Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Policia e Kosovës dhe forcat e NATO-s në veriun e vendit me shumicë serbe u përballën me 24 shtator me një kryengritje të armatosur. Një polic i Kosovës dhe 3 terroristë u vranë dhe disa të tjerë u arrestuan. Por duket se shumica arritën të largohen. Serbia dhe përfaqësuesit e saj politikë të Listës Srpska në Kosovë shpallën një ditë zie për viktimat.
Kjo konfirmon mbështetjen e tyre për rebelimin e armatosur. Njësitë paramilitare serbe duket se kanë gjetur një strehë të sigurt brenda Serbisë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u takua më pas me ambasadorin rus në Beograd, të cilit iu ankua për një “spastrim brutal etnik” që sipas tij po ndodh në Kosovë, pretendim për të cilin nuk ka prova.
Ne nuk kemi asnjë konfirmim se Vuçiç ka urdhëruar personalisht kryengritjen e armatosur. Por fakt është se në të ishte i përfshirë njëri nga njerëzit e tij më të afërt në veri të Kosovës. Për më tepër, akte të tilla kaq të rënda nuk mund të kryhen pa dijeninë e Beogradit.
Vuçiç mund ta kishte ndaluar paraprakisht ose ta denonconte atë pasi të ndodhte. Por ai nuk bëri asnjërën prej tyre. Atëherë çfarë na tregon kjo ngjarje? Ky incident është një konfirmim se Vuçiç nuk ka aspak ndërmend që t`i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Në fakt dialogu Beograd-Prishtinë është veçse një mbulesë për qëllimin e tij real, që është ndarja e 4 komunave veriore me shumicë serbe nga pjesa tjetër e Kosovës. Në vend të ndarjes de facto ai do të preferonte ndarjen de-jure, dhe shpreson që suksesi rus në aneksimin e disa pjesëve të Ukrainës do ta legjitimojë këtë objektiv.
Por për momentin ai do të mbështeste formalisht një qeverisje të veçantë, në formën e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe. Më 24 shtator, Prishtina tregoi se policia e saj mund të përballojë me mbështetjen e NATO-s, një grup të armatosur rëndë prej disa dhjetëra militantësh të vendosur.
Por është po aq e qartë se forcat e blinduara serbe mund të hyjnë me lehtësi në Kosovë. Pikëkalimi më i afërt kufitar serb në veri të Mitrovicës ndodhet më pak se 35 km larg, distancë që një tank e përshkon në më pak se 1 orë. Kohët e fundit NATO i ka përforcuar forcat e saj në Kosovë.
Por nuk është e qartë nëse trupat e saj janë të pajisura apo të trajnuara për luftë kundër mjeteve të blindave. Diplomatët amerikanë dhe ata evropianë mendojnë se Serbia nuk do ta tentojë një veprim të tillë për shkak të pasojave të rënda politike. Por Vuçiç po përpiqet të bindë botën se serbët po spastrohen etnikisht nga Kosova.
Dhe bazuar tek kjo narrativë, ai do të thotë se tanket serbe po hyjnë në Kosovë që të mbrojnë civilët. Për këtë arsye ai pretendon vazhdimisht, edhe pse pa prova, se një spastrim i tillë etnik po vazhdon. Deri tani reagimi i Perëndimit ka qenë i dobët. Brukseli dhe Uashingtoni u kanë bërë thirrje “të dyja palëve” të parandalojnë dhunën dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Kjo qasje barazon aftësitë e shkëlqyera që tregoi policia e Kosovës me një kryengritje të armatosur ilegale, e cila mund të kishte shkaktuar destabilitet në mbarë Ballkanin. Ata që janë përgjegjës për politikën ballkanike në Uashington dhe Bruksel nuk janë të gatshëm të pranojnë dështimin e përpjekjeve të tyre për ta joshur Serbinë të anojë përfundimisht nga Perëndimi.
Në vend të kësaj, ata janë duke kërkuar sërish një rikthim të shpejtë tek “dialogu”. Një qasje alternative do të denonconte mbështetjen e Beogradit për kryengritjen e armatosur, duke e etiketuar atë një akt terrorist dhe duke vendosur sanksione kundër Vuçiçit dhe zyrtarëve të tij të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare.
Ndërkohë NATO duhet të përgatiste forcat e saj në veri të Kosovës në rastin e një pushtimi nga trupat e blinduara serbe. Perëndimi duhet të lavdëronte policinë e Kosovës dhe të kërkonte një gjykim të drejtë dhe të shpejtë për autorët në gjykatat e Kosovës. Nga ana tjetër ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së në Beograd duhet të tërhiqeshin përkohësisht për konsultime me eprorët e tyre.
Duhet një politikë e re SHBA dhe BE duhet të përçojnë një mesazh të vetëm: epoka e tolerimit ka mbaruar. Nëse Beogradi dëshiron anëtarësimin në BE, Serbia duhet të arrestojë dhe dorëzojë terroristët tek autoritetet e Kosovës; të heqë dorë nga insistimi për qeverisje të ndarë të serbëve në Kosovë; t’i bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të luftës ndaj Ukrainës, si dhe të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara.
Në rast se Beogradi refuzon, BE-ja duhet të njoftojë se do të ngrijë bisedimet e anëtarësimit. Ndërkohë, SHBA duhet të pezullojë bashkëpunimin ushtarak me Serbinë, duke përfshirë bashkëpunimin me Gardën Kombëtare të Ohajos.
Po ashtu, Uashingtoni dhe Brukseli duhet të përgatiten ta nxisin Prishtinën që të kontaktojë serbët e veriut për të gjetur alternativa ndaj Listës Serbe. Përveç kësaj, Prishtina duhet të përpiqet të sigurojë mos pasjen e incidenteve anti-serbe në të gjithë Kosovën, në mënyrë që të zhvlerësojë pretendimet e Vuçiçit për spastrim etnik.
Prishtina duhet të hetojë menjëherë çdo incident që ndodh. Gjykatat duhet t’i gjykojnë menjëherë autorët. Ka ardhur koha të rikonfigurohet politika perëndimore për Serbinë dhe Kosovën. Vazhdimi i qasjes aktuale do të sjellë dështime të reja. Një qasje më e fortë me Beogradin është hapi i parë i nevojshëm. Nga Daniel Serwer “Dtt-net”/ Pershtatur nga CNA
Aktualisht po jetojmë në kohëra të mbushura me ngjarje...
1869 - Lind “babai” i pavarësisë së Indisë dhe frymëzuesi ...
Sot, kur dikush akuzon një person tjetër për derdhjen e “l...
Vdekja për shkak të një sëmundjes të rëndë e Mateo Mesina ...
Në një seri intervistash të dhëna në fillim të këtij muaji...
Vrasja në Kanada në qershor të këtij viti e Hardep Sing Ni...
Gjatë 6 dekadave të fundit, asnjë pjesë e integrimit evrop...
Një konflikt i vjetër që vijon prej disa dekadash në Kauka...
Termi “kult” ngjall imazhe të forta në mendjet tona, duke ...
1938 - Nënshkruhet Pakti i Mynihut midis Gjermanisë, Franc...
Historia shpesh është e mbushur me mite dhe legjenda të ci...
Një mori titujsh kryesorë në mediat javët e fundit në lidh...
Gjatë viteve të fundit rëndësia e sistemeve ajrore pa ekui...
Falë mendimit, krijimeve apo ideve të tyre, njerëzimi që n...
1934 - Lind aktorja franceze më famë botërore Brixhit ...
Një mori titujsh kryesorë në mediat javët e fundit në ...
Një konflikt i pazgjidhur, është gjithmonë si një minë me ...
Kur të largohet nga detyra presidenti Vladimir Putin - cil...
Stresi, ndjenja e pakënaqësisë dhe mungesa e mirënjohj...
1928 - Anglezi Aleksandër Fleming zbulon penicilinën 95 v...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...