Çfarë quhet një kult, dhe si i kontrollojnë liderët ndjekësit e tyre?
Termi “kult” ngjall imazhe të forta në mendjet tona, duke ...

Një konflikt i vjetër që vijon prej disa dekadash në Kaukaz u rindez javën e kaluar, pasi Azerbajxhani ndërmori një sulm “kundër terrorizmit” që synonte Nagorno-Karabakun, rajonin gjysmë autonom dhe me shumicë armene brenda kufijve të tij të njohur ndërkombëtarisht.
Tani, shumë prej armenëve etnikë po largohen nga ky territor i kontestuar. Udhëheqësit e rajonit separatist thanë për agjencinë Reuters se deri në 120.000 njerëz - në thelb e gjithë popullsia e Nagorno-Karabak - do të largohet nga frika e spastrimit etnik nga qeveria e Azerbajxhanit, pasi qeveria de facto e këtij rajonit kapitulloi ndaj Azerbajxhanit javën e kaluar.
Për të dytën herë brenda 3 vitesh, qeveria e Azerbajxhanit arriti një sukses vendimtar në një konflikt mbi Nagorno-Karabakun; Këtë herë, sulmi i nisur javën e kaluar duket se mund ta shpërbëjë krejtësisht territorin autonom, teksa ka përshkallëzuar një krizë tashmë të vështirë humanitare dhe po e trondit politikën armene.
Por telashet në Nagorno-Karabakh nuk filluan javën e kaluar. Ky rajon ka qenë një “mollë sherri” midis Armenisë dhe Azerbajxhanit që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Në fakt armiqësia midis dy vendeve i ka rrënjët që në fillim të shekullit XX-të.
Pasi rajoni u bë pjesë e Bashkimi Sovjetik në vitin 1923, Moska lejoi një rajon autonom me shumicë armene brenda Azerbajxhanit në 1923, i njohur sot si Nagorno-Karabak. Konflikti mbi këtë rajon nisi seriozisht në vitin 1988, kur rajoni filloi përpjekjet për t’u shkëputur nga Azerbajxhani.
Midis viteve 1988-1990, trupat azere kryen shumë masakra ndaj armenëve dhe konflikti ndëretnik ishte i zakonshëm. Moska ndërhyri vetëm në vitin 1990, dhe pas shpërbërjes së BRSS, Nagorno-Karabaku pretendoi pavarësinë edhe pse komuniteti ndërkombëtar nuk e ka njohur kurrë republikën e shkëputur.
Deklarata ndezi tensionet midis Azerbajxhanit dhe armenëve në Nagorno-Karabakut. Të mbështetur nga trupat armene, armenët e Karabakut morën nën kontroll jo vetëm rajonin e tyre historik, por edhe pjesën më të madhe të territorit të Azerbajxhanit deri në kufirin me Armeninë.
Ndërsa Armenia nuk e njeh zyrtarisht Nagorno-Karabakun, rezultati i konflikti të parë ishte një fitore e madhe morale për Armeninë, thotë Beniamin Pogosian, bashkëpunëtor mbi politikën e jashtme në Institutin e Kërkimeve të Politikave të Aplikuara të Armenisë, një institut kërkimor në Jerevan.
Por ishte gjithashtu një humbje e patolerueshme për Azerbajxhanin, sepse rreth 20 për qind e territorit të tij tani ishte jashtë kontrollit. Për më tepër ajo luftë pati një kosto shumë të lartë: rreth 30.000 njerëz u vranë në konflikt dhe qindra mijëra azerë etnikë u larguan nga Armenia dhe Karabaku.
Azerbajxhani, që mban lidhje të ngushta me Turqinë, rimori një pjesë të rëndësishme të territorit gjatë luftës së shkurtër në vjeshtën e vitit 2020. Gjatë atij konflikti, Rusia, e cila ka qenë prej kohësh partnere ushtarake e Armenisë, nuk arriti ta mbështesë si duhet Armeninë dhe armenët e Karabakut.
Konflikti disa-javor përfundoi me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia, që dërgoi në rajon rreth 2.000 “paqeruajtës” rusë. Por më 19 shtator të këtij viti, Azerbajxhani nisi një fushatë kundër terrorizimit pas vdekjes së 6 personave në 2 shpërthime të minave tokësore brenda Azerbajxhanit.
Operacioni ka sjellë zhvendosjen e të paktën 7.000 njerëzve dhe vrasjen e rreth 200 të tjerëve. Të mërkurën, të dyja palët u ulën në tryezë dhe nisën të diskutojnë mbi një armëpushim pasi qeveria e Nagorno-Karabakut ra dakord të shpërndajë ushtrinë e saj.
Autoritetet në Nagorno-Karabak e akuzuan që të nesërmen Azerbajxhanin për shkelje të marrëveshjes, por Bakuja e hodhi poshtë atë pretendim.
Përveç shpërbërjes së forcave të armatosura, Zaur Shirijev, analist i Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Kaukazin e Jugut, thotë se marrëveshja e armëpushimit përfshin “çmontimin e të gjitha institucioneve ekzistuese de fakto, pozicioneve politike dhe simboleve dhe diskutimeve, në lidhje me integrimin e armenëve vendas nën autoritetin e Azerbajxhanit”, duke përfshirë mënyrën e zbatimit të njëfarë autonomie në nivel komunal dhe mbrojtjen e gjuhës dhe zakoneve armene.
Edhe pse presidenti i Azerbajxhanit Ilham Alijev u ka premtuar armenëve të Karabakut “parajsën” si pjesë e vendit të tij, këta të fundit nuk po i shfrytëzojnë shanset e tyre. Korridori i Laçinit, që lidh Nagorno-Karabakun me Armeninë, është i mbushur me makina që po udhëtojnë drejt Armenisë.
Ajo që Azerbajxhani do të vendosë të bëjë për Nagorno-Karabakun prek të gjithë rajonin, ashtu si shumë konflikte të tjera të mundshme territoriale. Nën kryeministrin aktual Nikoll Pashiniian, qeveria armene është distancuar si nga Rusia po ashtu edhe nga Nagorno-Karabaku, duke këmbëngulur se nuk ka pasur asnjë lidhje me marrëveshjen midis liderëve në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.
Pashinian tha se nuk do të lejonte që vendi “të tërhiqej në operacione ushtarake”. Pavarësisht marrëveshjes së re midis Nagorno-Karabakut dhe Azerbajxhanit, ka ende shumë të panjohura mbi atë që pritet të ndodhë. Mbi të gjitha mbi mënyrën se si Armenia do të menaxhojë një fluks kaq të madh njerëzish me nevojë humanitare serioze. Nga Ellen Ioanes “Vox”/ Pershtatur nga CNA
Termi “kult” ngjall imazhe të forta në mendjet tona, duke ...
1938 - Nënshkruhet Pakti i Mynihut midis Gjermanisë, Franc...
Historia shpesh është e mbushur me mite dhe legjenda të ci...
Një mori titujsh kryesorë në mediat javët e fundit në lidh...
Gjatë viteve të fundit rëndësia e sistemeve ajrore pa ekui...
Falë mendimit, krijimeve apo ideve të tyre, njerëzimi që n...
1934 - Lind aktorja franceze më famë botërore Brixhit ...
Një mori titujsh kryesorë në mediat javët e fundit në ...
Një konflikt i pazgjidhur, është gjithmonë si një minë me ...
Kur të largohet nga detyra presidenti Vladimir Putin - cil...
Stresi, ndjenja e pakënaqësisë dhe mungesa e mirënjohj...
1928 - Anglezi Aleksandër Fleming zbulon penicilinën 95 v...
Ballkani Perëndimor, pra vendet e ish-Jugosllavisë që mbet...
1540 - Themelohet Urdhri Jezuit Në Romë, Papa Pali II mir...
Hidratimi i tepërt është një gjendje e karakterizuar nga k...
Përtej çështjeve mjedisore, një nga argumentet më bindës p...
Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes ...
1960 - Xhon Kenedi dhe Riçard Nikson përballen në deba...
Edhe pse kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës nisi me v...
Në kohën e Bashkimit Sovjetik qarkullonte shpesh një anekt...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley tha ...
Përtej dëshirës për të qenë sa më elegantë në mbrëmjen e m...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley ësht...
Makina luksoze, veshje të kushtueshme dhe aksesorë të shtr...
Microsoft ka njoftuar se ka shkurtuar 4,800 vende pune - a...
Një valë raketash dhe dronësh rusë ka goditur të gjithë Uk...
Familja e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk u p...
Presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të jetë në pozi...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Nga nisja në muajin shkurt të procesit të rivlerësimit të ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...