Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming me BE, së shpejti tarifa të njëjta kur udhëtoni
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...

Gjatë diskutimeve nëse Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë apo jo ta mbështesin Ukrainën në nivelet aktuale (apo edhe më të zgjeruara) në luftën e saj kundër agresionit rus, shumë anëtarë të Kongresit po ngrenë pyetjen e cila është më se e kuptueshme: Edhe për sa kohë duhet ta bëjmë këtë?
Ose, për të perifrazuar gjeneralin në pension Dejvid Petreus, nga një konflikt tjetër, Lufta në Irak: “Më thoni si përfundon ky konflikt”. Sigurisht për këtë pyetje nuk ka një përgjigje të lehtë. Sepse lufta është thuajse gjithmonë e paparashikueshme, si për sa i përket rrjedhës së ngjarjeve, kostos, kohëzgjatjes dhe rezultatit. Por, me luftën gjithëpërfshirëse në Ukrainë që tashmë po i kalon 19 muajt, ne duhet ta shohim me gjasë atë si një konflikt ende të ri. Historia e luftërave të zhvilluara nga Shtetet e Bashkuara, një vend me një histori ushtarake të qëndrueshme, por njëkohësisht edhe një komb që shpeshherë ka luftuar në vitet e para të konflikteve të tij të armatosura, mund të ofrojë një perspektivë të dobishme. Luftërat e Amerikës nuk janë të Ukrainës, dhe nuk janë që të gjitha të ngjashme me njëra-tjetrën.
Por një studim i luftërave të mëdha amerikane përgjatë shekujve, sugjeron se konfliktet e mëdha, arrijnë shpesh në pikat e tyre kryesore të kthesës diku midis vitit të dytë dhe të tretë të luftës.
Le t’ia nisim nga shembujt më të vjetër. Pas sukseseve të hershme pranë Bostonit në vitin 1775, patriotët amerikanë u përballën me disa disfata të rënda, që nga Beteja e Nju Jorkut e tutje. Lufta Revolucionare shkoi keq për Shteteve të Bashkuara gjatë vitit 1776 dhe më tej, ndonëse Xhorxh Uashington çliroi me sukses Delauerin natën e Krishtlindjeve dhe arriti disa fitore taktike në ditët që pasuan vijim, në fillim të vitit 1777.
Por deri në Betejën e Saratogës në fillim të vjeshtës i 1777-ës, nuk kishte ndonjë ngjarje që të mund të identifikohej si një pikë kthese vendimtare. Mbështetja e Francës për SHBA-në filloi që nga viti 1778, dhe fitorja vendimtare në Betejën e Jorktaunit ndodhi në vitin 1781. Pra pika e kthesës erdhi rreth 29 muaj pas fillimit të luftës. Në Luftën e Vitit 1812, pas shumë luftimesh përgjatë kufirit SHBA-Kanada, britanikët dogjën ndërtesat kryesore federale në Uashington në fundin e verës së vitit 1814. Por ata u bllokuan në Fort Mekhenri në Baltimora në shtator, ku Frensis Kej u frymëzua për të shkruar “The Star-Spangled Banner”.
Kësisoj, Shtetet e Bashkuara e ndalën përparimin e ushtrisë britanike vetëm rreth 27 muaj pas fillimit të konfliktit. Ndërkohë në Luftën Civile Amerikane, Konfederata (shtetet e jugut) ishte në përgjithësi më e suksesshme në 2 vitet e para të konfliktit. Por balanca ndryshoi pas fitoreve të vendimtare të Unionit në Viksburg dhe Getisburg, që të dyja në ditët e para të korrikut 1863.
Lufta ishte ende larg përfundimit, por nga ai moment Jugu ishte gjithmonë e më i dobët. Kështu, kthesa ushtarake erdhi sërish pas rreth 27 muaj luftë. Nga ana tjetër Lufta e Parë Botërore dhe Lufta e Dytë Botërore janë më të ndërlikuara, pasi në të u përshinë shumë palë, dhe Amerika hyri me vonesë në secilin prej tyre (pasi i furnizoi aleatët me armë, përpara përfshirjes ushtarake zyrtare).
Në Luftën e Parë Botërore, Shtetet e Bashkuara i shpallën luftë në pranverën e vitit 1917. Por Gjermania ishte ende në lëvizje atë vit kundër Rusisë, pasi u shemb regjimi i Carit, dhe më pas në frontin perëndimor të Evropës në fillim të vitit 1918.
Duhej të vinte fundi i verës së vitit 1918, në Shën Mihiel të Francës dhe gjetkë, dhe zbarkimi në masë i forcave amerikane që të ndalte vrullin e ushtrisë gjermane. Pra, pika e kthesës ishte rreth 17 muaj pas hyrjes së Amerikës në luftë, dhe 4 vjet pas fillimit të luftës në gusht 1914.
Në Luftën e Dytë Botërore, balanca ndryshoi vetëm nga fundi i vitit 1942 në Paqësor, nga mesi i vitit 1943 në Betejën e Atlantikut dhe nga vera e 1943-shit në Siçili. Në lidhje me hyrjen e Amerikës në konflikt në fundin e vitit 1941, pikat e kthesës ndodhën 12 deri në 20 muaj pas luftës, por më shumë se 3-4 vjet pas pushtimit fillestar gjerman të fqinjëve të saj në Evropë.
Në Kore, pas betejave të rëndësishme të vitit 1950 dhe fillimit të 1951-shit, gjenerali amerikan Metju Rixhuej ndihmoi stabilizimin e frontit rreth 1 vit pas fillimit të luftës. Luftimet vazhduan edhe më vonë dhe për 2 vite pati një ngërç në front.
Pika e kthesës erdhi pas rreth 10 deri në 12 muajsh, por ajo nuk ishte vendimtare. Në Vietnam dhe ndoshta në Afganistan, nuk ka pasur asnjëherë një dallim të qartë dhe përfundimtar të momentit në favor të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të saj.
Në Irak, sukseset më të dukshme të SHBA-së erdhën 4 vjet pas përmbysjes së Sadam Huseinit, me rezultate të qarta e të dukshme në verën e vitit 2007, ose rreth 50 deri në 52 muaj pas luftës. Natyrisht, e kaluara nuk është kurrë një prolog i saktë, dhe përvojat ushtarake të Ukrainës mund të mos pasqyrojnë ato të Amerikës.
Por ndërsa një grup rastesh historike mund të na tregojnë diçka mbi natyrën e luftës moderne, përvoja e Amerikës me konfliktet e veta sugjeron se 20 muaj luftime nuk janë një kohë dhe aq e gjatë. Ndodh shpesh që palës fituese i duhen 2-3 vjet që të ketë mjaftueshëm prodhim ushtarak, të mobilizojë forca të mjaftueshme, të zhvillojë koncepte novatore taktike si dhe operacionale, dhe t’i zbatojë ato ide në fushën e betejës për një kohë të mjaftueshme për të kthyer valën e luftës.
Ukraina zotëron prej vetëm pak muajsh armë të blinduara të nivelit të lartë, teksa është ende në pritje të një numri të konsiderueshëm avionësh luftarakë modernë, si dhe raketash me rreze më të gjatë. Këto fakte, të kombinuara me perspektivën historike se sa zgjasin zakonisht edhe luftërat e suksesshme, tregojnë se forcave ukrainase duhet t’u jepet të paktën edhe një vit kohë për të çliruar territorin e tyre dhe për të mbrojtur popullin e tyre, përpara se të arrijmë në përfundimin se nevojitet një plan rezervë. Nga Michael O’Hanlon “The Hill”/ Pershtatur nga CNA
Policia e Kosovës dhe forcat e NATO-s në veriun e vendit m...
Aktualisht po jetojmë në kohëra të mbushura me ngjarje...
1869 - Lind “babai” i pavarësisë së Indisë dhe frymëzuesi ...
Sot, kur dikush akuzon një person tjetër për derdhjen e “l...
Vdekja për shkak të një sëmundjes të rëndë e Mateo Mesina ...
Në një seri intervistash të dhëna në fillim të këtij muaji...
Vrasja në Kanada në qershor të këtij viti e Hardep Sing Ni...
Gjatë 6 dekadave të fundit, asnjë pjesë e integrimit evrop...
Një konflikt i vjetër që vijon prej disa dekadash në Kauka...
Termi “kult” ngjall imazhe të forta në mendjet tona, duke ...
1938 - Nënshkruhet Pakti i Mynihut midis Gjermanisë, Franc...
Historia shpesh është e mbushur me mite dhe legjenda të ci...
Një mori titujsh kryesorë në mediat javët e fundit në lidh...
Gjatë viteve të fundit rëndësia e sistemeve ajrore pa ekui...
Falë mendimit, krijimeve apo ideve të tyre, njerëzimi që n...
1934 - Lind aktorja franceze më famë botërore Brixhit ...
Një mori titujsh kryesorë në mediat javët e fundit në ...
Një konflikt i pazgjidhur, është gjithmonë si një minë me ...
Kur të largohet nga detyra presidenti Vladimir Putin - cil...
Stresi, ndjenja e pakënaqësisë dhe mungesa e mirënjohj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...