
Vdekja për shkak të një sëmundjes të rëndë e Mateo Mesina Denaros, njërit prej bosëve të mafias, më i kërkuari në dekadat të fundit dhe me një profil kriminal të spikatur në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare, mbyll një kapitull.
Sepse bashkë me të zhduket figura e fundit - pas asaj të bosëve kryesorë të Korleonezeve, Bernardo Provenvcano në vitin 2016, dhe Toto Rina në vitin 2017 - që ishte i aftë të përfaqësonte hijen e zezë të organizatës që krijoi vetë konceptin e krimit të organizuar, të paktën në imagjinatën kolektive:Cosa Nostra.
Mafia siçiliane u shfaq gjatë shekullit XIX-të, u forcua në epokën liberale, dhe madje krijoi degë jashtë vendit, si në Shtetet e Bashkuara, dhe e zgjeroi ndikimin e saj edhe gjatë diktaturës së Benito Musolinit, sidomos në nivel lokal.
Pas Luftës së Dytë Botërore pasoi një evolucion kompleks. Fazat e bashkëjetesës me pushtetin publik u alternuan me të tjera me një dukshmëri më të madhe. Për shembull në vitet 1980, kur u përplasën disa fraksione midis tyre, duke shkaktuar vdekjen e qindra njerëzve.
Pikërisht në atë kohë fituan epërsi Korleonëzet, të quajtur kështu sepse vinin nga zona e Korleones në provincën e Palermos. Nën udhëheqjen e Toto Rinës dhe Bernardo Provencanos, mafia siciliane pretendoi të shtrinte ndikimin e saj në hapësira të reja në aktivitetet legale dhe ilegale, duke minuar legjitimitetin dhe kompetencat e shtetit.
Më pas një seri e gjatë atentatesh i morën jetën shumë figurave publike, politike dhe institucionale, si deputeti komunist Pio La Torre apo gjeneralit Karlo Alberto Dalla Kieza.
Kur filloi kundërofensiva e shtetit, konflikti u përshkallëzua. Angazhimi i vendosur i një pjese të drejtësisë dhe dënimet e ashpra gjatë të ashtuquajturit “Procesi i Madh”, duke filluar nga viti 1987, u pasuan me sezonin e atentateve me bomba dhe më pas me sulme terroriste.
Si ato të vitit 1992 kundër magjistratëve Xhovani Falkone (i vrarë në Kapaçi bashkë me gruan e tij Françeska Morvilo dhe 3 truprojat) dhe Paolo Borselinos (i vrarë në Palermo, bashkë me 5 truprojat e tij). Megjithatë, pavarësisht se e destabilizuan përkohësisht vendin, këto masakra nuk patën ndonjë efekt prapësues në luftën ndaj mafies.
Dënimet e konfirmuara nga Gjykata e Lartë nuk u vunë në dyshim, dhe metoda hetimore e Falkones dhe Borselinos u bë një model për shumë gjyqtarë dhe prokurorë. Për pasojë u arrestuan shumë bosë të Cosa Nostra-s, përfshirë vetë Toto Rinën në vitin 1993.
Mafia, e cila për shumë kohë ishte luhatur midis marrëveshjeve të fshehta dhe kundërshtimit të pushtetit shtetëror, nuk ishte më në gjendje të fitonte. Siç u shpreh kohët e fundit sociologu Luixhi Mankoni në lidhje me strategjinë e Cosa Nostra-s:”Nuk ka asnjë dyshim që dinamiti masakroi njerëz dhe institucione, por që strategjia ishte e suksesshme, kjo është e diskutueshme”.
Në fakt ato vite dramatike, e zhbënë atmosferën e pathyeshmërisë që rrethonte Cosa Nostra-n. Me një veprim represiv efektiv, të zbatuar në momentin e një emergjence demokratike, u përmbysën disa nga supozimet që kishin favorizuar dhe forcuar korleonezët. Që nga vitet ‘90 shumë gjëra kanë ndryshuar. Ka filluar një periudhë copëzimi, transformimi dhe fundosjeje e kësaj organizate kriminale.
Figura tashmë të konfirmuara si ajo e Provencanos, garant i pushtetit të korleonezëve i arrestuar vetëm në vitin 2006, u janë bashkuar edhe të tjerë më të rinj, mafiozë më të paskrupullt dhe më pragmatikë, si ai i Mateo Messina Denaro.
I lindur në provincën e Trapanit në vitin 1962, dhe djali i një bosi, Mesina Denaro ishte shumë e afërt me Rinën. Ai ishte një zbatues besnik i urdhrave të tij dhe më pas, që nga viti 1992, drejtues i trafiqeve dhe bizneseve të paligjshëm.
Arrestimi i tij ndodhi në janar të këtij viti në Palermo, pranë klinikës private ku ai shkonte për të trajtuar një tumor në një fazë të avancuar. Ky sukses ishte fryt i një pune skrupuloze të karabinierëve të ROS (Grupi Operativ Special) por edhe i shmangies së masave të sigurisë nga bosi i mafies.
A është fundi i një epoke vdekja e Mesina Denaros? Kjo gjë është përmendur shumë këto ditë nga analistët në media. “Ishte mafiozi i fundit italian i lidhur me një periudhë brutale ” shkroi gazeta më e madhe amerikane New York Times. Mesina Denaro vdiq këtë muaj për shkak të tumorit në spitalin L’Aquila.
Kjo ngjarje përbën në vetvete një goditje të mëtejshme për mafian siçiliane: tashmë e dobësuar dhe jo më e aftë të përdorë praktikat brutale. Gjithsesi, duke pasur parasysh edhe ndryshimet në kuadrin social-ekonomik, goditja e pësuar mund të mos jetë vdekjeprurëse dhe vëmendja ndaj fenomenit mafioz mbetet e lartë.
Një fenomen që sipas kërkimeve historike, duket jo vetëm i rrënjosur në kontekstin italian dhe brishtësinë e tij të madhe, por duhet kundërshtuar në emër të ligjshmërisë kushtetuese dhe kulturës së ligjit, që të dyja këto në kundërshtim me historinë e Cosa Nostra-s./ Pershtatur nga CNA
Në një seri intervistash të dhëna në fillim të këtij muaji...
Vrasja në Kanada në qershor të këtij viti e Hardep Sing Ni...
Gjatë 6 dekadave të fundit, asnjë pjesë e integrimit evrop...
Një konflikt i vjetër që vijon prej disa dekadash në Kauka...
Termi “kult” ngjall imazhe të forta në mendjet tona, duke ...
1938 - Nënshkruhet Pakti i Mynihut midis Gjermanisë, Franc...
Historia shpesh është e mbushur me mite dhe legjenda të ci...
Një mori titujsh kryesorë në mediat javët e fundit në lidh...
Gjatë viteve të fundit rëndësia e sistemeve ajrore pa ekui...
Falë mendimit, krijimeve apo ideve të tyre, njerëzimi që n...
1934 - Lind aktorja franceze më famë botërore Brixhit ...
Një mori titujsh kryesorë në mediat javët e fundit në ...
Një konflikt i pazgjidhur, është gjithmonë si një minë me ...
Kur të largohet nga detyra presidenti Vladimir Putin - cil...
Stresi, ndjenja e pakënaqësisë dhe mungesa e mirënjohj...
1928 - Anglezi Aleksandër Fleming zbulon penicilinën 95 v...
Ballkani Perëndimor, pra vendet e ish-Jugosllavisë që mbet...
1540 - Themelohet Urdhri Jezuit Në Romë, Papa Pali II mir...
Hidratimi i tepërt është një gjendje e karakterizuar nga k...
Përtej çështjeve mjedisore, një nga argumentet më bindës p...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...