“E shite apo s’e shite vilën në Itali?”/ Balla shënjestron Shehajn: Mos e nxjerr Kadastra italiane që e ke ende
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...

Një konflikt i pazgjidhur, është gjithmonë si një minë me sahat. Kjo është ajo që ndodhi javën e kaluar në Kaukaz, me rimarrjen e rajonit të Nagorno-Karabakut nga Azerbajxhani, duke detyruar mijëra armenë të mërgojnë. Dhe është gjithashtu edhe konflikti që po kërcënon Evropës Jugore, me shpërthimin e ri të dhunës midis Serbisë dhe Kosovës.
Kosova, një shtet me popullsi kryesisht shqiptare, lindi 25 vjet më parë, gjatë luftës që pasoi shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. Rajoni ka përjetuar kohët e fundit një varg ngjarjesh të dhunshme, që mund të duken me natyrë lokale por që mund të mos mbeten të tilla.
Përplasjet e reja nisën me vrasjen e një polici kosovar, pasuar nga një betejë e forcave speciale të Kosovës me një grup komandosh të armatosur serbë, që ishin strehuar në një manastir ortodoks në kufi me Serbinë.
Tre nga sulmuesit u vranë, 6 të tjerë u arrestuan ndërsa autoritetet kosovare raportuan zbulimin e një arsenali lufte. Për zyrtarët e Kosovës, ishte një grup komando “i mbështetur dhe organizuar nga Serbia”. Kjo ngjarje i ka ngritur në kulm tensionet me Serbinë fqinje, e cila nuk e njeh ende sovranitetin e Kosovës. Beogradi e mbështet minoritetin serb që jeton në veri të vendit, pikërisht aty ku ndodhën incidentet.
Tensionet janë të larta prej javësh, dhe e kanë burimin tek drejtimi i 4 komunave me shumicë serbe në Kosovën Veriore. Votuesit serbë i bojkotuan zgjedhjet lokale të muajit prill, ku rezultuan fitues kandidatët shqiptarë. Ky akt i ka përshkallëzuar trazirat që vazhdojnë deri sot.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është një udhëheqës me prirje nacionaliste që dëshiron t’i japë njëherë e mirë fund pretendimeve nacionaliste serbe. Por ai nuk po përballet vetëm me rezistencën e ashpër të rreth 40.000 banorëve serbë, por edhe me kritikat nga ata që janë “sponsorizuesit” evropianë dhe amerikanë të shtetit të ri të Kosovës, të cilët po e shohin atë si një provokator.
Rusia ishte e gatshme dhe shumë entuziaste t`i hidhte benzinë zjarrit që përfshin vendet e NATO-s. Bëhet fjalë për një mikrokonflikt lokal që duhet të mbetet i tillë, por që në fakt po kthehet me shpejtësi në një krizë ndërkombëtare. Së pari, sepse Serbia dhe Kosova nuk kanë ende marrëdhënie diplomatike dhe çdo mosmarrëveshje mbart potencialin që të degjenerojë në një konfrontim të dhunshëm.
Një ditë pas ngjarjes së rëndë, Rusia i dha mbështetjen e saj Serbisë në këtë krizë të porsalindur, duke qenë e gatshme që t’i hedhë benzinë ?një zjarrit që mund të përfshijë edhe vendet anëtare të NATO-s. Një çerek shekulli pas pavarësisë së saj, Kosova është ende nën mbrojtjen e NATO-s, e cila ka një prani ushtarake atje.
117 nga 190 shtetet anëtare të OKB-së e njohin aktualisht pavarësinë e Kosovës, ndërsa pjesa tjetër refuzon të njohë ndarjen e shqiptarëve nga Serbia. Bashkimi Evropian po përpiqet fort të ndërmjetësojë mes Beogradit dhe Prishtinës, duke përdorur “karotën” në formën e anëtarësimit në union deri në vitin 2030.
Por është ende shumë e pasigurt nëse kjo perspektivë do të zbutë impulset nacionaliste nga të dyja palët. Megjithatë, vetëm një zgjidhje e ofruar nga Evropa mund të zgjidhë përfundimisht një konflikt deri tani të pazgjidhshëm, siç ka ndodhur diku tjetër. Ekziston një nevojë urgjente për të shuar zjarrin që po rindizet në zemër të Ballkanit./ “WorldCrunch” - Përshtatur dhe përkthyer nga CNA
Kur të largohet nga detyra presidenti Vladimir Putin - cil...
Stresi, ndjenja e pakënaqësisë dhe mungesa e mirënjohj...
1928 - Anglezi Aleksandër Fleming zbulon penicilinën 95 v...
Ballkani Perëndimor, pra vendet e ish-Jugosllavisë që mbet...
1540 - Themelohet Urdhri Jezuit Në Romë, Papa Pali II mir...
Hidratimi i tepërt është një gjendje e karakterizuar nga k...
Përtej çështjeve mjedisore, një nga argumentet më bindës p...
Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes ...
1960 - Xhon Kenedi dhe Riçard Nikson përballen në deba...
Edhe pse kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës nisi me v...
Në kohën e Bashkimit Sovjetik qarkullonte shpesh një anekt...
Vështirësia për të rënë apo për të qëndruar në gjumë është...
2005 - IRA çarmatoset zyrtarisht Dy muaj pasi shpalli syn...
Përsëritja ka një marrëdhënie të çuditshme me mendjen e nj...
Roja bregdetare italiane shpëton në brigjet e Lampedusa nj...
Ashtu si shtetet e tjera mafioze, Rusia e sotme mbështetet...
Partia në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS) në Poloni po zhv...
Dr.Xhim Taker, psikolog në Universitetin e Virxhinias në S...
1939 - Ndërron jetë “babai” i psikanalizës Sigmund Frojd ...
Pas Luftës së Parë Botërore, u krijua Lidhja e Kombeve me ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...