LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një shoqëri multi-kulturore pa integrimin e duhur, është e destinuar të dështojë

3 Tetor 2023, 19:03, Blog CNA

Një shoqëri multi-kulturore pa integrimin e duhur, është e

Në mesin e tensioneve në gjirin e konservatorët mbi çështjen e emigrantëve, Rishi Sunak dhe Suela Braverman duket se patën një mosmarrëveshje të fortë midis tyre. Në një fjalim të mbajtur në Uashington, Sekretarja e Brendshme, bëri një deklaratën të diskutueshme.

Ajo tha troç se multi-kulturalizmi në Britani ka dështuar. Siç ajo duhet ta ketë pritur, kjo deklaratë shkaktoi një lloj zhurme në Mbretërinë e Bashkuar, edhe pse ishte pjesë e një diskutimi shumë më të gjerë dhe shumë të arsyeshëm të problemeve praktike që ka shkaktuar emigrimit masiv në të gjithë botën perëndimore.

Por ajo fjali e vetme ishte bërë aq e diskutueshme saqë zoti Sunak e hodhi poshtë gati menjëherë, duke thënë se ndihet krenar për suksesin e vendit tonë multi-kulturor. Po çfarë ndodhi midis tyre? A ishte ky një konflikt i vërtetë dhe i qëllimshëm, një përpjekje e Sekretares së Brendshme për t’i dërguar një apel partisë kohë përpara konventës së tij kombëtare?

Braverman e kishte bërë të qartë se nuk donte të thoshte se Britania kishte dështuar në ndërtimin e një shoqërie të suksesshme multi-etnike apo multi-racore. Në fakt Britania ka pasur shumë sukses në drejtim të integrimit të një numri të madh pakicash në jetën e saj kombëtare.

Kritikat e saj i drejtoheshin vetëm atyre që kishin dështuar të përshtateshin me normat sociale (kulturore) të vendit, duke zgjedhur në vend të kësaj që të jetonin në botë të mbyllura e të izoluara “paralele”. Ishte pikërisht ky separatizëm, të cilin ajo e dënoi si të dështuar.

Unë jam shumë e sigurt se zoti Sunak nuk do të ishte dakord me këtë. Familja e tij - dhe ajo e vetë zonjës Braverman - kanë qenë shembuj të shkëlqyer të emigrantëve të asimiluar, që përvetësuan me entuziazëm zakonet dhe vlerat e vendit të tyre të ri.

Pra, në fakt nuk kemi një dallim thelbësor mendimesh midis të dyve. Është vetëm një mosmarrëveshje për përdorimin e një fjale. Por mbetet një problem i vërtetë: A mund ta ruajë një vend një ndjenjë identiteti kombëtar dhe një jetë kohezive nga pikëpamja shoqërore, nëse komunitetet brenda tij jetojnë de facto në geto kulturore, të shkëputur nga vlerat dhe supozimet kryesore të popullsisë më të gjerë?

Në vendin nga vij kjo ka qenë që në fillim një pyetje ekzistenciale. Shtetet e Bashkuara u themeluan mbi parimin se popujt nga e gjithë bota - pavarësisht prejardhjeve dhe besimeve të ndryshme - mund të jetonin së bashku në një komb të ri që u krijua posaçërisht për të joshur dhe tërhequr të varfrit dhe të persekutuarit nga kudo që mund t`ia kishin nisur.

Ishte një ideal madhështor, i cili ishte thuajse i pamundur që të realizohej - të paktën në formën e përsosur që parashikonin themeluesit e tij. Për qëllimet tona, tani ia vlen të shikojmë se sa përkushtim dhe përpjekje është bërë. Kjo ishte një ndërmarrje e madhe: integrimi i miliona njerëzve me rrënjë dhe histori të ndryshme në atë që synohej të ishte një vend i vetëm. Unë e kam ende të vështirë t’ua shpjegoj shumicës së evropianëve se si ishte të rriteshe në një vend ku të gjithë - ose paraardhësit e tyre të afërt - vinin nga diku tjetër.

Kur isha fëmijë në Boston dhe Nju Jork, secili nga miqtë e mi kishte të paktën një gjysh që nuk fliste anglisht. Babai im nuk fliste anglisht kur lindi dhe derisa shkoi në shkollë. Komunitetet etnike dhe kulturore që përbënin ato qytete kozmopolite - hebreje, italiane, polake, kineze - ishin shumë të pavarura dhe të ndara, ndonjëherë në mënyrë agresive.

Në vitet e para të shekullit XX, kishte lagje që ishin gati tërësisht të populluara nga një kombësi. Në lagjen Lower East Side të Nju Jorkut, gjuha e folur në rrugë ishte hebraishtja dhe siç e dëshmojnë dëshmitë fotografike, edhe tabelat e dyqaneve ishin në gjuhën hebreje.

Brenda një ose dy brezash, ajo popullsi u shpërnda në të gjithë qytetin, dhe shumë shpejt Lower East Side nuk ishte më kryesisht hebreje. Pak në veri, Italia e Vogël (e përjetësuar nga filmi Kumbari) është sot një hije sentimentale e vetes së saj të dikurshme, edhe sepse italianët kanë ecur përpara.

Megjithatë, ekziston ende një lidhje shumë e fortë me rrënjët e vendit të origjinës. Kjo është arsyeja pse Xho Bajden vazhdon ta përshkruajë veten si irlandez. Një element i rëndësishëm për të kuptuar këtë, është se Amerika e hershme nuk ofronte siguri dhe mirëqenie për të ardhurit. Nëse do të mbërrije në Ellis Island me asgjë tjetër përveçse një thesi me gjëra në shpinë, kërkoje mbështetje dhe ndihmë nga bashkatdhetarët e tu.

Familjet e mëdha dhe komuniteti në lagje do t’ju jepnin ushqim deri sa të sistemoheshit me punë dhe shtëpi, dhe pastaj nga ju do të prirej që të ndihmonit valën e ardhshme të emigrantëve. Besnikëritë e vjetra etnike do të mbeteshin pjesë e rëndësishme e jetës së këtyre emigrantëve edhe pasi të kishte kaluar koha e nevojës urgjente për ndihmë.

Por në fund ato do të vinin në plan të dytë, ndërkohë që njerëzit bëhen gjithnjë e më shumë të përkushtuar ndaj atdheut të ri. Këtë synim kishte edhe arsimi në SHBA. Praktikat që britanikët i konsiderojnë paksa qesharake (ose të këqija), si fillimi i çdo dite në shkollë me premtimin e besnikërisë ndaj flamurit, ose duke e konsideruar si të shenjtë formulimin e saktë të Kushtetutës, janë që të gjitha pjesë e një programi sistematik për t’i kthyer në amerikanë krenarë fëmijët e emigrantëve.

Janë institucionet dhe dokumentet e krijuara nga Etërit Themelues, ato që përbëjnë atë që do të thotë të jesh qytetar. Në fakt, ato janë gjithçka që kanë të përbashkët këta popuj të ndryshëm. Dhe këtu ekziston një problem i dukshëm si për Britaninë po ashtu edhe për Amerikën. Shkollat nuk janë më të përgatitura që t’i mësojnë fëmijëve se duhet të jenë krenarë për identitetin e tyre kombëtar.

Tani pjesa më e madhe e kurrikulës së arsimit i kushtohet renditjes së mëkateve të kolonializmit, skllavërisë dhe shfrytëzimit. Si mund t’i bindni emigrantët të përqafojnë kulturën dhe vlerat e vendit ku jetojnë, nëse këmbëngulni se historia e tij është e turpshme, asgjë më shumë se sa një katalog i tmerrshëm krimesh kundër vetë vendeve nga kanë ardhur? Nga Janet Daley “Daily Telegraph”/ Pershtatur nga CNA

Lajmet e fundit nga