Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Gjatë 6 dekadave të fundit, asnjë pjesë e integrimit evropian nuk ka qenë aq transformuese sa zgjerimi gradual i asaj që tani është Bashkimi Evropian. Zgjerimi i BE-së solli demokracinë në vende që njihnin vetëm sundimin autoritar. Dhe ai e ktheu atë që ishte një kontinent i përfshirë vazhdimisht nga konflikte, në një nga rajonet më të begata në botë.
Që nga fillimi, synimi kryesor i integrimit ishte të pajtonte Francën dhe Gjermaninë, të cilat kishin zhvilluar 3 luftëra midis tyre brenda më pak se një shekulli. Për ta arritur këtë, në korrik 1952 të dyja vendet lidhën së bashku industritë e tyre të çelikut dhe qymyrit, që në atë kohë ishin simbolet dhe substancat e pushtetit.
Në vitet në vijim, shumë shtete evropiane vazhduan të shkrijnë ekonomitë e tyre në mënyra të ndryshme, duke formuar institucionet që përfundimisht u shndërruan në BE-në e sotme. Çdo valë zgjerimi kishte një qëllim të ndryshëm. Pasi ranë diktaturat në Greqi, Portugali dhe Spanjës në mesin e viteve 1970, këto vende iu bashkuan unionit në një përpjekje të suksesshme për të stabilizuar demokracitë e tyre të brishta.
Pas shembjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, blloku pranoi më parë natyrshëm vendet neutrale të Evropës, Austrinë, Finlandën dhe Suedinë. Gjatë dekadës që pasoi, BE mirëpriti vendet e Evropës të ish-Traktatit të Varshavës dhe shtetet baltike, si dhe pjesë të Ballkanit.
Gjatë çdo vale zgjerimi, shumë analistë kishin frikë se zgjerimi i bllokut do ta dëmtonte atë. Por ato shqetësime nuk u bënë asnjëherë realitet. Përkundrazi, zgjerim ka ecur paralelisht me thellimin e lidhjeve dhe marrëdhënieve të bashkëpunimit. E megjithatë, ky proces ka pasur pengesa. Britania luajti një rol të rëndësishëm në integrimin e bllokut për gjysmë shekulli derisa në kulmin e një vale populizmi, vendosi të largohej në vitin 2016 (edhe pse shumica e britanikëve janë sot të keq-ardhur për atë vendim).
Turqia i nisi negociatat për pranimin në 2005, por pengesat në zhvillimin e saj demokratik dhe mosmarrëveshjet e vazhdueshme mbi Qipron e kanë vonuar vazhdimisht zbatimin e saj.
Ndërkohë pengesat më të mëdha janë vënë tek vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në një samit midis BE dhe këtyre vendeve në Greqi në vitin 2003, çdo shteti ballkanik iu premtua anëtarësimi. Por që nga ajo kohë ka arritur të hyjë në BE vetëm Kroacia, ndërsa vendet janë bllokuar nga mosmarrëveshjet dypalëshe si dhe mosgatishmëria për të kryer reformat e kërkuara.
Aktualisht procesi i zgjerimit të BE-së në rajon ka humbur vrullin dhe besueshmërinë e tij. Udhëheqësit e BE-së vazhdojnë t’i kushtojnë vëmendje idesë së pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të publikojnë raporte periodike për progresin e tyre, si dhe të mbajnë takime mbi këtë çështje.
Në fakt, nuk ka ndodhur asgjë kuptimplotë. Në vitin 2019, kur u duk i mundur anëtarësimi i Shqipërisë dhe Maqedonia e Veriut, Franca, Danimarka dhe Holanda vendosën befas veton e tyre. Por tani lufta totale e Rusisë kundër Ukrainës ka ndryshuar gjithçka.
Papritmas është nën sulm paqja dhe stabiliteti i të gjithë Evropës Lindore, dhe kjo do të ketë pasoja të mëdha për kontinentin në tërësi. Efekti i luftës ka qenë një ndryshim shumë i madh në shumë politika të BE-së. Unioni ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit të tij, në të cilën ka për detyrë të garantojë stabilitet në fqinjësinë e saj, një synim ky që do të marrë vëmendjen kryesore të BE-së vitet në vijim.
Dhe për t’i përballuar këto sfida, BE-ja është gati të nisë një valë të re zgjerimi, e cila do të ketë pasoja të mëdha për të ardhmen e kontinentit. Ajo do të hyjë shumë shpejt në negociatat e anëtarësimit me Moldavinë dhe Ukrainën, dhe shtetet e tjera do të pasojnë.
Por zgjerimi i BE-së me më shumë se 30 shtete në vitet 2030, nuk do të jetë i lehtë. Ai do të kërkojë kompromise të mëdha mbi reformat institucionale, përplasje të forta mbi buxhetin dhe financimin, dhe manovra të pafundme për të siguruar një lloj ekuilibri midis pranimit të Moldavisë dhe Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Mënyra se si do të ecin gjërat do të varet kryesisht nga mënyra se si do të vazhdojë lufta në Ukrainë. Por synimi i përgjithshëm duhet të jetë gjetja e një rruge për pranimin e Kievit në union. Në fund të tetorit, Komisioni Evropian pritet të publikojë raportin e tij të rregullt mbi zgjerimin.
Të gjitha shenjat tregojnë se në dhjetor, krerët e shteteve të BE-së dhe Brukseli do të ndezin dritën jeshile për negociatat zyrtare të anëtarësimit për Moldavinë dhe Ukrainën. Por arritja e këtij synimi është një proces i ndërlikuar. Sepse kërkon miratimin e të gjitha rregullave dhe rregulloreve që BE-ja ka vendosur deri tani.
Pra do të thotë të pranosh gjithçka në 36 kapitujt e traktateve themeltare të BE-së. Dhe negociatat janë në realitet një proces i gjatë i dorëzimit të negociuar të një pjese të sovranitetit nga shteti që pretendon të hyjë në union, dhe ato zgjasin gjithmonë të paktën disa vjet.
Mesatarisht, vendeve aplikuese u duhen rreth 5 vjet për të përfunduar negociatat. Bashkëpunuesit më të shpejtë, Finlanda dhe Suedia, e arritën këtë në pak më shumë se 2 vjet, ndërsa për ata që po ecin më ngadalë, Portugalia dhe Spanja, iu nevojiten gati 8 vite. Në rastin e Moldavisë ka disa pengesa të rëndësishme.
Njëra prej tyre është se gjatë gjithë procesit, do të ketë presion për të siguruar që vendet e Ballkanit Perëndimor të mos mbeten sërish në paradhomën e BE-së. Këto vende dhe mbështetësit e tyre duan një rrugë realiste drejt anëtarësimit, që të ecë paralelisht me atë të Moldavisë dhe Ukrainës. Ky presion do të jetë i justifikuar.
BE-ja duhet të sigurohet që Ballkani Perëndimor të mbetet i qëndrueshëm për hir të vetë bllokut, dhe ky rajon ka qëndruar për një kohë të gjatë “në dhomën e pritjes”. Thënë këtë, është e vështirë të parashikohet ndonjë rrugë e shkurtër për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor.
Për të arritur anëtarësimin, Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës, dhe Kosova duhet t'i përmbahet asaj që është rënë dakord ndërkombëtarisht kur bëhet fjalë për të drejtat e pakicës serbe. Bosnja duhet të dalë nga varësia e saj nga mbikëqyrja ndërkombëtare dhe të tregojë se mund të jetë vërtet një shtet sovran.
BE-ja ka një histori arritjesh të mëdha: pajtimin e armiqve të vjetër në Evropën Perëndimore, ankorimin e demokracisë në Evropën Jugore dhe nxitjen e reformave dhe prosperitetit në Evropën Qendrore dhe në shtetet baltike. Por detyra që tani ka përpara është ndoshta më e vështirë se këto arritje, ndoshta më sfiduesja e BE-së deri më tani.
Por është gjithashtu më e rëndësishmja. Rusia po kërcënon paqen dhe stabilitetin e Evropës dhe hyrja në BE e Moldavisë dhe Ukrainës është jetike për forcimin e krahut lindor të kontinentit. Nga ana tjetër ky zgjerim do ta mbrojë në tërësi Evropën. Nga Carl Bildt “Foreign Affairs”/ Pershtatur nga CNA
Një konflikt i vjetër që vijon prej disa dekadash në Kauka...
Termi “kult” ngjall imazhe të forta në mendjet tona, duke ...
1938 - Nënshkruhet Pakti i Mynihut midis Gjermanisë, Franc...
Historia shpesh është e mbushur me mite dhe legjenda të ci...
Një mori titujsh kryesorë në mediat javët e fundit në lidh...
Gjatë viteve të fundit rëndësia e sistemeve ajrore pa ekui...
Falë mendimit, krijimeve apo ideve të tyre, njerëzimi që n...
1934 - Lind aktorja franceze më famë botërore Brixhit ...
Një mori titujsh kryesorë në mediat javët e fundit në ...
Një konflikt i pazgjidhur, është gjithmonë si një minë me ...
Kur të largohet nga detyra presidenti Vladimir Putin - cil...
Stresi, ndjenja e pakënaqësisë dhe mungesa e mirënjohj...
1928 - Anglezi Aleksandër Fleming zbulon penicilinën 95 v...
Ballkani Perëndimor, pra vendet e ish-Jugosllavisë që mbet...
1540 - Themelohet Urdhri Jezuit Në Romë, Papa Pali II mir...
Hidratimi i tepërt është një gjendje e karakterizuar nga k...
Përtej çështjeve mjedisore, një nga argumentet më bindës p...
Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes ...
1960 - Xhon Kenedi dhe Riçard Nikson përballen në deba...
Edhe pse kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës nisi me v...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...