Apel për kujdes nga temperaturat e larta/ Rrezik për të moshuarit dhe fëmijët
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...

Aktualisht po jetojmë në kohëra të mbushura me ngjarje, të cilat po zhvillohen me një ritëm të shpejtë dhe të furishëm. Por pse kjo gjë po ndodh pikërisht tani? Sepse 3 kriza të mëdha transformuese kanë prekur njëkohësisht njerëzimin. Secili prej transformimeve të sotme gjeopolitike, klimatike dhe digjitale do të përbënte një sfidë më vete, por ne po i përjetojmë ato në të njëjtën kohë.
Një megakrizë globale e paprecedentë po kërcënon të mposhtë kapacitetet e sistemeve tona politike dhe kulturore për t’u përshtatur ose për të mbajtur kontrollin. Çdo vit që kalon, temperaturat e nxehta rekord, zjarret, thatësirat dhe ngjarjet ekstreme të motit vetëm sa po nënvizojnë shkallën e krizës klimatike. Megjithëse pasojat e tij afatgjata globale janë jashtëzakonisht komplekse, natyra themelore e problemit është e kuptuar mjaft mirë.
Zgjidhjet dihen, por politika për t’i arritur ato është tejet e vështirë. Në të kundërt, pasojat e transformimit digjital mbeten më të pasigurta. Vetëm vitin e kaluar, njerëzimi ka hapur një kapitull të ri në zhvillimet teknologjike nëpërmjet përparimeve në Inteligjencën Artificiale gjeneruese (AI), dhe askush nuk e di me siguri se çfarë qëndron në anën tjetër.
Një ndryshim i madh midis këtyre dy zhvillimeve, është se efektet e AI mundet ende të ndalen, madje edhe të shkohet në drejtimin e kundërt, të paktën në parim. Megjithatë, shumëkush dyshon nëse kjo do të ndodhë. Sepse si përvoja historike po ashtu edhe logjika themelore e kërkimit dhe zhvillimit teknologjik, sugjerojnë se revolucioni i AI do të vazhdojë
të fitojë vrull.
Nga fundi i vitit 2022, një kompani start-up me bazë në Kaliforni, OpenAI (me financim nga investime të mëdha nga gjiganti i teknologjisë Microsoft) inauguroi programin ChatGPT, duke shkaktuar kësisoj një përshpejtim të ri të zhvillimit teknologjik.
Ndonëse AI nuk është diçka e re, shumë njerëz e cilësojnë momentin aktual si fillimin e një epoke të re. Po thuhet se dixhitalizimi ka arritur një nivel cilësor të paprecedentë, dhe tani ai do të ndryshojë rrënjësisht të gjithë mënyrën tonë të jetesës - nga mënyra se si prodhojmë dhe konsumojmë, deri tek mënyra se si mësojmë dhe ndërveprojmë me njëri-tjetrin.
Duke parë në perspektivë, duhet të shqyrtojmë edhe mundësinë e ndryshimit të marrëdhënieve midis njerëzve dhe makinave. Me fuqinë dhe shpejtësinë e saj të lartë llogaritëse, qasjen tek një mbi-bollëk në rritje i të dhënave dhe përmirësimin e shpejtë të kapaciteteve perceptuese (në sajë të sensorëve gjithnjë e më gjithëpërfshirës dhe të
sofistikuar), makineritë e reja do të bëhen fillimisht të domosdoshme për njerëzimin, dhe më pas do të fitojnë një pozitë shumë më të lartë se njeriu.
Pra kemi të bëjmë me një shkëmbim të mundshëm midis subjektit dhe objektit, midis njerëzve dhe mjeteve të tyre. Meqenëse makinat me aftësi vetë-mësuese dhe njohuri superiore do të kenë qartazi aftësinë për ta ulur njerëzimin në vendin e dytë, pyetja e vërtetë është nëse ato do ta bëjnë vërtet këtë.
Për ta vlerësuar këtë dinamikë, duhet t’i rikthehemi analizës së famshme të filozofit gjerman Georg Vilhelm Friedrih Hegel për “Dialektikën Padron-Skllav”, të cilën ai e artikuloi në kulmin e Revolucionit të Parë Industrial, në librin e tij kryesor të vitit 1807 “Fenomenologjia e Shpirtit”.
Padroni tipik, shpjegon Hegeli, urdhëron dhe shijon frytet e punës së të tjerëve, ndërsa Skllavi i duron mundimet dhe nënshtrimit ndaj vullnetit të Zotërisë. Por në këtë proces, Skllavi fiton aftësitë për ta formësuar botën dhe një ditë e hedh poshtë zgjedhën. Po si do të ndodhë kjo dialektikë në marrëdhëniet midis njerëzve dhe makinave? Kjo pyetje është krejtësisht e paprecedentë në historinë njerëzore, dhe përgjigja mund të përcaktojë nëse kjo histori do të vazhdojë apo jo edhe në të ardhmen. Por gjërat që i ndërlikojnë më tej janë dy transformimet e tjera të mëdha, sepse këto mund të nënkuptojnë që ne kemi pak zgjidhje tjetër veçse të përqafojmë plotësisht Inteligjencën Artificiale.
Tek e fundit, a është e imagjinueshme mbijetesa njerëzimit në një planet më të nxehtë pa krijuar një qytetërim teknologjik të bazuar tek Inteligjenca Artificiale? Dhe çfarë duhet të bëjmë nëse rivalët tanë gjeopolitikë po synojmë dominimin përmes AI dhe jo dominimin e vetë kësaj teknologjie shumë të sofistikuar?
Për më tepër, çfarë do të bëhet me përbërjen themelore politike të shoqërive njerëzore në këto kushte rrënjësisht të ndryshme dhe të reja? Çfarë do të ndodhë me shtetet dhe qeveritë dhe përplasjet në dukje të pafundme mes tyre, sidomos nëse Inteligjenca Artificiale bëhet mjeti i preferuar për të zhvilluar apo edhe komanduar një luftë moderne?
Tani që po kalojmë pragun drejt Inteligjencës Artificiale - me sa duket duke pasur pak mundësi zgjedhjeje - duhet të marrim seriozisht në konsideratë mundësinë që kalimi ynë nga një qytetërim me në qendër njeriun, në një qytetërim të dominuar nga makineritë, do të kulmojë në heqjen tërësisht të elementit njerëzor. Edhe nëse nuk eliminohet specia njerëzore, ajo mund të margjinalizohet plotësisht. Sado e çuditshme që mund të na duket tani, ky është skenari i mundshëm dhe kulminant i dialektikës së Iluminizmit./ Përshtatur në shqip nga CNA
1869 - Lind “babai” i pavarësisë së Indisë dhe frymëzuesi ...
Sot, kur dikush akuzon një person tjetër për derdhjen e “l...
Vdekja për shkak të një sëmundjes të rëndë e Mateo Mesina ...
Në një seri intervistash të dhëna në fillim të këtij muaji...
Vrasja në Kanada në qershor të këtij viti e Hardep Sing Ni...
Gjatë 6 dekadave të fundit, asnjë pjesë e integrimit evrop...
Një konflikt i vjetër që vijon prej disa dekadash në Kauka...
Termi “kult” ngjall imazhe të forta në mendjet tona, duke ...
1938 - Nënshkruhet Pakti i Mynihut midis Gjermanisë, Franc...
Historia shpesh është e mbushur me mite dhe legjenda të ci...
Një mori titujsh kryesorë në mediat javët e fundit në lidh...
Gjatë viteve të fundit rëndësia e sistemeve ajrore pa ekui...
Falë mendimit, krijimeve apo ideve të tyre, njerëzimi që n...
1934 - Lind aktorja franceze më famë botërore Brixhit ...
Një mori titujsh kryesorë në mediat javët e fundit në ...
Një konflikt i pazgjidhur, është gjithmonë si një minë me ...
Kur të largohet nga detyra presidenti Vladimir Putin - cil...
Stresi, ndjenja e pakënaqësisë dhe mungesa e mirënjohj...
1928 - Anglezi Aleksandër Fleming zbulon penicilinën 95 v...
Ballkani Perëndimor, pra vendet e ish-Jugosllavisë që mbet...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...