
Mininstria e punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Baerbock, sërish bëri thirrje nga Kievi, që Serbia të reduktojë trupat në kufi me Kosovën. Baerbock tha nga Kievi i Ukrainës, se nuk duhet të ketë "tensione të tjera midis Serbisë dhe Kosovës." Zvogëlimi i numrit të ushtarëve serbë në kufi është "apeli urgjent këtu sot nga takimi ynë i përbashkët në Kiev”, tha ministrja një ditë pas vajtjes në Prishtinë të të ngarkuarit të saj për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Por Gjermania ende nuk e ka vendosur nëse do ketë rritje të kontingjentit gjerman të KFOR-it. Një zëdhënës i ministrisë gjermane të Mbrojtjes i tha të hënën DW: "Jemi duke e monitoruar nga afër situatën dhe jemi në kontakt të ngushtë me qeverinë kosovare dhe aleatët tanë të NATO-s për hapat e mëtejshëm të mundshëm. Është e rëndësishme t'i peshojmë të gjitha argumentet.”
Më parë, për shkak të situatës së tensionuar në Kosovë, përfaqësues të SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së janë shprehur për forcimin e forcës paqeruajtëse të KFOR-it të udhëhequr nga NATO dhe po sugjerojnë dërgimin e forcave shtesë të Bundeswehr-it. “Gjermania, duke u konsultuar me aleatët e saj, duhet të shqyrtojë së shpejti nëse mandati i KFOR-it po përmbushet plotësisht dhe të dërgojë më shumë ushtarë në Kosovë”, tha politikani i Partisë së Gjelbër, Anton Hofreiter, kryetar i Komitetit për BE në Bundestag, për revistën “Spiegel”. Kolegu i grupit parlamentar të Hofreiterit, Philip Krämer , tha se Gjermania duhet të shqyrtojë gjithashtu shkallën në të cilën forcat shtesë të Bundeswehr-it mund të vihen në dispozicion brenda kornizës së mandatit aktual.
Edhe raportuesi socialdemokrat për Ballkanin Perëndimor, Adis Ahmetoviç, nga radhët e SPD-së, bëri thirrje që mandatit të KFOR-it, t'i jepen më shumë forca të armatosura. Në një deklaratë për media, Ahmetovic ishte shprehur për masa shtesë të Komisionit të BE-së për të parandaluar shkallëzimin e situatës. Ai tha se mobilizimi i forcave ushtarake të Serbisë në kufi me Kosovën, është një sulm ndaj Evropës liberale.
NATO përforcon trupat në Kosovë
NATO njoftoi së fundmi do t’i rrisë trupat e KFOR-it, pas shtimit të tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës. Sipas një zëdhënësi të aleancës së mbrojtjes, në Kosovë do të shtohen rreth 600 forca britanike. Ndërkohë 200 syresh kanë mbërritur në Kosovë, bën të ditur DW.
Bundeswehr-i gjerman ka aktualisht 85 ushtarë të stacionuar në Kosovë. Mandati, i cili u zgjat për herë të fundit nga Bundestagu në maj, parashikon deri në 400 ushtarë, në rast nevoje. Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes, Marie Agnes Strack Zimmermann, nga Partia Liberale, FDP, tha se mund të dërgojmë edhe më shumë nëse është nevoja, por jemi duke e monitoruar situatën.
Grupi parlamentar i Unionit Kristiasocial akuzoi qeverinë e koaliciont të qendrës së majtë si bashkëpunëtore në përshkallëzimin e tensiioneve midis Beogradit dhe Prishtinës. "Qeveria aktuale ka hequr dorë në mënyrë të panevojshme nga roli udhëheqës i gjatë dhe i suksesshëm i Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor," i tha revistës zëdhënësi i politikës së mbrojtjes Florian Hahn (CSU).
Serbia nga ana e saj siguroi të hënën se numri i ushtarëve në kufi ishte kthyer në një nivel "normal". Shefi i Shtabit të Përgjithshëm tha se numri është reduktuar nga 8350 në 4500./DW
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Shqipërisë dhe Mi...
Qytetarët e Kosovës do të kenë të drejtë të udhëtojnë ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha më 1 tetor...
Kryeministri Edi Rama kërkoi që të vendsen sanksione n...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë ...
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë...
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gër...
Çmimi Nobel në Mjekësi i është dhënë një çifti shkencë...
Drejtori i zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç, ka deklar...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije s...
Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë...
Victoria Beckham ka thënë se presioni që e ka përjetua...
Një varg dorëheqjesh të kryetarëve të bashkive anemban...
Presidenti amerikan, Joe Biden është zotuar se do të v...
Nëntë persona raportohet se kanë humbur jetën dhe rret...
Turqia thotë se ka kryer një numër sulmesh ajrore ndaj reb...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se asgjë nu...
Ish-përfaqësuesi special i SHBA-së për bisedimet Kosov...
Disa fëmijë të mitur të paraqitur si klientë kanë arritur ...
Ujqër robotë të tmerrshëm me sy të kuq që shkëlqejnë po lë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...