Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Termi “kult” ngjall imazhe të forta në mendjet tona, duke filluar nga liderët karizmatikë dhe ritualet e fshehta, deri tek historitë tragjike të individëve që kanë rënë pre e magjepsjes ndaj liderit të tyre shpirtëror. Por çfarë është saktësisht një kult dhe çfarë i nxit njerëzit t’u bashkohen këtyre grupeve, duke hequr dorë nga pavarësia e tyre dhe duke hyrë në një rrugë
të një përkushtimit të verbër?
Përmbajtja ose ideologjia e një kulti mund të jetë fetare ose të jetë përtej saj. Janja Lalish, eksperte në studimet kultike dhe profesoreshë e sociologjisë në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë, thotë se disa kulte janë politike, të tjera bazohen tek terapitë në grup, dhe disa fokusohen tek vetë-përmirësimi.
“Një kult është një grup ose lëvizje që ka një përkushtim të përbashkët ndaj një ideologjie, zakonisht ekstreme, e cila mishërohet zakonisht tek një udhëheqës karizmatik”- thotë Lalish në videon e saj TED-Ed. Ekspertët që studiojnë kultet, mendojnë se nevoja njerëzore për rehati i shtyn njerëzit të kërkojnë njerëz ose gjëra që qetësojnë frikën dhe ankthet e tyre.
Hulumtimet kanë treguar se këta elementë dhe të tjerë kanë bërë që qindra mijëra njerëz të angazhohen në mijëra kulte që veprojnë sot në mbarë botën. “Ata u ofrojnë njerëzve një kuptim, qëllim dhe përkatësi. Po ashtu u japin një vizion të qartë, të sigurt dhe propagandojnë epërsinë e grupit të tyre”- thotë Xhosh Hart, profesor i psikologjisë në Kolegjin Union që studion psikologjinë e personalitetit dhe atë sociale, pikëpamjet e botës dhe sistemet e besimit.
Sa i përket vetë udhëheqësve, ata zakonisht e paraqesin veten si të pagabueshëm, të sigurt në vetvete dhe madhështorë. Karizma e tyre i tërheq shumë njerëzit, thekson Hart. Dhe ndjekësit që dëshirojnë paqen shpirtërore, përkatësinë dhe sigurinë, mund të fitojnë një ndjenjë të këtyre gjërave si dhe besim përmes pjesëmarrjes në grup.
Tre udhëheqës të famshëm të kultit në SHBA
I pari është Xhim Xhons, që në vitin 1955 themeloi Tempullin e Popujve. Kulti nisi aktivitetin si një organizatë progresiste që mbronte të drejtat civile. Xhons donte të krijonte një komunitet utopik ku të gjithë të ishin të barabartë. Në mesin e viteve 1970, ai e zhvendosi kultin në Guajana.
Deri në vitin 1978, popullsia e Xhonstaunit arriti në gati 1.000 banorë. Po atë vit pas denoncimeve për abuzime Xhons i urdhëroi ndjekësit e tij të kryenin vetëvrasje kolektive duke pirë një lëng të përzier me cianid. Vdiqën 909 anëtarë të kultit, përfshirë fëmijë. I dyti është Dejvid Koresh i Degës Davidiane. Koresh besonte se ishte Mesia (Jezusi) dhe se të gjitha gratë, përfshirë vajzat, ishin “gratë e tij shpirtërore”.
Grupi besonte se fundi i botës ishte i afërt dhe nga frika e mbërritjes së tij, u mbyllën në një kompleks të madh në një fermë në Uako të Teksasit. Në vitin 1993, pas informacioneve se Koresh po grumbullonte armë, policia bastisi kompleksin. Një përplasje midis FBI-së dhe Degës Davidiane përfundoi 51 ditë më vonë duke shkaktuar më shumë se 80 të vdekur.
I treti është Dejvid Brand që në fundin e viteve 1960 themeloi Familjen Ndërkombëtare, një lëvizje fetare me fokus jetën komunitare dhe interpretimet jo-tradicionale të Krishterimit.
Ndjekësit e thërrisnin “Moisiu David”. Kulti ekziston edhe sot dhe vepron në 80 vende. Çfarë e bën një kult të suksesshëm?
Procesi i indoktrinimit mund të jetë çelësi i suksesit të një kulti dhe të lërë një përshtypje të madhe tek viktimat e tij. Ndërsa çdo kult mund të jetë i ndryshëm, ekspertët thonë se metodat për të tërhequr anëtarët dhe për t’i mbajtur ata peng bazohen në disa parime psikologjike të ngjashme.
Një element është disonanca konjitive. Kjo teori e prezantuar në fund të viteve 1950 sugjeron se kur njerëzit përballen me fakte që bien ndesh me besimet, vlerat dhe idetë e tyre, ata do të ndjejnë një siklet psikologjik si pasojë e nevojës për të zgjidhur atë kontradiktë dhe për të reduktuar shqetësimin e tyre. Në mjedisin e një kulti, disonanca konjitive i mban njerëzit të bllokuar pasi çdo kompromis e bën më të dhimbshme të pranosh se je mashtruar.
Një faktor tjetër kyç është bindja. Në mjediset e kulteve, kundërshtohet të menduarit kritik dhe shpërblehet besimi absolut. Ndëkohë faji, turpi dhe frika gjithashtu përdoren vazhdimisht për të zhdukur dalëngadalë identitetin e një individi. Ekspertët thonë se liderët e kultit, nga ana tjetër, kanë tipare narciziste dhe autoritare dhe janë të motivuar nga paratë, seksi ose
pushteti (ose ndoshta të treja bashkë)./Përshtatur në shqip nga CNA
1938 - Nënshkruhet Pakti i Mynihut midis Gjermanisë, Franc...
Historia shpesh është e mbushur me mite dhe legjenda të ci...
Një mori titujsh kryesorë në mediat javët e fundit në lidh...
Gjatë viteve të fundit rëndësia e sistemeve ajrore pa ekui...
Falë mendimit, krijimeve apo ideve të tyre, njerëzimi që n...
1934 - Lind aktorja franceze më famë botërore Brixhit ...
Një mori titujsh kryesorë në mediat javët e fundit në ...
Një konflikt i pazgjidhur, është gjithmonë si një minë me ...
Kur të largohet nga detyra presidenti Vladimir Putin - cil...
Stresi, ndjenja e pakënaqësisë dhe mungesa e mirënjohj...
1928 - Anglezi Aleksandër Fleming zbulon penicilinën 95 v...
Ballkani Perëndimor, pra vendet e ish-Jugosllavisë që mbet...
1540 - Themelohet Urdhri Jezuit Në Romë, Papa Pali II mir...
Hidratimi i tepërt është një gjendje e karakterizuar nga k...
Përtej çështjeve mjedisore, një nga argumentet më bindës p...
Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes ...
1960 - Xhon Kenedi dhe Riçard Nikson përballen në deba...
Edhe pse kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës nisi me v...
Në kohën e Bashkimit Sovjetik qarkullonte shpesh një anekt...
Vështirësia për të rënë apo për të qëndruar në gjumë është...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...