web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Irfan Hysenbelliu mban peng pronat publike/ Gjyqtarja Elona Toro, ende nuk jep vendim

31 Mars 2024, 11:05, Aktualitet CNA
Irfan Hysenbelliu mban peng pronat publike/ Gjyqtarja Elona Toro, ende nuk jep
Elona Toro dhe Irfan Hysenbelliu

Irfan Hysenbelliu është një nga shembujt mediatikë, se si mund ta shfrytëzosh pushtetin, nëpërmjet medias, se si mund të marrësh leje ndërtimi, se si mund të rrëmbesh prona publike, se si mund t’i bësh shantazh dhe kërcënime politikës, thjesht dhe vetëm për të mbushur xhepat e tu.

Irfan Hysenbelliu është shembulli më klasik. Ai nuk pranon të lirojë ambientet e ish-Uzinës Traktori, ku kontrata e qirasë i ka përfunduar dhe çështja ndodhet në Gjykatë.

Dhe, për ta mbajtur pronën publike peng dhe në interesat e tij, Irfan Hysenbelliu ka gjetur një tjetër zgjidhje.

Irfan Hysenbelliu mban peng pronat publike/ Gjyqtarja Elona Toro, ende nuk jep
Irfan Hysenbelliu

Siç ndodh shpesh me të, ai ka zgjedhur të kërcënojë gjyqtaren, ta shantazhojë këtë të fundit, e cila pritet të japë vendimin më 27 prill.

Mjafton të shohësh te faqet dhe mediat e Irfan Hysenbelliut dhe shikon sulmet që i bëhen gjyqtares Elona Toro, e cila sipas të dhënave, siguruar nga “CNA”, është edhe personi që ka në dorë vendimin final të Gjykatës për lirimin ose jo të pronës publike.

Irfan Hysenbelliu mban peng pronat publike/ Gjyqtarja Elona Toro, ende nuk jep
Një nga sulmet e medias së Irfan Hysenbelliut ndaj gjyqtares

Kujtojmë këtu Irfan Hysenbelliun, kur rrëmbeu me sulme mediatike, shantazhe, kërcënime, ish-konviktin e Gjuhëve të Huaja.

Kujtojmë këtu, përplasjet e Irfanit dhe sulmet kriminale që po bën së fundmi edhe ndaj strukturave të tjera si Dogana e Tatime.

Me të parat, e ka dredhur. Me të dytat, vazhdon akuzat. Pse?

Sepse, Irfan Hysenbelliu nuk është mësuar të paguajë taksa. Irfan Hysenbelliu nuk është mësuar të paguajë sigurimet e punonjësve. Ka miliona e miliona euro pa paguar detyrime në shtet. Ka prona publike që vlejnë po miliona euro, të cilat i merr, i shfrytëzon për një kacidhe, dhe tashmë, shumë shpejt, për disa javë, për pak javë, Gjykata duhet të japë një vendim.

A duhet prona publike, t’i kthehet qytetarëve, shtetit?

Irfan Hysenbelliu po përgatit një sulm kriminal ndaj gjyqtares Elona Toro, (pavarësisht atyre që janë kryer më parë), duke kërkuar që ajo të dorëhiqet nga çështja.

Irfan Hysenbelliu, të njëjtën gjë ka bërë edhe me pronat në “Birra Korça”, pak vite më parë, ku sulmonte gjyqtarin Stavri Kallçi.

Irfan Hysenbelliu, të njëjtën gjë ka bërë, ashtu siç e përmendëm, me konviktin e Gjuhëve të Huaja, të cilin e mori në pronësi për Universitetin e tij privat.

Irfan Hysenbelliu, kështu ka bërë me doganat. Sulmoi dhe akuzoi drejtorin e Doganave, por tashmë ka filluar, heq shkrimet kundër tij.

Të njëjtën gjë ka bërë me drejtorin e Tatimeve. Të njëjtën gjë ka bërë me çdo drejtor tjetër, me ministra, deri te Kryeministri. Megjithëse, me këtë të fundit ka frikë.

Irfan Hysenbelliu është një spordhjak mediatik, pasi si trim del me “shpatë” në dorë, dhe thotë se “do pres koka kryeministrash”, “do bjerë Rama, do vijë Luli”, “do bjerë Rama, do vijë Meta”, është me Saliun e kështu me radhë. Tani, me Bashën (kuptohet dhe me babalet e tij).

Por, ka frikë të thotë se njeriu me të cilin ai ka betejën, është Edi Rama.

Por, fshihet pas tëmthit të hequr të Erion Veliajt, akuzon ministra të caktuar, me shpresën se i ka armiq, që njerëzit të thonë, “nuk ka gjë me Edi Ramën, por e ka me Belinda Ballukun, e ka me ministrat e tjerë të Ramës, se Rama e do shumë”.

Dhe, Irfani, është një nga rastet mediatike që kur nuk u’a mban nga i gjati, fillojnë e kapin ndonjë emër tek-tuk lart e poshtë. Kuptohet, zvarriten pas Lali Erit dhe lejeve të tij të ndërtimit.

Ashtu siç është zvarritur pas Erion Veliajt, pas Lulzim Bashës, pas Ilir Metës. Ashtu siç është zvarritur duke rrëmbyer prona publike, duke sulmuar njerëzit e drejtësisë, duke sulmuar politikën, duke akuzuar.

Ky është rasti i Irfan Hysenbelliut, i cili tashmë shantazhin dhe kërcënimin, i ka drejtuar drejt Elona Toros, gjyqtares e cila duhet të tregojë veten, jo thjesht dhe vetëm për profesionalizëm, por për të gjithë mediat si leksion, për të gjithë qytetarët shqiptarë, që ta kuptojnë të gjithë se nuk ka më të paprekshëm.

Irfan Hysenbelliu mban peng pronat publike/ Gjyqtarja Elona Toro, ende nuk jep
Gjyqtarja Elona Toro

Një pronar mediash që grabit prona publike dhe do t’i mbajë peng duke kërcënuar, shantazhuar, zyrtarët e Shtetit, duke kërcënuar institucionet, thjesht dhe vetëm se kërkon të mbajë kockën e tij të kafshuar.

Dhe, ndaj është momenti që gjyqtarja Elona Toro të na tregojë se Irfan Hysenbelliu e ka kufirin te thana, se reforma në drejtësi, nuk është thjesht dhe vetëm për qytetarët dhe hajdutët e pushtetit, por edhe për banditët  mediatikë, të cilët janë pjesa e llumit të korrupsionit të pushtetit./ CNA

 





Lajmet e fundit nga