Ukraina bëhet anëtare e bordit të guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy njoftoi në fjal...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimin e NATO-s për të rritur numrin e trupave të saj në Kosovë.
Sipas Kurtit, sulmi ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator ilustron përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar Kosovën, me ndihmën e aleates së saj, Rusisë.
“Këta persona duan ta kthejnë kohën pas”, tha Kurti për Associated Press. “Ata janë në kërkim të një makine për kthimin e kohës. Ata duan ta kthejnë kohën për 30 vjet pas. Por, kjo nuk do të ndodhë”.
Në sulmin ndaj Policisë në Banjskë u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Autoritetet thanë se gjatë përleshjeve, tre sulmues po ashtu u vranë.
Të premten, NATO, që ka misionin e saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, tha se do të shtojë forcat e saj në Kosovë.
“Ne na duhet NATO-ja sepse kufiri me Serbinë është shumë i gjatë dhe ushtria serbe së fundi po forcon kapacitetet e saj dhe ata kanë shumë pajisje ushtarake, si nga Federata Ruse ashtu edhe nga Kina”, tha Kurti.
Sipas autoriteteve të Kosovës, rreth 30 persona të armatosur sulmuan një patrullë policore afër Banjskës, teksa Policia po tentonte të largonte një barrikadë. Më pas, grupi u strehua në manastirin e Banjskës, prej ku vazhdoi përleshjen me Policinë.
“Këta persona që ishin të maskuar, ka shumë gjasa... që kanë kontakte dhe komunikim me Rusinë, me Kremlinin”, tha Kurti. “Personat që duan të bëhen si mercenarë të Wagner-it po tentonin të dëmtonin policinë tonë”, tha ai duke iu referuar grupit të mercenarëve rusë që kanë luftuar në Ukrainë.
“Kjo është shkelje edhe për praninë e NATO-s, pasi NATO kujdeset për sigurinë e shtetit tonë”, tha Kurti. “Historia e NATO-s dhe historia e Kosovës janë të ndërthurura”, shtoi ai.
Ende nuk është e qartë se sa trupa të reja do të dërgojë NATO-ja në Kosovë. Rreth 700 trupa u dislokuan nga Turqia në qershor, pasi dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it u lënduan gjatë një përleshjeje me një grup protestuesish serbë në veri të Kosovës.
KFOR aktualisht ka rreth 4.500 trupa në Kosovë nga 27 shtete të NATO-s dhe shtetet partnere. Ky mision ka thënë më herët gjatë javës se po monitoron situatën e sigurisë dhe do të ndërhyjë nëse i kërkohet./ REL
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy njoftoi në fjal...
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar njërin nga koma...
Shtetet e Bashkuara po ofrojnë një shpërblim prej 5 mi...
Mijëra refugjatë nga Nagorno-Karabaku vazhdojnë të kalojnë...
Ligjvënësit republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve zhvillua...
Një sulm me bombë ka ndodhur këtë të premte në një xhami n...
Senatorja demokrate nga Kalifornia, Dianne Feinstein, ...
Milan Radojçiç, pranoi se ka qenë në sulmin e ndodhur në f...
Ministri Xhelal Sveçla ka bërë publike pamjet nga rezi...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka ma...
Milan Radojçiç e ka pranuar se ka qenë në fshatin Banj...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervi...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka komentuar de...
Shkencëtarët së shpejti mund të jenë në gjendje të "ri...
Të premten, Policia e Kosovës ka nisur një aksion në t...
Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiç, është në S...
Gjatë orëve të fundit policia holandeze ka arres...
Investitorët e huaj të pasur nuk do të kenë më të drej...
Sot, Policia e Kosovës është duke zhvilluar kontrolle ...
Ushtari amerikan që fut në mënyrë të paligjshme në ter...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...