Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për autorin
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...

Ligjvënësit republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve zhvilluan të enjten seancën e parë hetimore, që synon nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit Biden. Ata thanë se zoti Biden ka përdorur në mënyrë të paligjshme pushtetin, për përfitime financiare të familjes së tij. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson, demokratët pretendojnë se hetimet nuk kanë ofruar ende prova, që të mbështesin këto pretendime.
Në seancën e tyre të parë hetimore, që synon nisjen e procedura për shkarkimit e Presidentit Biden, republikanët thanë se anëtarët e familjes së tij, kanë përfituar nga postet publike të zotit Biden.
“Për vite me radhë Presidenti Biden ka gënjyer popullin amerikan duke thenë se nuk ishte në dijeni dhe se nuk kishte marrë pjesë në skemat korruptive të biznesit, të familjes së tij. Joe Biden ka gënjyer të paktën dhjetë herë popullin amerikan, se ai nuk kishte folur kurrë me familjarët e tij, mbi marrëdhëniet e tyre të biznesit. Ai ka gënjyer duke i thënë popullit amerikan se ekzistonte një mur ndarës mes detyrave të tij zyrtare dhe jetës së tij personale”, tha James Comer, Kryetar i Komisionit për Mbikëqyrje e Llogaridhënie në Dhomën e Përfaqësuesve.
Por demokratët thonë se republikanët nuk kanë ofruar ende ndonjë provë të fortë se Presidenti Biden ka shpërdoruar detyrën. Edhe në seancën e së enjtes ata nuk paraqitën asnjë provë të re.
“Ata kanë ftuar tre dëshmitarë, asnjëri prej tyre nuk është dëshmitar okular i ndonjë shkelje penale nga presidenti, apo e çfarëdo lloji qoftë. Asnjëri prej tyre nuk është dëshmitar i drejtpërdrejtë i fakteve për ndonjë nga ngjarjet, që lidhen me Ukrainën dhe firmën Burisma dhe asnjëri prej tyre nuk ka marrë pjesë në tetë muajt e hetimit, për të cilin kryetari ynë i nderuar (zoti Comer) ka postuar publikisht se ka arritur të sigurojë 100% të gjithçkaje që po përpiqej të gjente”, tha ligjvënësi Jamie Raskin, demokrati më i lartë i Komisionit për Mbikëqyrje e Llogaridhënie.
Demokratët thonë se republikanët po hetojnë Presidentin Biden për të shkëputur vëmendjen nga paditë me 91 akuza penale të ngritura ndaj ish-Presidentit Donald Trump.
"Kjo ka të bëjë me Donald Trump-in, me fushatën e tij si dhe për t’i siguruar atij mbështetje", tha ligjvënësi demokrat Robert Garcia.
Republikanët thonë se po çrrënjosin korrupsionin. Ndërkohë sipas një sondazhi të kryer nga agjencia e lajmeve ‘Associated Press’ dhe Qendra Kërkimore për Çështje Publike ‘NORC’, 1 në 3 amerikanë janë shprehur shumë të shqetësuar lidhur me pohimet se Presidenti Joe Biden mund të ketë kryer shkelje ligjore në raport me marrëdhëniet e biznesit të djalit të tij.
“Duhet të bëjmë transparencë e t’i kushtojmë vëmendje zbatimit të ligjit”, tha gjatë seancës ligjvënësja republikane Lisa McLain.
Por disa republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë shprehur dyshime në lidhje me hetimet, duke thënë se ato nuk ngrihen në ato nivele, që të mund të sugjerojnë largimin nga detyra të një presidenti, për krime të mëdha e kundërvajtje. Të tjerë republikanë kujtojnë se çdo përpjekje për shkarkim do të përfundonte në Senat, i cili kontrollohet nga demokratët.
“Ne nuk presim që Senati të votojë për shkarkimin e tij”, tha ligjvënësi republikan Darrell Issa.
Nëse ligjvënësit nuk arrijnë një marrëveshje lidhur me buxhetin, qeveria amerikane do të mbyllet më 1 tetor dhe seancat dëgjimore mbi nisjen e procedura të shkarkimit të presidentit, nuk mund të zhvillohen derisa të miratohet buxheti./ VOA
Një sulm me bombë ka ndodhur këtë të premte në një xhami n...
Senatorja demokrate nga Kalifornia, Dianne Feinstein, ...
Milan Radojçiç, pranoi se ka qenë në sulmin e ndodhur në f...
Ministri Xhelal Sveçla ka bërë publike pamjet nga rezi...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka ma...
Milan Radojçiç e ka pranuar se ka qenë në fshatin Banj...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervi...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka komentuar de...
Shkencëtarët së shpejti mund të jenë në gjendje të "ri...
Të premten, Policia e Kosovës ka nisur një aksion në t...
Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiç, është në S...
Gjatë orëve të fundit policia holandeze ka arres...
Investitorët e huaj të pasur nuk do të kenë më të drej...
Sot, Policia e Kosovës është duke zhvilluar kontrolle ...
Ushtari amerikan që fut në mënyrë të paligjshme në ter...
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosov...
Deputeti serb i partisë “Zajedno”, Djordje Miketiç, ka...
Një shtetas i Kosovës është gjetur pa shenja jete në terri...
Në projektligjin për sigurinë bazë të fëmijëve, i cili u m...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë përpjekjet q...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...