Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Vrasja në Kanada në qershor të këtij viti e Hardep Sing Nijar, një aktivist separatist sikh, ka shkaktuar një përplasje të fortë diplomatike midis Kanadasë dhe Indisë. Por ka nxjerrë gjithashtu në pah lehtësinë me të cilën shtetet kryejnë eleminimin e kundërshtarëve të tyre që jetojnë në migrim.
Vrasjet e disidentëve dhe terroristëve, dhe figurave politike apo ushtarake, janë dukuri po aq të vjetra sa vetë politika, por shpeshtësia e ndodhjes së tyre mund të jetë në rritje. Ukraina dhe Rusia po ndjekin dhe synojnë të vrasin lidershipin e njëra-tjetrës.
Përtej luftës në Evropë, një grup i ri fuqish në rritje, përfshirë Arabinë Saudite dhe Indinë, po e projektojnë forcën e tyre jashtë vendit, dhe janë të pakënaqur me atë që ata i shohin si standarde të dyfishta perëndimore për vrasjet e sponsorizuara nga shteti.
Teknologjitë e reja, duke përfshirë dronët e avancuar, po e bëjnë më të lehtë se kurrë më parë për qeveritë që të vrasin njerëz nga distanca. Megjithatë, edhe pse atentatet po bëhen më të lehta dhe ndoshta më të shpeshta, llogaridhënia mbi to mbetet më e dobët se kurrë më parë. Për këtë mjafton të shihet reagimi i Perëndimit ndaj vrasjeve të tilla. Vrasja në vitin 206 në Britani nga ana e Rusisë e ish-agjentit të KGB-së Aleksandër Litvinenkos, shkaktoi reagime të forta dhe sanksione ndaj Moskës.
Pas vrasjes së tmerrshme në vitin 2018 të Xhamal Kashoxhit, një gazetar saudit që jetonte i mërguar në SHBA, Xho Bajden tha se Arabia Saudite duhet të trajtohet si një shtet diktatorial. Megjithatë vitin e kaluar ai takoi Princin e Kurorës saudit dhe sundimtarin de fakto të këtij vendi, Muhamed bin Salman, dhe po përpiqet ta bindë atë të arrijë paqen me Izraelin.
Ndërkohë edhe India mohon përfshirjen e saj në vrasjen e Nijar, dhe mund të shmangë çdo pasojë serioze në lidhje me këtë ngjarje. Sepse vendi më i populluar sot në botë është shumë i rëndësishëm për Perëndimin, si një partner ekonomik dhe si një kundërpeshë gjeopolitike ndaj Kinës.
Këto mospërputhje pasqyrojnë një labirint të gjatë moral dhe ligjor mbi vrasjet e mbështetura nga shteti. Bibla mund ta lavdërojë izraelitin Ehud për vrasjen e Eglonit, mbretit moabit shtypës dhe “shumë obez”. Por po ashtu ajo urdhëron gjithashtu bindjen ndaj autoritetit, “sepse sundimtarët nuk janë të tmerrshëm për veprat e mira por për ato të këqija”.
Atentati, në kuptimin e vrasjes së një personi të shquar për një motiv politik, dhe pa një proces të rregullt gjyqësor, mbart një konotacionin shumë negativ. Dante i vendosi vrasësit e Jul Çezarit në rrethin më të thellë të Ferrit, së bashku me Judën, me trupat e tyre që torturoheshin vazhdimisht nga Luciferi (Djalli).
Megjithatë, shtetet i vrasin për arsye të ndryshme dhe me metoda të ndryshme armiqtë e tyre më të shquar që jetojnë jashtë vendit. Një studim i vitit 2016 nga Uarner dhe Xhonatan Shiling listoi 14 objektiva të mundshëm, nga hakmarrja, dobësimi i një armiku dhe deri shkatërrimi i një shteti rival.
Gjatë viteve 1875-2004, janë raportuar rreth 298 tentativa për vrasje ndaj liderëve kombëtarë. Që nga viti 1950, një udhëheqës kombëtar është vrarë çdo 2-3vjet. “Vrasja nuk e ka ndryshuar kurrë historinë e botës”- deklaroi dikur politikani britanik Benxhamin Disraeli, pas vrasjes së presidenti amerikan Abraham Linkoln.
Megjithatë, disa vrasje mund të kenë një ndikim dramatik. E shtëna e një nacionalisti serb që vrau arkidukën e Austrisë Franz Ferdinand në qershorin e vitit 1914, solli fillimin e Luftës së Parë Botërore. Pastaj ky akt nxit hakmarrjen. Si Majk Pompeo ashtu edhe Xhon Bolton, përkatësisht ish-Sekretar Shteti dhe këshilltar për sigurinë kombëtare, dyshohet se kanë qenë objektiva të një komploti nga ana e iranianëve.
Shërbimi i inteligjencës së brendshme të Britanisë, MI5, thotë se Irani ka “ambicie për të rrëmbyer apo edhe vrarë njerëz që jetojnë në Britani, dhe që perceptohen si armiq të regjimit”. Ndërkohë kur flitet për metodat, Rusisë i pëlqen helmi. Agjentët e saj vranë Litvinenkon duke përdorur poloniumin radioaktiv.
Dhe në vitin 2018 për pak sa nuk vranë një dezertor tjetër, Sergei Skripal, dhe vajzën e tij Julia, me agjentin nervor Noviçok. Edhe Koreja e Veriut preferon helmin. Në vitin 2017, ajo vrau Kim Jong Nam, gjysmë-vëllain e liderit të vendit, Kim Jong Un, duke e spërkatur atë me VX, një agjent tjetër nervor, në aeroportin ndërkombëtar të Kuala Lumpurit.
Ndërkohë SHBA-ja preferon bombat dhe plumbat. Në vitin 20111, forcat e saj speciale bastisën një bazë sekrete në Pakistan dhe vranë Osama bin Laden, udhëheqësin e Al-Kaedës. Një sulm me dron vitin e kaluar vrau pasardhësin e tij, Ajman Al-Zauahiri në Kabul. Një sulm tjetër më dron në aeroportin e Bagdadit në vitin 2020 eleminoi Kasëm Suleimanin, kreun e QUDS, njësia speciale iraniane që kryen operacione në vende të tjera.
Karta e OKB, i urdhëron të gjithë anëtarët që të “përmbahen në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare nga kërcënimi apo përdorimi i forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të çdo shteti”. Por në të njëjtën kohë, njeh “të drejtën e natyrshme të vetëmbrojtjes individuale ose kolektive nëse ndodh një sulm i armatosur”.
Juristët ndërkombëtarë thonë se në kohë paqeje, atentatet dhe vrasjet janë të paligjshme. Në kohë lufte ato mund të lejohen, në varësi të asaj nëse janë në përputhje me ligjet e luftës. Por SHBA-ja dhe shumë shtete të tjera kanë kërkuar liri më të madhe ligjore veprimi. Sipas kësaj qasjeje “veprimi ushtarak është i lejueshëm, kur një shtet nuk është në gjendje të parandalojë aktet e terrorizmit”. “The Economist”/ Pershtatur nga CNA
Gjatë 6 dekadave të fundit, asnjë pjesë e integrimit evrop...
Një konflikt i vjetër që vijon prej disa dekadash në Kauka...
Termi “kult” ngjall imazhe të forta në mendjet tona, duke ...
1938 - Nënshkruhet Pakti i Mynihut midis Gjermanisë, Franc...
Historia shpesh është e mbushur me mite dhe legjenda të ci...
Një mori titujsh kryesorë në mediat javët e fundit në lidh...
Gjatë viteve të fundit rëndësia e sistemeve ajrore pa ekui...
Falë mendimit, krijimeve apo ideve të tyre, njerëzimi që n...
1934 - Lind aktorja franceze më famë botërore Brixhit ...
Një mori titujsh kryesorë në mediat javët e fundit në ...
Një konflikt i pazgjidhur, është gjithmonë si një minë me ...
Kur të largohet nga detyra presidenti Vladimir Putin - cil...
Stresi, ndjenja e pakënaqësisë dhe mungesa e mirënjohj...
1928 - Anglezi Aleksandër Fleming zbulon penicilinën 95 v...
Ballkani Perëndimor, pra vendet e ish-Jugosllavisë që mbet...
1540 - Themelohet Urdhri Jezuit Në Romë, Papa Pali II mir...
Hidratimi i tepërt është një gjendje e karakterizuar nga k...
Përtej çështjeve mjedisore, një nga argumentet më bindës p...
Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes ...
1960 - Xhon Kenedi dhe Riçard Nikson përballen në deba...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...