
Gjatë viteve të fundit rëndësia e sistemeve ajrore pa ekuipazh (UAS) vazhdoi që të rritet në mënyrë të qëndrueshme. Përdorimi i tyre masiv në fushëbeteja anembanë botës, qofshin ato me intensitet të lartë apo të ulët, tregon se si ato tani janë asete themelore në luftërat e shekullit XXI.
Në një situatë të tillë, nuk ka asnjë dyshim se fuqitë e afta të prodhojnë vetë pajisje të ngjashme, do të gëzojnë një avantazh relativ që nuk është aspak i parëndësishëm. Kjo edhe sepse deri më sot, nuk ka shumë shtete që të kenë shumë të zhvilluar një “industri dronësh”.
Këtu përfshihet Turqia, një nga vendet pioniere në prodhimin e dronëve, e cila e ka shfrytëzuar në maksimum këtë aftësi duke prodhuar modele dronësh shumë të përshtatshme për eksport. Kjo gjë ka pasur rezultate fenomenale jo vetëm në planin ekonomik, por edhe në atë gjeopolitik.
Lajmi mbi suksesin e fundit erdhi vetëm pak ditë më parë. Kompania tajvaneze “Geosat Aereospace and Technology”, ka njoftuar se ka nënshkruar një kontratë me kompaninë angleze “Flyby Technology” për blerjen, transferimin e teknologjisë dhe prodhimin e rreth 160 dronëve “Jackal” (Çakalli).
Por këto dronët janë zhvilluar nga kompania “Turkish Fly Bvlos Technology”, që në korrik të këtij viti ia transferoi të drejtat e pronësisë intelektuale kompanisë angleze “duke ruajtur brenda marrëveshjes disa rezerva për eksportin e Jackal”, siç specifikohet nga Murat Islioglu, drejtor i “Fly Bvlos Technology”.
Ka shumë të ngjarë që ai i referohej një të drejte të mundshme të “vetos” për eksportin e dronëve në vende me të cilat Ankaraja ka marrëdhënie të këqija. Dhe Tajvani nuk hyn në këtë kategori. Në fakt, Islioglu është i gëzuar që dronët “Jackal” janë zgjedhur si pjesë e flotës UAS që ishulli ka vendosur të ndërtojë për të rritur aftësitë e tij mbrojtëse në rastin e një pushtimi në shkallë të gjerë nga Republika Popullore e Kinës.
Kjo bazuar tek leksionet e nxjerra nga luftërat më të fundit në mbarë globin. Nga Ukraina në Nagorno-Karabakh dhe deri në Libi, është rritur gjithnjë e më shumë roli i dronëve si ndryshues të lojës. Dhe në secilin prej këtyre luftërave, protagonistë kanë qenë (dhe pjesërisht janë ende) dronët e prodhimit turk.
Kjo prani simbolizohet në veçanti nga njëra prej pajisjeve të ndryshme të prodhuara në Turqi: dronit Tb-2 Bayraktar, prodhuar nga kompania “Baykar Technologies”. Konflikti civil në Libi në periudhën pas vdekjes së Gadafit, ishte rasti i parë kur u pa përdorimi i tyre. Përdorimi i tyre nga forcat e Kongresit të Përgjithshëm Kombëtar (i mbështetur haptazi nga Turqia e Rexhep Taip Erdoganit) ishte vendimtar në zmbrapsjen e ofensivës së trupave të gjeneralit Kalifa Haftar kundër kryeqytetit Tripoli. Në këtë mënyrë ajo mbështeti palën në Libi, në dëm të asaj të Moskës, që ishte rreshtuar në mbështetje të palës kundërshtare.
Por nëse Libia ishte vetëm debutimi i “Bayraktar”, pikën kulmore të famës e pati gjatë konfliktit mbi Nagorno-Karabakun në vitin 2020. Azerbajxhani, aleat i ngushtë i Turqisë, i kishte blerë dronët disa muaj para fillimit të operacioneve ushtarake, një lëvizje që rezultoi të ishte shumë efektive.
Dhe përdorimi i tyre në kombinim me asetet e tjera të luftës, i dha mundësi ushtrisë së Azerbajxhanit që të kryente një luftë të vërtetë manovruese, duke shkatërruar menjëherë aftësitë e rezistencës së kundërshtarëve armenë. Disa muaj më parë, në vitin 2019, Kievi kishte porositur disa modele të këtij dronit për forcat e tij të armatosura.
Synimi i tij ishte t’i përdorte ato në konfliktin me intensitet të ulët që po zhvillohej atëherë kundër separatistëve në Donbas, të mbështetur nga Moska, por pa një ndërhyrje të drejtpërdrejtë nga forcat e armatosura ruse. Gjë që në fakt ndodhi dhe me rezultate të shkëlqyera për disa muaj.
Më pas erdhi shkurti i vitit 2022 dhe pushtimi në shkallë të gjerë nga ana e trupave ruse.
Edhe në këtë situatë, Bayraktar pati shansin të tregonte vlerën e tij, duke kontribuar në eliminimin e shumë objektivave me peshë gjatë afrimit të kolonave të blinduara në kryeqytetin ukrainas Kiev.
Fama e tij u rrit aq shumë, sa që iu thur një këngë lufte, e cila u bë shumë popullore në muajt e parë të konfliktit në radhët e ushtarëve ukrainas. Edhe nëse në muajt në vijim të konfliktit, evolucioni i dinamikës së luftës e reduktoi ndjeshëm efektivitetin e tyre fillestar, duke çuar gjithashtu në asgjësimin pothuajse total të ekzemplarëve që kishte në dispozicion Kievi, nuk është zbehur suksesi i tyre ndërkombëtar.
Numri i porosive të marra nga “Bayraktar” pas shpërthimit të luftës në Ukrainë u rrit në mënyrë eksponenciale. Deri më sot, të paktën 23 vende kanë dronët Bayraktar, ose presin të marrin në dorëzim dronët e blerë tashmë. Pas suksesit të tyre nuk qëndron vetëm efektiviteti në fushën e betejës, por edhe leverdia ekonomike.
Kostoja mesatare e një droni Bayraktar në vitin 2021 ishte vetëm 5 milionë dollarë, gjysma në krahasim me homologun amerikan MQ-10 Reaper. Me inflacionin aktual në Turqi, kostoja e tij relative është sot akoma edhe më e ulët.
Kjo i jep mundësi Ankarasë të zbatojë një diplomaci të vërtetë të dronëve, e përqendruar në ofrimin e mbështetjes vetëm për shtetet mike dhe aleatët, ndoshta duke u garantuar atyre një avantazh të qartë ushtarak në kontekste veçanërisht të brishta, duke strukturuar kështu një rrjet interesash të lidhura me këtë treg. Një rrjet i cili në vitet e ardhshme, në dritën e tendencës së rritjes së interesit për UAS, mund të rezultojë të jetë edhe më fitimprurës se të ardhurat nga shitjet e regjistruara deri më tani./ “Formiche” - Përshtatur nga CNA
Falë mendimit, krijimeve apo ideve të tyre, njerëzimi që n...
1934 - Lind aktorja franceze më famë botërore Brixhit ...
Një mori titujsh kryesorë në mediat javët e fundit në ...
Një konflikt i pazgjidhur, është gjithmonë si një minë me ...
Kur të largohet nga detyra presidenti Vladimir Putin - cil...
Stresi, ndjenja e pakënaqësisë dhe mungesa e mirënjohj...
1928 - Anglezi Aleksandër Fleming zbulon penicilinën 95 v...
Ballkani Perëndimor, pra vendet e ish-Jugosllavisë që mbet...
1540 - Themelohet Urdhri Jezuit Në Romë, Papa Pali II mir...
Hidratimi i tepërt është një gjendje e karakterizuar nga k...
Përtej çështjeve mjedisore, një nga argumentet më bindës p...
Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes ...
1960 - Xhon Kenedi dhe Riçard Nikson përballen në deba...
Edhe pse kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës nisi me v...
Në kohën e Bashkimit Sovjetik qarkullonte shpesh një anekt...
Vështirësia për të rënë apo për të qëndruar në gjumë është...
2005 - IRA çarmatoset zyrtarisht Dy muaj pasi shpalli syn...
Përsëritja ka një marrëdhënie të çuditshme me mendjen e nj...
Roja bregdetare italiane shpëton në brigjet e Lampedusa nj...
Ashtu si shtetet e tjera mafioze, Rusia e sotme mbështetet...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley tha ...
Përtej dëshirës për të qenë sa më elegantë në mbrëmjen e m...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley ësht...
Makina luksoze, veshje të kushtueshme dhe aksesorë të shtr...
Microsoft ka njoftuar se ka shkurtuar 4,800 vende pune - a...
Një valë raketash dhe dronësh rusë ka goditur të gjithë Uk...
Familja e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk u p...
Presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të jetë në pozi...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Nga nisja në muajin shkurt të procesit të rivlerësimit të ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...