Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Presidenti amerikan Xho Bajden është një burrë familjar në shumë aspekte. Ai është “I madhi”, në terma antropologjikë. i klanit Bajden, që i jep familjes së tij një ndjenjë mbrojtjeje dhe shumë patronazh. Familja dhe jo individi, është prizmi më i mirë përmes të cilit mund të shihet e gjithë sipërmarrja e zymtë.
“Marka” e Bajdenit është biznesi, dhe si e tillë, kjo familje është një përfituese e madhe. Gjatë viteve 2014-2019, kompanitë e huaja depozituan 24 milionë dollarë në llogaritë e kësaj familje, përfshirë gati 12 kompani off-shore. Një raport i gjatë i gazetës “Wall Street Journal” i botuar së fundmi, sqaroi në detaje se si pushteti dhe ndikimi i Xho Bajden është përdor në mënyrë rutinore nga anëtarët e familjes së tij që kërkonin të hapnin biznese të reja, dhe jo vetëm në marrëdhënie me kompanitë e huaja.
Vëllai i Xho Bajden, Xhejsmi, e përdorte shpeshherë emrin e tij sa herë niste një biznes të ri. Premtimet për të bërë para vetëm falë mbiemrit Bajden - dhe sigurimin e mbrojtjes ligjore - ishin aq të drejtpërdrejta, sa që disa nga palët e tjera në këto marrëveshje menduan se garancitë krijuan pretendime të zbatueshme kur ndodh “magjia” e biznesit.
“Ndonjëherë partnerët e biznesit mbetën të zhgënjyer kur mbiemri Bajden nuk arriti që të zhbllokonte qasjen ose tregjet, duke lënë një gjurmë procedurash ligjore dhe dokumentesh në të cilat përshkruhen ankesat e ish-bashkëpunëtorëve të mërzitur”- shkruan ndër të tjera “Wall Street Journal”.
Të ardhurat për familjen Bajden, që fitonte para edhe kur nuk mbaheshin premtimet e saj, vinin nga të gjitha anët. Përfaqësuesi Xhejms Komer ka vërtetuar se 9 anëtarë të familjes Bajden kanë marrë pagesa nga marrëveshjet me kompani në vende të huaja, duke përfshirë njërin nga nipat.
Është tregues shumë domethënës fakti që pagesat nga biznesmeni rumun Gabriel Popoviciu shkuan siç ka vënë në dukje edhe gazeta “New York Post” në llogari të identifikuara vetëm me mbiemrin “Bajden”. E njëjta gjë ishte e vërtetë edhe për një pagesë nga kompania kineze CEFC China Energy.
Por si është e mundur, që të paktën siç deklaroi vetë Xho Bajden në qasjen e tij fillestare mohuese, ai nuk dinte asgjë për të gjitha këto marrëdhënie që përfshinin familjen e tij? Kjo edhe mund të besohej nëse anëtarët e familjes do të jetonin të distancuar nga njëri-tjetri.
Por sipas të gjitha dëshmive, familjarët e Bajden mbajnë marrëdhënie të ngushta me njëri-tjetrin. Për shembull Xhejms dhe Hanter Bajden, e quajnë njëri-tjetrin si mikun më të mirë.
Dhe duket sikur djali i varur nga droga i Xho Bajden po punonte me kokën e tij, duke firmosur marrëveshje të mëdha, në të cilat nuk ishte përfshirë askush tjetër në familje apo të kishte dhënë miratimin e tij. Ne teori ju mund të kuptoni refleksin e natyrshëm njerëzor për të shmangur lidhjet me jetën e rrëmujshme të Hanter Bajden, dhe për të ditur për të sa më pak të jetë e mundur.
Por pse të largohesh nga Xhimi Bajden? Në fakt, ka pasur shumë fokus tek Hanter, me stilin e tij dinamik të jetës dhe sekretet që fshihte një laptop i harruar në një servil në Delauer. Por nuk duhet harruar as Xhejms Bajden. Ai ishte pikërisht aty, dhe thuhet se kompania e tij konsulente mori 20 transferta nga kompania kineze CEFC me një total prej afro 1.4 milionë dollarë.
Fakti që Xho Bajden nuk dinte asgjë nga këto, ishte një koncept kaq absurd, sa që është për t`u habitur që ai guxoi t`ia hidhte paq, por një shtyp i bindur ia mundësoi këtë për një kohë të gjatë. Tani, standardi ka ndryshuar nga “A e dinte ai?” tek “A ka përfituar drejtpërdrejt?”.
Le të supozojmë se nuk do të mësojmë asgjë tjetër. Përgjigja është ende: “Po, sigurisht, ai përfitoi”. Shumica e baballarëve dhe gjyshërve, kur mendojnë se mund t`u ndodhë diçka, shqetësohen dhe mendojnë nëse familjet e tyre “do të kujdesen për ta”.
Klientët dhe partnerët e ndryshëm të huaj të biznesit të Hanter dhe Xhejms kontribuan në arritjen e këtij qëllimi të rëndësishëm për Xho, dhe pa pasur nevojë që dikush të shqetësohet për të bërë shumë punë. Shikojeni pak më ndryshe këtë çështje. A do të dëshironte babai i zakonshëm, që e veja e djalit të tij të dashur të ndjerë, të ishte më shumë apo më pak komode financiarisht?
Holli Bajden mori disa nga dhuratat e dërguara nga rumuni Popoviciu dhe kompania kineze CEFC. Ose a do të shqetësohej një baba i zakonshëm se si djali i tij problematik mund t’ia dilte të siguronte bukën e gojës? (Një nga pyetjet e para që do të supozoni se do të bënte çdo baba i shqetësuar është: Si do ta sigurojë ai jetesën?)
Epo, të gjitha këto dhe shumë të tjera u mbuluan nga biznesi i tregtisë me ndikim familjar. Imagjinoni sikur dikush të vinte tek ju (dhe ju të mos kishit aspak etikë) dhe të thoshte: “Unë nuk mund t’ju paguaj, sepse kjo do të krijonte lloj-lloj problemesh, por unë mund ta laj me para familjen tuaj”.
A do t’i thoshit “Jo, jo faleminderit?”. Së fundi, përtej çdo transferimi të mundshëm të drejtpërdrejtë të parave për Xho Bajden, është përfitimi i madh psikologjik që do të ndjenin shumica e njerëzve për të qenë “Big Guy” (Djali i Madh), i cili është mjeti që përdor pjesa tjetër e familjes për të fituar lehtësisht para.
Ne kemi të dhëna të tjera se si e gjitha kjo ishte e ndërthurur. Siç edhe mësuam kohët e fundit, transferimet për Hanter Biden, mbi një çerek milioni dollarë para kineze shënonin shtëpinë e babait të tij si adresën e përfituesit. Hanter u ankua në një moment se i duhej të mbante familjen financiarisht për vite me radhë.
Nga ana tjetër, kur Hanter kishte mbetur pa para në fund të 2018-ës dhe kishte nevojë për ndihmë për të bërë pagesa të ndryshme, dhe donte të jetonte me babanë e tij, Xhejms Bajden e siguroi: “Kjo mund të funksionojë, ti ke nevojë për një bazë të sigurt. Unë mund të punoj vetëm me ty tamam si babai yt!”. Pra që të gjithë ishin së bashku në këto afera. Ishte një biznes familjar, ashtu si dyqani i sanduiçëve në lagje apo biznesi i çimentos i lidhur me organizatat mafioze. Nga Rich Lowry “National Riview”/ Pershtatur nga CNA
1990 - Gjermania Lindore dhe ajo Perëndimore ribashkoh...
Po afron dhënia e Çmimeve Nobel për vitin 2023. Siç është ...
Gjatë diskutimeve nëse Shtetet e Bashkuara duhet të va...
Policia e Kosovës dhe forcat e NATO-s në veriun e vendit m...
Aktualisht po jetojmë në kohëra të mbushura me ngjarje...
1869 - Lind “babai” i pavarësisë së Indisë dhe frymëzuesi ...
Sot, kur dikush akuzon një person tjetër për derdhjen e “l...
Vdekja për shkak të një sëmundjes të rëndë e Mateo Mesina ...
Në një seri intervistash të dhëna në fillim të këtij muaji...
Vrasja në Kanada në qershor të këtij viti e Hardep Sing Ni...
Gjatë 6 dekadave të fundit, asnjë pjesë e integrimit evrop...
Një konflikt i vjetër që vijon prej disa dekadash në Kauka...
Termi “kult” ngjall imazhe të forta në mendjet tona, duke ...
1938 - Nënshkruhet Pakti i Mynihut midis Gjermanisë, Franc...
Historia shpesh është e mbushur me mite dhe legjenda të ci...
Një mori titujsh kryesorë në mediat javët e fundit në lidh...
Gjatë viteve të fundit rëndësia e sistemeve ajrore pa ekui...
Falë mendimit, krijimeve apo ideve të tyre, njerëzimi që n...
1934 - Lind aktorja franceze më famë botërore Brixhit ...
Një mori titujsh kryesorë në mediat javët e fundit në ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...