediat javët e fundit në ...
Një konflikt i pazgjidhur, është gjithmonë si një minë me ...
Kur të largohet nga detyra presidenti Vladimir Putin - cil...
Stresi, ndjenja e pakënaqësisë dhe mungesa e mirënjohj...
1928 - Anglezi Aleksandër Fleming zbulon penicilinën 95 v...
Ballkani Perëndimor, pra vendet e ish-Jugosllavisë që mbet...
1540 - Themelohet Urdhri Jezuit Në Romë, Papa Pali II mir...
Hidratimi i tepërt është një gjendje e karakterizuar nga k...
Përtej çështjeve mjedisore, një nga argumentet më bindës p...
Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes ...
1960 - Xhon Kenedi dhe Riçard Nikson përballen në deba...
Edhe pse kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës nisi me v...
Në kohën e Bashkimit Sovjetik qarkullonte shpesh një anekt...
Vështirësia për të rënë apo për të qëndruar në gjumë është...
2005 - IRA çarmatoset zyrtarisht Dy muaj pasi shpalli syn...
Përsëritja ka një marrëdhënie të çuditshme me mendjen e nj...
Roja bregdetare italiane shpëton në brigjet e Lampedusa nj...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Evropa Perëndimore po përballet me një valë të fortë të të...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...