Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...

1990 - Gjermania Lindore dhe ajo Perëndimore ribashkohen pas 45 vjetësh
Në më pak se një vit pas rrëzimit të Muri i Berlinit, Gjermania Lindore dhe Perëndimore ribashkohen në atë që kremtohet çdo vit si “Dita e Unitetit”.
Që nga viti 1945, kur trupat sovjetike pushtuan Gjermaninë Lindore, Shtetet e Bashkuara dhe forcat e tjera aleate pushtuan gjysmën perëndimore të kombit në fund të Luftës së Dytë Botërore, Gjermania e ndarë u shndërrua në një nga simbolet më jetëgjata të Luftës së Ftohtë.

Disa nga episodet më dramatike të Luftës së Ftohtë, ndodhën pikërisht atje. Bllokada e Berlinit (qershor 1948 - maj 1949), gjatë së cilës Bashkimi Sovjetik pengoi të gjithë transportin tokësor në Berlinin Perëndimor, dhe ndërtimi i Murit të Berlinit në vitin 1961, ishin ndoshta ngjarjet më të famshme.
Me rënien graduale të fuqisë sovjetike në fundin e viteve 1980, Partia Komuniste në Gjermaninë Lindore filloi të humbiste kontrollin e saj mbi pushtetin. Dhjetëra mijëra gjermano-lindorë filluan të arratisen, dhe në fundin e vitit 1989 Muri i Berlinit ra.

Menjëherë pas këtij akti, nisën bisedimet midis zyrtarëve të Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore, të cilave iu bashkuan zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës dhe Bashkimit Sovjetik, ku u shqyrtua mundësia e ribashkimit.
Dy muaj pas ribashkimit, u zhvilluan zgjedhjet parlamentare dhe Helmut Kol u bë kancelari i parë i Gjermanisë së ribashkuar.

Ndonëse ky proces ndodhi më shumë se një vit përpara shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, për shumë vëzhgues ribashkimi i Gjermanisë shënoi efektivisht edhe fundin e Luftës së Ftohtë.
Ngjarje të tjera të rëndësishme:
1739 - Perandoria Ruse nënshkruan një traktat me Perandorinë Osmane, duke i dhënë fund një konflikti 3-vjeçar midis tyre.
1863 - Presidenti amerikan Abraham Linkoln, shpalli të enjten e fundit të nëntorit si Ditën Kombëtare të Falënderimeve. Ajo është ende sot festa më popullore në SHBA.
1908 - Leon Trocki, Adolf Jofe, Matvei Skobelev dhe emigrantë të tjerë rusë në Vjenë, themelojnë gazetën “Pravda” (E Vërteta), që do të ishte për shumë dekada organi zyrtar i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik.
1929 - Themelohet Mbretëria Jugosllave ose “Toka e Sllavëve të Jugut”. Ajo përfshinte rajonet e Serbisë, Malit të Zi, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Maqedonisë. Më herët njihej si Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, e krijuar më 1 dhjetor 1918.
1942 - Ushtria naziste në Gjermani lëshon me sukses një raketë V-2/A4 nga qendra e saj e testimeve në Pinemunde. Raketa ishte objekti i parë i ndërtuar nga njeriu që mbërriti në hapësirë.
1952 - Pas SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, Britania e Madhe bëhet vendi i tretë që teston bombën e saj të parë bërthamore. Operacioni i koduar “Uragani” u zhvillua në afërsi të Ishujve Montebello në Australinë Perëndimore.
1989 - Në Panama, dështon një grusht shteti i ushtarakëve të drejtuar nga Manuel Noriega.
1993 - Zhvillohet Beteja e Mogadishos, gjatë së cilës 18 ushtarë amerikanë dhe rreth 1.000 somalezë u vranë gjatë përpjekjes për të kapur kreun e trupave rebele, Muhamed Farrah./ Përshtatur nga CNA
Po afron dhënia e Çmimeve Nobel për vitin 2023. Siç është ...
Gjatë diskutimeve nëse Shtetet e Bashkuara duhet të va...
Policia e Kosovës dhe forcat e NATO-s në veriun e vendit m...
Aktualisht po jetojmë në kohëra të mbushura me ngjarje...
1869 - Lind “babai” i pavarësisë së Indisë dhe frymëzuesi ...
Sot, kur dikush akuzon një person tjetër për derdhjen e “l...
Vdekja për shkak të një sëmundjes të rëndë e Mateo Mesina ...
Në një seri intervistash të dhëna në fillim të këtij muaji...
Vrasja në Kanada në qershor të këtij viti e Hardep Sing Ni...
Gjatë 6 dekadave të fundit, asnjë pjesë e integrimit evrop...
Një konflikt i vjetër që vijon prej disa dekadash në Kauka...
Termi “kult” ngjall imazhe të forta në mendjet tona, duke ...
1938 - Nënshkruhet Pakti i Mynihut midis Gjermanisë, Franc...
Historia shpesh është e mbushur me mite dhe legjenda të ci...
Një mori titujsh kryesorë në mediat javët e fundit në lidh...
Gjatë viteve të fundit rëndësia e sistemeve ajrore pa ekui...
Falë mendimit, krijimeve apo ideve të tyre, njerëzimi që n...
1934 - Lind aktorja franceze më famë botërore Brixhit ...
Një mori titujsh kryesorë në mediat javët e fundit në ...
Një konflikt i pazgjidhur, është gjithmonë si një minë me ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...